E Premte, 03.29.2024, 03:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
'RADIO CITY' - SHFAQJE ME MONUMENTET E NJU JORKUT
Salla e Koncerteve “Radio City”, e famshme për balerinat e trupës Rockettes, paraqet shfaqjen “Heart and Lights”

E Shtunë, 03.15.2014, 08:45pm (GMT+1)



Qyteti i Nju Jorkut ka disa qendra turistike me famë botërore, si Ndërtesa "Empire State", zona e Wall Street-it, Statuja e Lirisë etj. Së shpejti, Salla e Koncerteve "Radio City" e Qendrës Rockefeller e cila është dhe vetë një nga ikonat e turizmit të qytetit do të paraqesë shumë prej këtyre objekteve si pjesë e një shfaqjeje të re. Shfaqja e titulluar "Zemër dhe drita", është një si letër dashurie plot energji për projektet e Nju Jorkut, realizuar me ekrane të mëdha, kukulla gjigande dhe balerina të famshme.
 
"‹"‹Që në vitin 1933, balerinat e trupës Rockettes kanë emocionuar publikun e shumtë në Sallën e Koncerteve "Radio City", që konsiderohet si teatri i mbyllur më i madh në botë. Për shumë banorë të qytetit dhe turistë që e vizitojnë, balerinat e Rockettes janë simbol i Nju Jorkut. Ashtu siç është edhe Statuja e Lirisë...

Statuja e Lirisë në skenën e Radio City-t, me një lartësi prej nëntë metrash, është thjesht një kukull e vogël në krahasim me Statujën e vërtetë në limanin e Nju Jorkut. Sidoqoftë, ajo është një marionetë e madhe që kërkon një numër të pafund pajisjesh elektronike për të funksionuar.

"Ajo funksionon me pajisje elektromekanike dhe ato janë kaq të ndjeshme, saqë dy aktorët e kukullave që kontrollojnë tiparet e fytyrës thonë se ajo është shprehëse si fytyra e një njeriu," shprehet drejtori i marionetave Matt Acheson.

Ekipit të zotit Matt Acheson iu deshën tre vjet për të përgatitur marionetat e shfaqes "Zemër dhe drita".

"Natyrisht për mua, që vij nga përvoja e teatrit të kukullave, të arrij të jem në skenën e Radio City-it është diçka shumë emocionuese," thotë ai.

Edhe balerina e trupës Rockettes Katy Walker, e rritur në jugun rural të vendit, e ka pasur ëndërr të interpretojë në këtë skenë:

"Kam ardhur në Nju Jork me një ëndërr. Vazhdova ta ndiqja dhe punova shumë çdo ditë për ta realizuar dhe më në fund ia arrita... Çdo ditë që interpretoj këtë shfaqje ndihem si një vajzë dhjetë-vjeçare që viziton Nju Jorkun për herë të parë."

Katy Walker thotë se ajo dhe koleget e saj të trupës Rockettes janë të lumtur që interpretojnë krahas me marionetat:

"Personazhi im i preferuar nga kukullat është demi i Wall Street-it. Ai shfaqet në një moment fare të papritur dhe dëshiron të bëhet komedian. Ai thotë disa shaka shumë të këndshme. Mendoj se për të gjithë, që nga fëmijët e vegjël deri tek të rriturit, do të jetë diçka e bukur të shohin këto monumente të Nju Jorkut nën një dritë krejt të re."

Dritat, tingujt dhe lëvizjet treten së bashku në çdo moment. Kjo kërkon qindra orë prova  raskapitëse për kërcimtaret. Por Katy Walker thotë se mundimi ia vlen!


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA NË SHBA (03.15.2014)
NGA VETURËN I DEHUR - JUSTIN BIEBER GJYKOHET MË 5 MAJ NË FLORIDA (03.11.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA NË SHBA (03.08.2014)
ELLEN DEGENERES - REKORD NË TWITTER ME FOTON NË OSKARS (03.03.2014)
'GRAVITETI' FITON MË SË SHUMTI ÇMIME OSKAR (03.03.2014)
12 YEARS A SLAVE - OSKAR SI FILMI MË I MIRË (03.03.2014)
SONTE NDAHEN ÇMIMET OSKAR - JA KATËR FILMAT PRETENDENTË (03.02.2014)
KANDIDATËT PËR OSCAR - FILMI MË I MIRË NË GJUHË TË HUAJ (03.01.2014)
PËRGATITJET PËR ÇMIMET OSKAR (02.28.2014)
ANGELINE JOLIE VIZITON FËMIJËT REFUGJATË SIRIANË NË LIBAN (02.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]