VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA NË SHBA

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA NË SHBA

E Shtunë, 03.15.2014, 05:57pm (GMT+1)


Ju sjellim tani pesë këngët më të njohura në Shtetet e Bashkuara sipas klasifikimit të revistës Billboard për javën e 15 marsit, 2014.

Është bota e Pharrell Williams-it...ne thjeshtë jetojmë në të. Do t'ju jap fakte që mbështesin këtë thënie më pas, por së pari, le të fillojmë me këngën në vendin e pestë në renditje. Kësaj jave kemi një të re, të grupit Bastille me titullin "Pompeii."


Në vitin 79 të erës sonë, qyteti romak i Pompeit u shkatërrua pas shpërthimit të vullkanit Vezuv. Dhe tani, pas gati dy mijë vjetësh, grupi anglez Bastille e ka rikthyer historinë në qendër të vëmendjes, ndërsa "Pompeii" ngjitet një vend nga java e mëparshme në atë të pestin në renditjen e 100 këngëve më të preferuara.
Paskëtaj, renditja nuk ndryshon edhe aq shumë nga ajo e javës së mëparshme...në fakt, asgjë nuk ndryshon. Në vendin e katërt kemi John Jegend, i cili flitet se ka bashkëpunuar me një artist tjetër të famshëm...hollësitë pas "All of Me."

John Legend ende qëndron në vendin e katërt me "All Of Me." Muajin e kaluar, thuhej se ai bashkë-kompozoi një këngë me Harry Styles të grupit One Direction. Kënga ishte për duetin Alex dhe Sierra të emisionit X Factor në Shtetet e Bashkuara.  
Ndërsa në vendin e tretë, janë përsëri Jason Derulo dhe 2 Chainz me "Talk Dirty." Jason do të bëhet pjesë e një prej emisioneve më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara. Hollësitë pas këngës.

Jason Derulo dhe 2 Chainz zënë vendin e tretë me këngën e tyre me sukses ndërkombëtar "Talk Dirty." Ajo zuri vendin e parë në disa vende në botë, duke përfshirë Australinë dhe Gjermaninë. Më 24 mars, Jason do të fillojë sezonin e tetëmbëdhjetë të emisionit televiziv "Dancing with the Stars;" ai nuk do të kërcejë, por do të këndojë.

Vendin e dytë edhe kësaj jave e zë Katy Perry me këngën "Dark Horse."

Edhe kësaj jave, këngëtarja kaliforniane Katy Perry vazhdon në vendin e dytë.
Çdo gjë është në rregull në vendin e parë, ku vazhdon të qëndrojë Pharrell Williams për të dytën javë radhazi me "Happy." Por kjo nuk është e gjitha që duhet ta gëzojë këngëtarin. Ju tregojmë më tepër pas këngës.

Pharrell Williams kryeson renditjen e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard për të dytën javë me rradhë me "Happy." Për më tepër, albumi i tij solo GIRL sapo arriti të zinte vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar. Shanset janë të mira se ai do ta përsërisë suksesin edhe këtu në Shtetet e Bashkuara.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA VETURËN I DEHUR - JUSTIN BIEBER GJYKOHET MË 5 MAJ NË FLORIDA (03.11.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA NË SHBA (03.08.2014)
ELLEN DEGENERES - REKORD NË TWITTER ME FOTON NË OSKARS (03.03.2014)
'GRAVITETI' FITON MË SË SHUMTI ÇMIME OSKAR (03.03.2014)
12 YEARS A SLAVE - OSKAR SI FILMI MË I MIRË (03.03.2014)
SONTE NDAHEN ÇMIMET OSKAR - JA KATËR FILMAT PRETENDENTË (03.02.2014)
KANDIDATËT PËR OSCAR - FILMI MË I MIRË NË GJUHË TË HUAJ (03.01.2014)
PËRGATITJET PËR ÇMIMET OSKAR (02.28.2014)
ANGELINE JOLIE VIZITON FËMIJËT REFUGJATË SIRIANË NË LIBAN (02.25.2014)
MUZIKA BLUZ E ARTISTIT BOOGALOO (02.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]