VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kristen Stjuart dhe "New Moon"

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Kristen Stjuart dhe "New Moon"
E Enjte, 11.19.2009, 07:56am (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online Ardhur në botën e kinemasë kur ishte vetëm 9 vjeçe, i është dashur të presë moshën madhore dhe një rol kryesor në 'Twilight' për të arritur famën. Kristen Stewart, 19 vjeçare nga Los Anxhelosi, ia detyron suksesin e saj rolit të saj si Mjellma e Bukur, çupërlinës së dashuruar me Robert Pattinson në sagën e 'Twilight', me kapitullin e saj të dytë, 'New Moon'.

 

Personazhet e filmit janë bërë idhuj për mijëra fansa në gjithë botën. "Nganjëherë nuk është e lehtë të tërheqësh vëmendjen kaq ahumë -thotë Stewart e cila do ta ketë këtë rol edhe në dy filma të tjerë pas New Moon por e kuptoj se fansat janë pasionuar dhe duan të dinë gjithçka. Kur kemi xhiruar në Montepulciano të Toskanës nuk mund të dilnim jashtë për shkak të pranisë së madhe të njerëzve para hotelit. Ishte vërtetë mëkat, sepse pejsazhet ishin të hatashme e do të kisha dashur ta vizitoja Italinë sa më thellë." Seria është marrë nga katër libra të autorit Stephenie Meyer midis vitit 2005 e 2008. "Nuk i kisha lexuar librat para se të filloja xhirimet e 'Twilight' (filmi i parë) - tregon Stewart por pastaj i kam përpirë njërin pas tjetrit. Në sheshin e xhirimit është sikur të isha një skenar i dytë tashmë."

 

Kristen Stewart ka dëshiruar gjithmonë të bëhet aktore, prej kur ishte e vogël. E kur ishte 10 vjeçe pati një rol në 'The Flinstones' e 'Panic Room'. "Nuk ka qenë e lehtë thotë të detyrohesh ta lësh shkollën publike për të studiuar në shtëpi dhe për t'iu kushtuar roleve filmike. Kam menduar gjithmonë se duhej të më kishte pëlqyer të shkoja në kolegj, por më është dashur të heq dorë. Dhe ia ka vlejtur. Tani bëj punën që adhuroj."

 

Sivjet ka luajtur edhe në rolin e rokeres Joan Jett në 'The Runaways': "Janëdy personazhe krejt të ndryshme. Ndoshta është më mirë kështu, nuk dua të lidhem tepër me Mjellmën e Bukur. Tani më pëlqen, por ndoshta pas katër filmave besoj se do të më mërzisë paksa!" Kristen Stewart-it ia kanë zilinë miliona vajza të reja pse ka luajtur me aktorin sex symbol Robert Pattinson, me të cilën ka pasur një lidhje jashtë sheshit të xhirimit, dhe me Taylor Lautner "Janë që të dy shumë simpatikë, jemi kënaqur në sheshin e xhirimit. Me Robertin është ndryshe, sepse personazhet tona janë shumë të lidhura dhe raporti është dashuri e frikë. Janë ndjesi shumë të forta dhe nuk është gjithnjë e lehtë t'i provosh në sheshin e xhirimit." (http://www.ansa.it)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Greis Kelli, bija amerikane, princesha monegashe, mishërim i bukurisë, mirësisë, fisnikërisë (11.12.2009)
Leonardo Di Kaprio ose parashkruesi i fatit të vet (11.10.2009)
Nikolas Keixh fajëson këshilltarin për rrënimin financiar (11.01.2009)
Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi (10.30.2009)
Albume të reja të shumëpritura muzikore (10.26.2009)
Edhe Gizele do të lindë vajzë (10.23.2009)
Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës (10.22.2009)
Xhos Ston ashpërson betejen ligjore me kompaninë EMI (10.19.2009)
Uma Thurman pas suksesit me filmin Motherhood: Do xhiroj Kill Bill 3 (10.17.2009)
Kërtni Llav në vetën e parë: Isha një bajgë, për fat më shpëtoi dashuria (10.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]