VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOLEKSIONI I PAZAKONTË I MARLENE DIETRICH NË ANKAND

E Enjte, 03.27.2014, 06:08pm (GMT1)


Është një koleksion i pazakontë, që ka një objekt në formë zogu, një kostum dopiopet dhe një letër dashurie të shkruar nga Ernest Heminguei.
        
Dhe çfarë kanë ato të përbashkët? E para, po shiten në ankand dhe e dyta, ato i takonin njërës prej aktoreve ikona të Hollivudit, Marlene Dietrich.

Nipi i saj J.David Riva i ka vënë objektet për shitje në Muzeun e Hollivudit në Los Angeles dhe ankandi do të vazhdojë deri më 6 prill. Shumë nga objektet janë të vogla, si për shembull orë, argjenduri dhe çakmakë të modës së vjetër.

Por ajo që ka ngjallur më shumë interes është një letër nga autori i famshëm Ernest Heminguei, ku ai jep disa këshilla me humor dhe ndoshta edhe pak të tepruara për një shfaqje të saj në Las Vegas. (za)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.