NDËRRON JETË YLLI I SERIALIT DYNASTY, KATE O'MARA
E Djelë, 03.30.2014, 04:29pm (GMT+1)
Ish-ylli i serisë së famshme Dynasty, Kate O'Mara, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.
Aktorja britanike ka arritur famën për rolin e motrës së Alexis Colby në serinë amerikane, në mesin e viteve '80.
Agjenti i saj, Phil Belfield, ka thënë se ajo ka vdekur sot në mëngjes, në shtëpinë e saj në Sussex të Anglisë, pas një sëmundjeje të shkurtër. (rel)
www.voal-online.ch
|