VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Anne Nicole Smith 16 qershor 2007 - 28 nëntor 2007

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Anne Nicole Smith 16 qershor 2007 - 28 nëntor 2007
E Premte, 11.20.2009, 03:40pm (GMT+1)

 

 

 

BIRKHËD ME TË BIJËN SHKOJNË NË SHBA

 

Larry Birkhead dhe e bija Dannielynn po shkojnë në shtëpinë eAnna Nicole në Los Anxhelos - dhe TMZ heton se ata kanë tërhequr vëmendjen e disa kureshtarëve.

 

Në afërsi të shtëpisë së Anna Nicole kishte pasur disa zhvillime që kishin lënë përshtypjen se po përgatitej ardhja e babai dhe bijës. Ishin parë njerëz që merreshin me përgatitjet, por askush nuk kishte pranuar të jepte të dhëna për këtë ngjarje.


LARI BIRKHËD: JETA IME ME DANIELINËN

 

Një gjykatë, të martën, caktoi Larry Birkhead mbrojtës të Dannielynn, vajzës së tij me Anna Nicole Smith por ai ka muaj të tërë që po përpiqet të ndërtojë një jetë për veten dhe për foshnjën e tij. Birkhead dhe 9 muajshja Danielynn kohët e fundit u vendosën në shtëpinë e Anna Nicole Smith në zonën e Los Anxhelosit, shtëpi e cila ishte bërë e famshme nga reality show televiziv Tha Anna Nicole Show. Gjatë fundjavës së shkuar ai kremtoi për herë të parë Ditën e Babait (Father's Day) bashkë me vajzën e tij. "Unë shpenzoj shumë kohë me time bijë," tha Birkhead pas seancës gjyqësore. "Shpenzoj një kohë të mirëfilltë private. Ne e kalojmë ditën në mënyrë të mrekullueshme." Birkhead dhe Howard K. Stern, të cilët dikur u ndeshën egërsisht për atësinë e foshnjës Danielynn, kanë lënë mënjanë mospajtimet e tyre për hir të foshnjës. Ata arritën në Los Anxhelos pak ditë pas seancës gjyqësore. Stern madje e ndihmoi Birkhead të vendoset në shtëpinë dykatëshe të Anna Nicole Smith, ku artistja ka jetuar me të birin Daniel, i cili vdiq 20 vjeç, tri ditë pas lindjes së Danielynn. "E them me ndershmëri, kjo ishte për mua vërtetë e rëndë," iu tha Stern mediave. "Unë isha me Anna Nicole ku ajo e zgjodhi ketë shtëpi. Dhe është e lidhur me kujtimet e mia të një kohe tejet të gjatë. Ende e kam të vështirë të mësohem me faktin se Anna dhe Daniel nuk janë më. Anna Nicole ishte e gjithë jeta ime, gjithë gëzimi im, arsyeja e tërë e ekzistencës sime." Të dy burrat u pajtuan se shtëpia dhe gjithçka në shtëpi i përket¨foshnjës Dannielynn. Birkhead iu tha reporterëve pas senacës gjyqësore se ai dhe Dannielynn do të përpiqen të jetojnë në Los Anxhelos, nëse nuk do të jenë të shqetësuar nga mediat. Një paparac kohët e fundit gati e nxori atë nga rruga tek ngiste veturën në përpjekje për ta fotografuar. "Nëse ju djelmosha do të tregoheni të mirë me mua," iu tha Birkhead duke qeshur reporterëve, atëherë ai do t'i rikthehet profesionit të tij të fotografit të personaliteteve (profesion që e çoi atë të takohet me Anna Nicole Smith në Kentucky Derby). "Siguria e vajzës sime është mbi gjithçka. Tani ne do të shikojmë si do të shkojnë punët dhe të veprojmë." Stern, i cili tani është duke u përpjekur të rrijë me familjen në zonën e los Anxhelosit, tha se Dannielynn është "foshnja më e famshme në Amerikë", por ai shpreson se vemendja do të vijë duke u larguar: "Kam shumë shpresë se ju do të tregoni sadopak respekt dhe do ta lejoni atë të bëjë një jetë sa më normale të jetë e mundur." Ai tha se do ta vizitojë Dannielynn aq sa do t'i lejohet nga Birkhead. Nga ana e tij, Birkhead tha se nuk ka problem që Dannielynn ta kalojë kohën me njerëz të cilët ishin pjesë e jetës së nënës së saj, para se Anna Nicole Smith të vdiste në shkurt. "Dannielynn tani duket tejet e lumtur," tha Stern. "Do të doja që Anna ta shikonte të bijën sa mirë ështe¨. Është e tmerrëshme që ajo nuk mund ta shohë."

 

 

8 gusht 2007

 

GJYKATËSI BLLOKON NJË VIDEO DYORËSHE PËR ANË NIKOLË SMITHIN

 

Një video dyorëshe e stripteres Anna Nicole Smith, teksa ajo i nënshtrohet një ndërhryrjeje kirrgjike të rritjes së gjinjve, është ndaluar nga një gjykatës i Kalifornisë të shpërndahet. Ndërhyrja ishte bërë në vitin 1994. Dokumentet gjyqësore u ekspozuan në Internet nga vebsajti CelebTV.com.  Një padi e bërë nga Howard K. Stern, akuzonte mjekun Dr. Gerald Wayne Johnson se e kishte regjistruar ndërhyrjen kirugjike pa lejen e Anna Nicole Smith dhe ia kishte dërguar kopjet afaristit Thomas Riccio. Padia thotë se gruaja e Johnson dhe Riccio u pajtuan të ndajnë të ardhurat nga publikimi. Natyra e saktë e ndërhyrjes kirugjike nuk është sqaruar nga padia. Por në letrën e qershorit 2007, nënshkruar nga Johnson, thotë se ishte "një zmadhim rindërtues i gjinjve" e bërë në tetor 1994, vitin kur ajo u martua me miliardierin J. Howard Marshall. Letra thoshte se zyra e tij "në mënyrë rutinore i regjistron këto procedura me dijeninë e pacienteve" dhe se ai i mban "të gjitha të drejtat e videos për të cilën është politika jonë për ta mbajtur të papublikuar gjatë jetës së pacientes". Nëse pacienti vdes, shkruan Johnson "varet nga unë se çfarë vendos të bëj". Muajin e shkuar Stern fitoi një gjyq tjetër ku ndalohet Riccio për të publikuar videon.

 

 

22 gusht 2007    

               

VAJZA E ANË NIKOLË SMITHIT DREJT PËRVJETORIT TË PARË

 

Vajza e Anna Nicole Smith, Dannielynn, do të kremtojë ditëlindjen e parë muajin e ardhshëm në një festë në Luisvil. Festa do të mbahet në shtëpinë e Tricia Barnstable Brown, do të marrin pjesë një mori njerëzish të famshëm. Smith dhe baba i Dannielynn, Larry Birkhead, u njohën në një festë më 2003. Brown tha se Birkhead, vendas i Luisvilit, kërkoi nga ajo që ta organizojë festën. "Ai dhe Smith u njohën në një festë këtu në shtëpinë time," tha Brown. "Tani Larry po e sjell të bijën Dannielynn këtu nga Los Anxhelosi për të kremtuar festën e saj të parë të ditëlindjes." Brown tha se ajo pret që të jenë të pranishëm rreth 200 veta, përfshirë familjarët dhe miqtë. Ajo tha se Howard K. Stern, i cili ka qenë në betejë gjyqësore për përkujdesjen e fëmijes përballë Birkhead, do të jetë në festë. Smith lindi Dannielynn në Bahamas më 7 shtator. Djali i saj 20-vjeçar, Daniel, vdiq tri ditë më vonë pranë shtratit të nënës në spital nga një përzierje vdekjeprurëse drogash. Smith vdiq në Florida më 8 shkurt, në moshën 39 vjeçe, nga një përzierje vdekjeprurëse e barnave mjekësore. Howard K. Stern tha se është babai i Dannielynn, por prova DNA tregoi se Birkhead është babai. Birkhead është duke rritur tani Dannielynn.

 

 

8 shtator 2007

 

DANIELINA BËHET NJË VJEÇE

 

Të shtunën ishte një ditë e madhe për Dannielynn Hope Marshall Birkhead, teksa ajo kremtoi ditëlindjen e saj të parë në një mënyrë përrallore në Kentaki. Qindra të ftuar u mblodhën në shtëpinë e Tricia Barnstable Brown një mike e babait të saj Larry Birkhead në Luisvil. Miqtë ishin të detyruar t'i dorëzonin telefonat celularë përpara se të hynin në shtëpinë ku bëheshin kremtimet dhe të pajtoheshin paraprakisht që të mos bënin asnjë fotografi gjatë festimit të ditëlindjes. Kjo ishte një kremte tejet e pashmebull. Një tortë në fromë ballone në oborrin e shtëpisë, bashkë me lodra nga më të hatshmet për vogëlushen ishin befasitë e ditëlindjes për njëvjeçaren. Pas një viti tejet të rrëmujshëm e plot rrjedha të paparashikuara Dannielynn duket se ka përjetuar një ditë të madhe. Nëna e saj, Anna Nicole Smith, vdiq më 8 shkurt 2007.

 

25 shtator 2007

 

NË BAHAMAS DO TË FILLOJNË HETIMET PËR VDEKJEN E DANIEL SMITHIT

 

Hetimi aq gjatë i pritur për vdekjen e djalit të Anna Nicole Smith, Daniel Smith, do të

Fillojnë më 30 tetor dhe mund të zgjasin dy muaj, tha një zyrtar i lartë i Bahamasit të hënën.

Kreu i gjykatave të Bahamasit, Roger Gomez, tha se të paktën 35 dëshmitarë pritet që të japin të dhëna, përfshirë avokatin dhe bashkëjetuesin e një kohe të gjatë të artistes, Howard K. Stern. Hetimi do të drejtohet nga gjyqtari William Campbell. Djali i Anna Nicole Smith, Daniel, 20 vjeç, vdiq në Doctors Hospital, Nassau, më 10 shtator të vitit të kaluar, bash tri ditë pasi nëna e tij lindi një vajzë, Dannielynn. Një autopsi private gjeti përzierje drogash në gjakun e tij. Një hetim zyrtar nga ana e autoriteteve bahamiane është shtyrë vazhdimisht për më vonë. Anna Nicole Smith, një ish striptere (kërcimtare topless), martuar dikur me miliariderin J. Howard Marshall, perandor i industrisë së naftës, vdiq në Florida në shkurt, prej një përzierje aksidentale të barnave të dhëna me recetë. Ajo u varros pranë të birit në

varrezat Lakeview Cemetery në Nassau. Vdekja e saj shkaktoi një betejë gjyqësore për përkujdesjen e së bijës, Dannielynn, e cila kur të rritet do të trashëgojë pasurinë e nënës së saj të fituar nga pasuria e Marshall. Fotografi i Los Anxhelosit, Larry Birkhead e fitoi marrjen e vajzës nën përkujdesje.

 

4 tetor 2007

 

AVOKATI I ANË NIKOLË SMITHIT PADIT AUTOREN E NJË LIBRI

 

Howard K. Stern, avokati dhe ish bashkëjetuesi i Anna Nicole Smith, ka ngritur një padi $60 milionë kundër autores dhe botuesit të librit kundërthënës për vitet e fundit të jetës së artistes. Padia thotë se drejtuesja e emisioneve televizive amerikane Rita Cosby, në librin e saj "Blond Ambition: The Untold Story Behind Anna Nicole Smith's Death" (Ambicja e bjondes: Historia e patreguar prapa vdekjes së Anë Nikolë) ka hollësira të rreme se Stern kishte marrëdhënie intime me ish të fejuarin e Smith, Larry Birkhead. Smith vdiq në moshën 39 vjeçare nga një përzierje pa dashur e barnave në Florida. Vdekja e saj shpërtheu një betejë gjyqësore midis Stern dhe Birkhead për vajzën e Smith. "Përshkrimet e jetës dhe vdkejes së zonjës Smith kanë shumë shpifje dhe fyerje kundër Howard K. Stern," shkruhet në dokumentin e padisë. Kompania botuese Hachette Book Group nuk pranoi të bënte komente rreth padisë, përpjekjet për të komunikuar me Cosby ishin të pafrytshme. Libri u botua në shtator dhe është në listën e bestsellerve nga The New York Times./Elida BUÇPAPAJ

 

12 tetor 2007

 

NËN HETIME MJEKJA PSIKIATRE E ANË NIKOLË SMITHIT

 

Prokurorët që hetojnë mbi vdekjen e Anna Nicole Smith, ish mbretëreshën e revistës Playboy mbytur në moshën 39-vjeçare nga një mbidozë barnash më 8 shkurt të këtij viti në Florida, kanë bërë një varg bastisjesh brenda gjashtë apartamenteve në Los Anxhelos, midis të cilave në dy studiot dhe banesat e dy mjekëve të modeles. Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënëse e prokurorit të qytetit kalifornian. Njerëz të ndryshëm, të afërt të artistes janë vënë në dyshim se mund të jenë përfshirë në ngjarjen. Midis këtyre figuron edhe mjekja e saj psikiatre, Khristine Eroshevich, ndaj së cilës Medical Board of California kishte bërë të ditur në prill se kishte filluar hetime disiplinore. Autopsia e bërë kishte shpalosur në fakt se në momentin e vdekjes artistja merrte së paku nëntë lëndë të ndryshme, të gjitha me recetë: midis tyre barna gjumi, antidepresivë dhe kundër dhimbjeve. Modelja e famshme amerikane u vu në qendër të vemendjes edhe nga martesa e vitit 1994 me magnatin nëntëdhjetëvjeçar Marshall II, vdekur vitin e mëvonshëm dhe prej të cilit kishte trashëguar një pasuri të madhe. Në shtator 2006 edhe i biri njëzetvjeçar, Daniel, u gjet pa jetë, mbytur nga një mbidozë, ashtu siç do të vdiste e ëma pesë muaj më vonë. Me shumë interesim pritej komunikimi me mediat i prokurorit të përgjithshëm kalifornian, Jerry Brown, i cili do të informonte për risitë e mundshme rreth hetimeve. Jerry Brown tha se veprimet e bëra në kuadrin e hetimeve ishin bërë me urdhërin e tij dhe kishin lidhje me vdekjen e Anna Nicole Smith, sepse, ai beson, "një krim serioz është kryer". Në konferencën për shtyp, Brown nuk dha hollësi të veçanta se për çfarë po hetohet dhe çfarë krimesh janë bërë, por iu tha reporterëve se "loja me barna të rrezikshme" mund të çojë në vdekje dhe "dhënia me recetë e barnave në mënyrë joligjore është një krim". Ai shtoi se hetuesit do t'i çojnë deri në fund hetimet e tyre. Tetë urdhëra për hetime u lëshuan të premten dhe vazhduan të ekzekutohen të shutnën, përfshirë shtëpinë e mjekes psikiatre të Anna Nicole Smith, Dr. Khristine Eroshevich, ku Howard K. Stern rastisi të ndodhej në kohën kur u bë bastisja. The Medical Board of California është duke e hetuar mjeken Eroshevich, e cila urdhëroi barnat për Anna Nicole Smith, pesë ditë pasi djali i saj Daniel vdiq.

 

30 tetor 2007

 

HETIMI PËR DANIEL SMITH SHTYHET PËR SHKAK TË STUHISË TROPIKALE

 

Hetimi për vdekjen e djalit të Anna Nicole Smith është shtyrë deri më datën 19 nëntor, për shkak të ardhjes së stuhisë tropikale Noel.Rreth 35 dëshmitarë pritet të dëshmojnë përpara jurisë shtatanëtarëshe për vdekjen e Daniel Smith. Gjykatësi William Campbell thotë se detyra e vetme e jurisë është të përcaktojë shkakun e vdekjes, dhe thotë se policët nuk kanë fakte për vrasje. Nëna e Anna Nicole Smith, Virgie Arthur, si dhe disa anëtarë të tjeë të familjes së saj ishin në Bahamas për të marrë pjesë në seancën dëgjimore. Partneri i atistes Smith dhe avokati i saj, Howard K. Stern, nuk ishte i pranishëm. Daniel Smith vdiq më 10 shtator 2006, tek po vizitonte nënën e tij tri ditë pas lindjes së vajzës së saj, Dannielynn. Një mjek patolog privat, me interesimin e artistes, tha se Daniel vdiq nga një përzierje drogash, përfshirë metadon dhe antidepresivë.

 

28 nëntor 2007

 

ANË NIKOLË SMITHIT IA PËRKUJTUAN 40 VJETORIN

 

Këto ditë ishte 40 vjetori i lindjes së Anna Nicole Smith. Artistja ka lindur në Hjuston (Houston) të Teksati më 28 nëntor 1967, dhe ka vdekur më 8 shkurt 2007 në Florida.

Hetimet për vdekjen tragjike të djalit të saj Daniel vazhdojnë në Bahamas. Daniel vdiq nga një mbidozë aksidentale më 10 shtator 2006, disa ditë pasu kishte ardhur në jetë gjysmë motra e tij, Dannielynn. Një jetim nga policia Royal Bahamian doli në përfundimin se nuk ka fakte të bollshme për të përcaktuar vdekjen e Daniel, por ndoqi pista të tjera për të gjetur fakte të reja. Hetimet do të rivazhdojnë më 10 dhjetor./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kristen Stjuart dhe "New Moon" (11.19.2009)
Greis Kelli, bija amerikane, princesha monegashe, mishërim i bukurisë, mirësisë, fisnikërisë (11.12.2009)
Leonardo Di Kaprio ose parashkruesi i fatit të vet (11.10.2009)
Nikolas Keixh fajëson këshilltarin për rrënimin financiar (11.01.2009)
Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi (10.30.2009)
Albume të reja të shumëpritura muzikore (10.26.2009)
Edhe Gizele do të lindë vajzë (10.23.2009)
Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës (10.22.2009)
Xhos Ston ashpërson betejen ligjore me kompaninë EMI (10.19.2009)
Uma Thurman pas suksesit me filmin Motherhood: Do xhiroj Kill Bill 3 (10.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]