E Enjte, 03.28.2024, 07:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA

E Djelë, 04.06.2014, 09:20am (GMT+1)



Në vendin e pestë kemi këngëtaren Idina Menzel me kolonën zanore shumë të suksesshme "Let It Go." Kënga fitoi edhe çmim Oscar këtij viti.

Muajin e kaluar, "Let It Go" fitoi çmimin Oscar për Këngën Më të Mirë. Ky sukses e shtyu këngën e Idina Menzelit nga vendi i 14-të në të pestin kësaj jave. Lajmet e mira nuk mbeten me kaq: filmi i cili këngën e ka kolonë zanore, Frozen, tani është filmi i animuar me më shumë fitime i të gjitha kohërave. Me më shumë fitime se një miliard dollarë, arriti t'ia kalonte ish-kampionit Toy Story 3.

Gjërat qëndrojnë njëlloj në vendin e katërt, ku gjendet Jason Derulo me "Talk Dirty." Mund të ketë diçka që ju nuk e dini rreth Jason-it veç ju tregojmë më tepër pas këngës.

Jason Derulo kalon një tjetër javë në vendin e pestë me këngën "Talk Dirty" nga albumi me të njëjtin titull. Albumi do të dalë në treg më 15 prill këtu në Shtetet e Bashkuara. Jason thotë se ai ka ndaluar së ngrënuri mish dhe bën deri në 400 pompa në ditë. Gjithçka është për të qëndruar në formë për turnen e tij, i cili rifillon me 26 prill në Melburn të Australisë.

Ndërsa kënga ish-kampione e Katy Perryt "Dark Horse," zbret një vend në atë të tretin kësaj jave. Edhe Katy po përgatitet për një turne të sajin dhe sapo bëri të ditur se një artiste e re do të hapë koncertet e saj hollësitë pas këngës.

Katy Perry zbret në vendin e tretë me "Dark Horse.' Muajin e ardhshëm, Katy do të nisë turneun e saj botëror Prismatic në Belfast, Irlandën Veriore me artisten Icona Pop, e cila do të jetë këngëtarja që do të interpretojë gjatë hapjse së koncerteve. Kur Katy do të arrijë në Teksas dhe Meksikë në tetor, ajo do të përfshijë në koncert edhe repisten Becky G për ceremoninë e hapjes.

John Legend është një person popullor...dhe numrat e vërtetojnë këtë. Do t'ju tregojmë më tepër pas "All of Me," këngës së tij e cila kësaj jave ngjitet në vendin e dytë.

Jo keq për një rishtar: John Legend ngjitet në vendin e dytë me këngën e tij të parë që arrin një sukses të tillë, "All of Me." Fituesi i nëntë çmimeve Grammy gëzoi 224 mijë shitje kësaj jave, gjë që arriti të kalonte numrin e dy milion shitjeve deri tani. Kënga u dëgjua 6,8 milion herë edhe në internet.

Gjërat nuk ndryshojnë në krye të renditjes: edhe kësaj jave, kampioni është Pharrell Williams me "Happy."

Pharrell Williams vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes për të pestën javë radhazi me "Happy." Ai do të zëvendësojë Cee-Lo Green si trajner për sezonin e shtatë të emisionit The Voice. Ende nuk dihet se cilët janë tre trajnerët e tjerë.

Kjo ishte renditja e pesë këngëve më të preferuara të revistës Billboard për këtë javë.
(za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA SI E MBANTE TRUPIN NË FORMË MARILYN MONROE - FOTOGALERI (04.04.2014)
FILMI 'POPULATION BOOM', SKENARI I NJË KATASTROFE - CILI PREJ NESH ËSHTË I TEPËRT? (04.02.2014)
NDËRRON JETË YLLI I SERIALIT DYNASTY, KATE O'MARA (03.30.2014)
GRUPI MUZIKOR 'SPANDAU BALLET' RIKTHEHET NË SKENËN AMERIKANE (03.30.2014)
TË SHURDHËR NË HOLLIVUD (03.30.2014)
ANGELINA JOLIE - PËRDHUNIMI, KRIMI MË I MADH KUNDËR CIVILËVE (03.29.2014)
KOLEKSIONI I PAZAKONTË I MARLENE DIETRICH NË ANKAND (03.27.2014)
'ENTERTAINER OF THE CENTURY' - DIANA ROS NË JUBILEUN E 70 VJETORIT (03.25.2014)
PERSONALITETE TË ARTIT NDEROJNË TË DASHURËN E MICK JAGGERIT (03.18.2014)
'RADIO CITY' - SHFAQJE ME MONUMENTET E NJU JORKUTSalla e Koncerteve “Radio City”, e famshme për balerinat e trupës Rockettes, paraqet shfaqjen “Heart and Lights” (03.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]