VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NGA VETURËN I DEHUR - JUSTIN BIEBER GJYKOHET MË 5 MAJ NË FLORIDA

E Martë, 03.11.2014, 10:17pm (GMT1)


VOAL - (Reuters) - Një gjykatës në Miami vendosi që gjyqi ndaj këngëtarit pop Justin Bieber, i cili përballet me akuzat se nga veturën i dehur, se i rezistoi arrestimit dhe se përdorte një patentë të skaduar kur u kap nga policia në Miami Beach.

20 vjeçari Bieber ka thënë se nuk është fajtor. Ai nuk mori pjesë në seancën gjyqësore të zhvilluar sot.

Gjyqi i caktuar për në mars u shty pasi avokatët e Bieberit dhe disa media kërkuan në gjyq nëse mediat mund t'i kenë pamjet video të regjistruara kur ai ishte i ndaluar pas arrestimit më 23 janar.

Policët e arrestuan Bieberin se ngiste i dehur veturën e tij Lamborghini të verdhë në garë me një Ferrari të kuq në rrugën Miami Beach.

Dy vetura sportive e kishin bllokuar rrugën, kështu që këngëtari mund të bënte garë me një mik, tha policia.

Bieber fillimisht i rezistoi arrestimit, i shau policët dhe më vonë iu tregoi se kishte konsumuar alkool, konserva dhe medimanete të dhëna nga mjeku, sipas policisë.

Ai u lirua nga burgu pasi pagoi $2,500. Nëse dënohet, Bieber mund të përballet me gjashtë muaj burg, megjithëse ekspertët thonë se do ta kalojë më lehtë, meqë është hera e parë e tij.

Bieber u akuzua në shkurt se sulmoi shoferin e një limuzine në Toronto nga fundi i vitit të shkuar.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.