VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA NË SHBA

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 10:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA NË SHBA

E Shtunë, 03.08.2014, 08:51pm (GMT+1)


Ju sjellim tani pesë këngët më të njohura në Shtetet e Bashkuara sipas klasifikimit të revistës Billboard për javën e 8 marsit, 2014.


Një nga këngët më të preferuara nuk arriti të fitonte një çmim Oscar, por megjithatë ende mbetet në pesëshen më të mirë. Fillojmë me vendin e pestë, ku ndodhet kënga e Beyonce dhe Jay Z "Drunk in Love." Çifti kohët e fundit ka interpretuar në Londër; hollësitë pas këngës.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z zënë edhe kësaj jave vendin e pestë me "Drunk in Love." Beyonce ka qenë në turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Jay Z interpretoi me të në skenë në Arenën O2 të Londrës po të njëjtën këngë. Beyonce ishte në Londër deri më datë 6 mars, dhe pastaj shkoi për tre koncerte në Dublin të Irlandës.
John Legend me këngën "All of Me" javën e shkuar ishte në vendin e 11, por këtë javë u ngjit në vendin e katërt.

John Legend ngjitet nga vendi i 11 në të katërtin me "All of Me." Kjo është diçka e re për të, se edhe pse ai është një artist i arrirë i cili ka fituar nëntë çmime Grammy, ai nuk kishte patur një këngë që të arrinte në renditjen e revistës Billboard as për 20 më të mirat më parë.

Ndërsa Jason Derulo qëndron në vend numëro, në të tretin me këngën "Talk Dirty," një bashkëpunim me 2 Chainz.

Jason Derulo dhe 2 Chainz qëndrojnë në vendin e tretë me "Talk Dirty," e cila zuri vendin e parë në renditjet e disa vendeve të tjera, nga Australia në Mbretërinë e Bashkuar. Jason sapo nxorri në treg edhe një version në spanjisht të këngës.

Nga ana tjetër, Katy Perry humbi kryesimin e renditjes kësaj jave, duke zënë vendin e dytë me "Dark Horse."

Katy Perry zbret nga maja e renditjes në vendin e dytë me "Dark Horse," një bashkëpunim me Juicy J i grupit Three 6 Mafia. Ndërkohë, "Dark Horse" ende kryeson renditjen për këngët pop.

Ndërsa Pharrell Williams mund të ketë kuptuar se fitoret dhe dështimet mund të ndodhin njëkohësisht. Hollësitë pas këngës së tij "Happy" e cila kryeson renditjen kësaj jave.

Pharrell Williams arrin të kryesojë renditjen e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard me "Happy." Edhe pse kjo është kënga e katërt e tij që arrin të zëjë vendin e parë, është e para e tij si artist kryesor. Por "Happy" nuk arriti të fitonte çmimin Oscar për Këngën Origjinale më të Mirë...megjithatë ai pati kënaqësi ta interpretonte gjatë programit. Fituesja e asaj kategorie ishte "Let it Go" nga filmi vizatimor i Disneyt Frozen.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELLEN DEGENERES - REKORD NË TWITTER ME FOTON NË OSKARS (03.03.2014)
'GRAVITETI' FITON MË SË SHUMTI ÇMIME OSKAR (03.03.2014)
12 YEARS A SLAVE - OSKAR SI FILMI MË I MIRË (03.03.2014)
SONTE NDAHEN ÇMIMET OSKAR - JA KATËR FILMAT PRETENDENTË (03.02.2014)
KANDIDATËT PËR OSCAR - FILMI MË I MIRË NË GJUHË TË HUAJ (03.01.2014)
PËRGATITJET PËR ÇMIMET OSKAR (02.28.2014)
ANGELINE JOLIE VIZITON FËMIJËT REFUGJATË SIRIANË NË LIBAN (02.25.2014)
MUZIKA BLUZ E ARTISTIT BOOGALOO (02.24.2014)
FILMI 'THE MONUMENTS MEN' (02.24.2014)
KUR SHARON STONE ISHTE E DËSHPËRUAR PËR PESHËN (02.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]