VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Anne Nicole Smith 3 mars 2007 - 30 maj 2007

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 01:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Anne Nicole Smith 3 mars 2007 - 30 maj 2007
E Premte, 11.20.2009, 05:20pm (GMT+1)

 

STERN DHE BIRKHËD IA DHANË LAMTUMIRËN E FUNDIT ANË NIKOLË SMITHIT

 

Anna Nicole Smith u varros të premten, pas një ceremonie 90 minutëshe gjatë së cilës tre njerëzit që kishin luftuar për vendvarrimin e saj qysh prej 8 shkurtit, folëm me shumë emocione dhe, në rastin e bashkëjetuesit të saj Howard K. Stern, me zemërim. Duke folur për "anëtarë të së ashtuquajturës familje" Smith, por pa përmendur emra, Stern vazhdoi me një ton të zemëruar të mbrojë Smith. Kur ai u largua nga podiumi në kishën Mount Horeb Baptist Church, përkrahësit e tij u ngritën në këmbë dhe duartrokitën. Ulur mes 300 të pranishmëve ishte edhe nëna e Smith, Virgie Arthur, e cila u përpoq deri në fund të mos e lejonte varrosjen e së bijës në Bahamas, por ta varroste në Teksas. Ndodhej edhe fotografi Larry Birkhead, i cili po lufton me Stern për të marrë nën përkujdesje vajzën e Smith. Pas ceremonisë, arkivoli mbuluar me të kuqe i Smith u dërgua në Lakeview Memorial Gardens & Mausoleum, ku një shërbim 20 minutësh u krye në praninë e rreth 30 njerëzve më të afërm të të ndjerës. Smith u varros pranë të birit Daniel, i cili vdiq në shtator në moshën 20 vjeç, tri ditë pasi vajza e saj, Dannielynn, erdhi në jetë në Bahamas. Më herët në mëngjes, një qilim i kuq mirëpriti arkivolin e Smith në kishën Nassau, zbukuruar në mjediset e brendshme me tufa të mëdha trëndafilësh të kuq e të bardhë dhe luleshqerrash. Stern arriti me një kostum të zi dhe me një shirit të kuq në cepin e xhaketës. Birkhead ishte në kostum të zi dhe në kollaro të kuqe, ndërsa Virgie Arthur arriti e fundit, pasi kishte bërë përpjekjen e fundit të dëshpëruar për të mos e lejuar varrimin në Bahamas. Vendimi i fundit gjyqësor u dha në orën 11:15 në prag të fillimit të ceremonisë mortore. Të pranishmit në ceremoni përfshinin John James, aktor kryesor i filmit All My Children, i cili prodhoi filmin e fundit të Smith, bashkë me gruan e tij Denise dhe kitaristin e grupit Guns N' Roses, Slash. Richard Milstein, i caktuar nga gjykata për përkujdesjen e Dannielynn, lëshoi një deklaratë para fillimit të ceremonisë, duke e përshkruar Bahamasin si "një vend prehjeje të mrekullueshëm të zgjedhur nga Vickie Lynn Marshall, njohur si Anna Nicole Smith. "Këtë vend e zgjodhi ajo për prehje të përjetëshme," tha Milstein. "Gjatë jetës së saj, Anna Nicole Smith u bë një njeri që i kalon kufijtë e jetës së saj. Lavdia e saj arriti kulme të papara, pamjet e saj pushtuan revistat, fytyra e saj u adhurua anmebanë botës. Ajo shkëlqeu në shtyp, në mediat elektronike, në reklamat tregtare." Ai vazhdoi: "Mjerisht, në kohën kur jeta kishte arritur kulmin e saj më të ndritshëm, ajo mori njëkohësisht një bekim dhe një rrënim. Ajo priti me gëzim lindjen e vajzës së vetme të saj, Dannielynn, dhe rrënueshëm, tri ditë më vonë, humbi të vetmin djalë, Danny. Nëse dikush do të shkruante një tragjedi antike, ai nuk do të shkruante dot një tragjedi më therëse dhe më të dhimbshme se kjo. Sa e tmerrëshme është për një nënë të varrosë djalin e saj të vetëm në këtë moshë! Me publicitetin që ia kishte dhënë shtypi në të shkuarën, zonja Smith gjeti qetësi dhe çlodhje këtu në Bahamas, dhe vendosi ta varrosë të birin në mënyrë private, në një zonë të qetë të botës, larg publikut, larg mediave, në mënyrë që të ketë kohën dhe vetminë e duhur për të qenë pranë të birit nën këtë diell. Sa tragjike është që sot, pesë muaj më vonë, ne vijmë këtu të varrosim Anna Nicole Smith, nënën që vajtoi aq përzishëm djalin e saj."

 

12 mars 2007

 

MENDOHET SE ANË NIKOLË SMITHIN E KANË VRARË

 

Tani është një triller edhe zyrtarisht vdekja e artistes së madhe amerikane. Rezultatet e autopsisë që i është bërë trupit të Anna Nicole Smith, vdekur në mënyrë tejet misterioze muajin e shkuar në Florida, do të bëhen të ditura vetëm pas një ose dy javësh, sepse janë gjetur prova të reja mbi shkakun e vdekjes së saj, ndodhur në një hotel në një zonë plazhesh në afërsi të Fort Lauderdale. Mjeku ligjor i kontesë së Miami Dade, Joshua Perper, kishte paralajmëruar se rezultatet do të shpalleshin më së largëti këtë javë, por indianët Seminole, të cilët janë pronarë të hotelit ku Smith ka pasur goditjen vdekjeprurëse kanë furnizuar të dhëna të reja për klienten e tyre tek hetuesit e rastit. Sipas rezultateve të parë të shqyrtuar nga Joshua Perper, pak orë pas vdekjes së ish modeles më 8 shkurt, janë për t'u përjashtuar mundësitë që artistja të ketë vdekur nga droga e tepëruar, pra nga mbidoza. Tani shtypi skandalistik amerikan, por edhe një televizion serioz si FoxNews, nuk duket të përjashtojnë mundësinë që Anna Nicole Smith ta kenë vrarë. E bija e Smith është në qendër të një beteje gjyqësore të ashpër: janë të paktën katër burra që këmbëngulin të kenë atësinë e vogëlushes, e cila do të jetë trashëgimtare e qindra milionë dollarëve.

 

 

 14 mars 2007

 

AVOKATJA E BIRKHËD KËRKON PROVËN DNA TË PARTNERIT TË ANË NIKOLË SMITHIT

 

Një avokate, e njërit prej tre burrave që thonë se janë etër të së bijës së Anna Nicole Smith kërkuan nga një gjykatë të urdhërojnë partnerin e artistes, Howard K. Stern, të shkojë në Kaliforni dhe të bëjë provën DNA. Debra Opri, e cila përfaqëson ish të fejuarin e Smith, Larry Birkhead, tha se ajo kërkon që DNA të përcaktojë nëse Stern është babai i foshnjës. Emri i Stern është në çertifikatën e lindjes të foshnjës. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Robert Schnider, nuk pranoi ta përfshijë Stern në këtë veprim, por tha se do ta rishikojë këtë çështje brenda dy javësh pasi ta ketë shqyrtuar më nga afër, tha Opri. Opri tha se Birkhead ka nevojë për përcaktimin e atësisë nga gjykata e Kalifornisë. Rone Rale, avokat i Smith, argumentoi kundër kërkesës për provën DNA, duke thënë se emri i Stern është tashmë në çertifikatën e lindjes si baba. "Howard Stern nuk po ankohet kundër Larry Birkhead për asgjë," tha Rale.

Schnider fillimisht pranoi se i përket gjykatës së Kalifornisë të merret me këtë gjë, sepse Smith kishte lidhje në Los Anxhelos dhe Birkhead thotë se foshnja është ngjizur në Kaliforni.

Sencat gjyqësora kanë qenë të mbyllura, dhe asnjë dokument nuk është bërë publik. Njoftimet për zhvillimet janë ndaluar nga avokatët. Birkhead paditi Smith ta detyronte për të bërë provën menjëherë pas lindjes së vajzës në Bahamas më 7 shtator. Schnider vendosi në favor të Birkhead më 21 dhjetor, tha Opri. Rale tha se gjyqtari donte një provë para 21 shkurtit. Por rasti ka marrë rrugë tjetër pa vdekjes së Smith, 39 vjeçare. Birkhead thotë se është I sigurtë për atësinë e vajzës.

 

18 mars 2007

 

ANË NIKOLLË SMITH, JETA E SAJ DO TË BËHET FILM

 

Jeta e stuhishme e Anna Nicole Smith, stripteres, modeles, aktores, artistes së gjithanshme, e cila u shua pa pritur e pa kujtuar më 8 shkurt, kur ishte vetëm 39 vjeç, do të bëhet film. Këtë e ka deklaruar producenti kinematografik Jack Nasser, duke veçanësuar se xhirimet e filmit do të fillojnë muajin e ardhshëm dhe do të mbarojnë brenda qershorit.

 

 

 

21 mars 2007

 

GJYQTARI URDHËRON PROVËN DNA NË RASTIN E ANË NIKOLLË SMITHIT

 

Një gjyqtar në Gjykatën Supreme të Bahamasit ka kërkuar që Howard K. Stern të pranojë të bëjë provën e DNA për të përcaktuar kush është babai i vajzës së artistes. Të martën gjyqtaru Stephen Isaacs tha se nuk do të përdorin forcën për ta detyruar për këtë, Stern mund ta apelojë vendimin e tij. Por avokati i Stern, James Neavitt, tha për revistën People: "Ne do të bëjmë gjithçka që gjykata na urdhëron dhe me përpikmëri." Ai shtoi se Stern "është i shqetësuar për intrigat që vazhdojnë ta rrethojnë atë". Ish i fejuari i Smith, Larry Birkhead, i cili thotë se është babai i vajzës së saj 6-muajshe Dannielynn, tha tek po dilte nga salla e gjyqit në Nassau: "Ishte një ditë e mrekullueshme për mua." Birkhead, Stern dhe nëna e Anna Nicole Smith, Virgie Arthur, ishin në gjyq se kush do të marrë në përkujdesje vajzën.

 

23 mars 2007

 

AUTOPSIA E ANË NIKOLË SMITHIT SHPALLET TË HËNËN

 

Autopsia e Anna Nicole Smith do të dalë të hënë, më shumë se gjashtë javë pasi artistja vdiq, thanë autoritetet të enjten. Eksperti mjekësor për rajonin Broward, Dr. Joshua Perper, dhe shefi i policisë, Charlie Tiger, thanë se do të japin një konferencë shtypi të përbashkët, ku të flitet për shkaqet e vdekjes. Smith u gjet më 8 shkurt në dhoën e saj të hotelit kazino në Florida. Një raport fillestar autopsie nuk dha shenja të vdekjes së saj nga drogat apo shenja të jashtme trupore të përdorimit të dhunës kundër artistes 39-vjeçare. Perper e vonoi raportin e tij me qëllim që të bëjë autopsinë e plotë, pasi policia dha të dhëna të reja, ndonëse nuk thanë se çfarë ishin ato. Hetuesit kanë thënë se ata nuk janë duke trajtuar rastin si vrasje.

 

24 mars 2007

 

DY DITARË TË ANË NIKOLË SMITHIT SHITEN MBI $ 500000

 

Dy ditarë të Anna Nicole Smith janë shitur online nga eBay për më shumë se $500000. I ka blerë një gjerman që ka qëllim t'i përdorë ata si bazë për një libër. Kështu thanë ata që i vunë në shitje ditarët. Jeff Woolf, bashkëpartner dhe drejtor ankandesh në Universal Rarities në Korona, Kalifornia, tha se ditarët, mbajtur në vitet 1992 -1994, ishin gjetur para pak vitesh nga një burrë që po pastronte një shtëpi në Los Anxhelos, ku Smith qëndroi gjatë xhirimeve për një projekt filmi. Ai ia shiti ditarët një koleksionisti i cili ka një dyqan në Hollywood Boulevard. Ky doli me ditaret pas vdekjes së mistershme të artistes në një hotel të Floridës më 8 shkurt, në moshën 39 vjeç. Në ditarin e vitit 1992, në ballinën e parë të të cilit shkruhen fjalët "I follow my own star" (unë shkoj pas yllit tim të fatit), Woolf tha se Smith rrëfente: "Unë i urrej burrat që duan vetëm marrëdhënie fizike. I urrej." Ky ditar u shit për më shumë se $285000. Në ditarin e dytë Smith shkruan për sëmundjen e burrit të saj miliardier Howard Marshall, i cili vdiq më1995 në moshën 90 vjeç, me terma fetare, duke iu drejtuar shpesh Jezusit. Ky ditar u shit rreth $230000. Woolf tha se vemendja e njerëzve për Smith pas vdekjes së saj është shtuar shumë, prandaj çmimi me të cilin u shitën ditarët nuk ishte befasues. "Unë nuk besoj se do të kisha pasur të njëjtin fat në një situatë tjetër, koha kur i shita ishte vërtetë shumë më e përkryer, tamam në pikun e popullaritetit të saj në lajmet, iu tha ai gazetarëve. "Blerësi deshi të mbetej anonim, por unë mund t'ju tregoj se është nga Gjermania dhe ka qëllim të shkruaj një libër mbi bazën e këtyre dy ditarëve, duke dhënë ndihmesën e tij në botën e publikimeve."

 

 

26 mars 2007

 

FILLOJNË SOT HETIMET PËR VDEKJEN E DANIEL SMITHIT

 

Teksa shpallet autopsia e Anna Nicole Smith, njëkohësisht po të hënën, pra sot- fillojnë hetimet zyrtare për vdekjen e djalit të saj, Daniel, në Bahamas. Bashkëjetuesi i artistes dhe avokat i një kohe të gjatë, Howard K. Sterne, do të jetë dëshmitar për momentin e gjetjes së Daniel të vdekur në dhomën ku Anna Nicole Smith dhe Howard K. Stern ishin të pranishëm, thonë burime të sigurta. Tek vizitonte nënën e tij tri ditë pasi ajo lindi një vajzë, Daniel, 20 vjeç, u gjet i vdekur në një dhomë spitali më 10 shtator, bash 11 orë pasi ai arriti në Bahamas. Një autopsi përcaktoi shkakun e vdekjes si mos mjaftim frymëmarrje për shkak të drogave vdekjeprurëse, përfshirë metadon në sasi tetë herë më shumë se do të ishte e mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen. Një gjë e sigurtë në mendjen e hetuesve është se vdekja e djalit dhe nënës është paralele. Mjekët e dinin se Smith përdorte metadon, madje edhe gjatë shtatzanisë. Duke folur për Stern, kryegjytari Roger Gomez, që ka në plan të drejtojë hetimin, i tregoi revistës People: "Ai është i vetmi që është ende gjallë nga tre njerëzit që ishin në atë dhomë [ku Danieli vdiq]. Ai është i vetmi që mund të na ndihmojë në hetimet." Thotë Michael Von Zamft, një ndihmës hetues i njohur me rastin e Danielit dhe nënës së tij: "Ka shumë pikëpyetje këtu, djali vdes, nëna vdes. ... Dhe Stern ishte diku aty pranë në të dyja rastet."
Stern ka mohuar se e ka furnizuar Danielin me metadon, dhe motra e tij Bonnie i ka hedhur poshtë thëniet se Stern e furnizonte me metadon familjen Smith. "Howard ua donte vetëm të mirën nënës dhe të birit.
Ai nuk iu ofronte atyre droga. Anna bënte çfarë donte ajo." Hetimi mund të zgjasë tri javë dhe do të përcaktojë nëse pati veprime kriminale në vdekjen e Daniel Smith. Një pyetje është: Kur dhe si metadoni hyri në organizmin e tij? Gaither Ben Thompson, i cili e njihte Danielin dhe ishte ndër të fundit që e pa gjallë një natë para vdekjes, tha se Daniel ishte shumë i gëzuar që po e shikonte motrën e sapolindur për herë të parë: "Unë nuk mendoj se Daniel ia ka marrë jetën vetes." Thompson, që ishte i fejuar me Smith më 2005 dhe e kaloi kohën me të, tha: "Nëse dikush tjetër i dha atij droga para se ai të largohej nga Kalifornia apo pasi arriti në Bahamas, nuk besoj se ia ka dhënë me qëllim për ta vrarë." Të dhënat e policisë tregojnë se mëngjesin kur Danieli vdiq, një infermiere gjeti një tabletë metadoni në shtratin ku flinte Stern. Sipas raporteve, Stern ka thënë se edhe Danieli kishte fjetur në atë shtrat, por infermieret që hynë në Room 201 mbajnë mend se askush tjetër veç Stern kishte fjetur në atë krevat. Të dhënat gjithashtu tregojnë se Stern u largua nga dhoma pak orë para se Danieli të vdiste. Një infermiere e pa atë të jetë kthyer në orën 4 të mëngjesit. Infermierja Odumade Adenike tha se aty pas orës 2 të mëngjesit Stern shkoi në repartin e infermiereve dhe pyeti çfarë restorantesh ishin hapur edhe pse kishtte blerë tashmë sanduiçe, pula të gatshme e tjerë. "Ai u largua dhe u kthye në 4:00 të mëngjesit, por nuk kish asgjë në dorë dhe shkoi drejt e në dhomë," tha Adenike. Hetimi do të kërkojë edhe çfarë ndodhi me xhinsat që Daniei kishte veshur kur vdiq. Policët mblodhën edhe gjërat e tjera që Danieli mbante veshur: një këmishë të kafejtë t-shirt, bluzë të bardhë pa mëngë dhe kanatiere e mbathje blu. Dhëndërri i Thompson, Ford Shelley, iu tregoi policëve se ditën kur Danieli vdiq, ai shkoi në shtëpinë e Stern në Bahamas dhe pa Stern të mblidhte tableta të bardha që kishin rënë nga xhinsat e Danielit dhe o hodhi në banjo. Ford pastaj dëgjoi zhurmën e ujit në banjo. (Ron Rale, një nga avokatët e Smith dhe ish partner i Stern, tha se të gjitha thëniet e Shelley janë të rreme. "Ne mohojmë çdo gjë," tha Rale. "Është qesharake.") Fotografitë dolën muajin e shkuar, ku tregohet se shishe me lëng metadoni u gjetën në një frigorifer të vogël në dhomën e Smith; Stern tha se fotot janë sajuar. Thëniet se Daniel vuante nga zemra janë përjashtuar nga policia. Mjekët e tij në Kaliforni thanë se Daniel kishte "ritme të rregullta të zemrës" dhe nuk kishte "zhurma ose rrahje të vrulshme." Ndërsa Bruce Goldberger, drejtor i toksikologjisë në University of Florida College of Medicine, tha: "Drogat e fuqishme sulmuan sistemin e tij qendror nervor dhe çuan në pushimin e sistemit të frymëmarrjes, praktikisht duke e vënë në gjumë për vdekje."

 

 

 

27 mars 2007

VERSIONI ZYRTAR: ANË NIKOLË SMITHI VDIQ NGA MBIDOZA AKSIDENTALE

 

Një mbidozë aksidentale shkaktoi vdekjen tragjike të artistes Anna Nicole Smith, thanë të hënën, zyrtarët e Floridës. Vdekja e vejushës së famshme miliardiere në një kazino-hotel më 8 shkurt, nxiti një tërbim mediatik dhe një përleshje të egër ligjore për varrosjen e trupit të saj pa jetë dhe për marrjen nën përkujdesje të vajzës së saj 6-muajshe, Dannielynn, çka do të përcaktojë kujt do t'i pëkasin paratë që ka lënë artistja. "Ne jemi të bindur, bazuar në vështrimin e gjerë dhe të thellë të fakteve, se ky rast është një mbidozë aksidentale, pa elementë të tjerë kriminalë," tha shefi i policisë i Seminoles, Charlie Tiger. Ai tha se policët bënë një hetim të gjithanshëm, i cili përfshiu shqyrtimin e qindra orëve videoregjistrime të realizuara nga kamerat e sigurisë dhe analizën e përmbajtjes së kompjuterit laptop që i përkiste bashkëjetuesit të Smith, Howard K. Stern.

Nuk kishte shenja të drogave të paligjshme në trupin e saj, tha eksperti mjekësor ligjor, Joshua Perper, i cili dha hollësira të imta për ngjarjet që i paraprinë vdekjes së saj, duke dhënë lëvizjet në temperaturën e trupit të saj dhe barnat që ka marrë. Ai tha se trupi i artistes përmbante metadon, barna kundër ankthit dhe kundër shtimit të peshës, si dhe vitamina, midis substancave të tjera. Sipas të dhënave të eskpertizës ligjore, Smith kishte pirë barna të ndryshme kundër dhimbjes dhe Valium, por këto ishin në nivelin e trajtimit mjekësor. Një infeksion bakterial nga një injeksion në vithet dhe gripi kanë ndihmuar gjithashtu në vdekjen e saj. Gjithashtu për këtë kanë ndihmuar barnat e gjumit, chloryl hydrate, një qetësues kundër pagjumësisë dhe kundër alkoolizmit, për të pakësuar ankthin dhe për të qetësuar dhimbjet pas operacionit. Ndërthurja e këtyre barnave ka qenë fatale, sidomos përzierja me qetësuesin Lorazepam, të cilin eskpertiza tregon se ajo po e merrte rregullisht. "Ky bar është shumë helmues nëse e përzieni me barna të tjera të qetësimit të sistemit nervor qendror. Kjo përzierje çon në gjendje kome dhe ndalim frymëmarrjeje.

Smith u varros në Bahamas më 2 mars në një ceremoni lamtumire ku ishin të pranishëm edhe bashkëjetuesi saj i një kohe të gjatë dhe avokat Howard K. Stern, i cili figuron si babai i Dannielynn, dhe fotografi nga Los Anxhelosi, Larry Birkhead, që mëton atësinë e saj. Edhe disa burra të tjerë thonë se janë etër të Dannielynn.

Rezultatet e DNA-së do të përcaktojnë të vërtetën e atësisë së vajzës, e cila vazhdon të qëndrojë në Bahamas, derisa të jenë dhënë rezultatet e DNA-së.

 

6 prill 2007

 

PO HETOHET MJEKU QË IA DHA BARNAT ANË NIKOLË SMITHIT

 

Në dhomën e hotelit ku Anna Nicole Smith vdiq më 8 shkurt, u gjetën 11 receta mjekësore,

sipas ekzaminuesit mjekësore të rajonit Broward të Floridës. Teksa nuk dihet sasia që Smith ka marrë nga këto barna, më shumë se 600 tableta (hapje) rreth 450 sosh qetësuese për muskujt mungonin nga sasia e marrë sipas recetave që ia kishin dhënë jo më shumë se pesë javë para vdekjes së saj. Dr. Khristine Eroshevich një psikiatër dhe mik i Smith që kishte udhëtuar me artisten në Florida autorizonte të gjitha recetat që iu gjetën asaj, tha ekzaminuesi Dr. Joshua Perper. Eroshevich po hetohet nga Bordi i Mjekëve të Kalifornisë. Por zëdhënësja e këtij bordi nuk pranoi të bëjë komente për këtë. Në raportin e auopsisë të shpallur nga zyrtarët e Floridës javën e shkuar u fol për tipin e barnave që merrte Smith, por nuk u dhanë hollësi as nuk u fol për sasinë. Ishte një bar i fuqishëm gjumi shaktari kryesor që, në përbërje të përzierjes së barnave të kishte bërë Smith ia shkaktuan asaj vdekjen. Rreth dy të tretat e shishes së atij bari ishin zbrazur. Edhe 62 tableta kundër ankthit, të cilat i kishte marrë dy javë para vdekjes, mungonin. Tetë receta mbanin emrin e bashkëjetuesit të saj Howard K. Stern. Ekzaminuesi tha se të gjitha barnat ishin për Smith. Avokatët e Stern nuk kanë pranuar të bëjnë komente. Edhe një numër tabletash për qetësim muskujsh dhe të tjera mungonin. Po ashtu mungonin tableta për tretje të ushqimeve, antibiotikë, antigripore, barna kundër dhimbjeve e tjerë, barna gjurmët e të cilëve ishin të pranishme në trupin e artistes, kur iu bë autopsia.

 

LARI BIRKHËD I MOHON VESET E TIJ

 

Ish i fejuari i Anna Nicole Smith, Larry Birkhead, mohon thëniet e mediave për veset e tij. Në vebsajtin e vet, Birkhead, i cili thotë se është baba i vajzës së Smith, Dannielynn, mohon, mes tjerash se ai është lojtar i tërbuar i pokerit dhe se është duke mbledhur dhurime për të paguar faturat e tij ligjore. "Është thënë se më kanë parë duke luajtur me $1500 dorën në një tavolinë në Bahamas," shkruan Birkhead, 34 vjeç. "RRENË. Unë madje nuk di as sesi luhet pokeri dhe nuk mund t'ia lejoja vetes të luaja me para në një ngjarje si ajo." Ai mohon edhe të ketë thënë në një mesazh të tij online më 8 shkurt: "Natën e mirë moj Ana ime e ëmbël." ("Goodnight my sweet Anna baby.") "Dikush tjetër ka shkruar në emrin tim. Ajo formë nuk është shikuar as miratuar nga unë," shkruan ai. "Unë jam krejt i zënë në betejën për Dannielynn-ën time dhe nuk kam kohë për marrëzira të tilla." Në fund, ai thotë se nuk është duke marrë dhurime për betejën e tij të atësisë së foshnjës. "Ju lutem mos më dërgoni dhurime për fondet e betejave të mia gjyqësore," shkruan ai. "Më herët dikush ngriti fondin "Shpëtoni Dannielynn" dhe dikush tjetër provoi të më dërgoi mua dhurime, por unë sapo e zbulova këtë gjë mora masat përkatëse."

 

11 prill 2007

 

PROVA DNA: LARI BIRKHËD ËSHTË BABAI I DANIELINËS

 

Sipas reultateve të provës DNA të cilat u bënë të ditura të martën, Larry Birkhead është babai i vajzës 7 muajshe të Anna Nicole Smith, Dannielynn. "Më vjen zor të jem unë ai që e bën këtë shpallje, por po jua them," e filloi Birkhead fjalën e tij në një konferencë shtypi jashtë gjykatës së Bahamasit: "Unë jam babai." "Ju faleminderit për përkrahjen që më kini dhënë," tha ai, duke marrë frymë me zor. "Ju faleminderit shumë. Foshnja ime së shpejti do të vijë në shtëpinë e saj." I pyetur se kur do ta marrë në shtëpi të bijën Dannielyn, ai tha: "Gjërat këtu po lëvizin shpejt, dhe do të shikojmë se kjo do të ndodhë." Avokati i Birkhead, Emrick Knowles, iu tha pastaj reporterëve: "Ne do të kthehemi në gjyq të premten pasditë. Ne kemi çështje me të cilat do të merremi." Ai nuk i përmendi cilat janë, por tha: "Gjykata nuk marrë asnjë vendim ende për përkujdesjen ndaj saj." Howard K. Stern, i cili është shënuar si babai i saj në çertifikatën e lindjes, u përqafua me Birkhead jashtë gjykatës. « Ne do të bëjmë atë që do të jetë më e mira për Dannielynn," tha Stern. "Dhe unë do të bëj gjithçka për të siguruar që ajo të jetë nën përkujdesje." I pyetur a do ta lejojë ai Birkhead të shohë tashmë të bijën Dannielynn, Stern tha: "Larry mund të vijë në shtëpi dhe të rrijë me të bijën sa të dojë." Nëna e Anna Nicole Smith, Virgie Arthur, tha pas seancës gjyqësore se ajo pret që të jetë pjesë e jetës së fëmijës. "Unë jam e lumtur që Dannielynn do të dijë se kush është babai i vërtetë i saj," tha Arthur. "Mezi po pres të punoj me Larry Birkhead për të rritur mbesën time. Birkhead kishte dhënë analizat e veta për provën e DNA, dhe prova e Dannielynn u bë më 21 mars, pas urdhërit të gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Bahamasit. Howard K. Stern, bashkëjetuesi i artistes Smith, i cili është babai i Dannielynn në çertifikatën e lindjes, nuk e bëri provën DNA.
Dannielynn lindi në Bahamas më 7 shtator, tri ditë para se djali 20-vjeçar i Anna Nicole Smith Daniel, të vdiste teksa po e vizitonte të ëmën në spitalin në Nassau hospital. Foshnja, emri i plotë i së cilës është Dannielynn Hope Marshall Stern, do të trashëgojë milionat që Smith merr nga pasuria e burrit të saj, perandorit teksian të naftës J. Howard Marshall II, i cili vdiq më 1995. Smith, e cila vdiq më 8 shkurt në Florida, ishte në betjeë me familjen e burrit për një pasuri $500 milionë. Pas bërjes së provës DNA, Stern bëri një bllokim ligjor të nxjerrjes së rezultatece, por hoqi dorë nga apeli pasi u duk se ai do të humbte në gjyq. Muajin e shkuar Birkhead tha se ai ishte plot besim se është babai i Dannielynn, prandaj është duke e bërë shtëpinë e tij gati për ta pritur të bijën. Stern lejoi që Birkhead të takohej me foshnjën në Bahamas muajin e shkuar, një përjetim të cilin Birkhead e quajti "hareja më e madhe e jetës sime".

 

 

26 prill 2007

 

LEJOHET TË UDHËTOJË ME VAJZËN E ANË NIKOLË SMITHIT

 

Beteja për marrjen nën përkujdesje të vajzës së artistes Anna Nicole Smith duket se po i afrohet fundit pas seancës gjyqësore të së mërkurës në Bahamas. Një burim i brendshëm, nga seanca, e cila u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, tha se Larry Birkhead, një fotografi nga Los Anxhelosi dhe ish i fejuar i Anna Nicole Smith, fitoi miratimin për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7 muajshen Dannielynn. Gjykata urdhëroi në fillim të këtij muaji që të bëhej prova DNA, provë që tregoi se Larry Birkhead është babai i foshnjës, e cila një ditë do të jetë trashëgimtare e pasurisë së Anna Nicole Smith, e fituar në beteja të stëzgjatura gjyqësore me trashëgimtarët e perandorit të industrisë së naftës J. Howard Marshall. Edhe pas provës Larry Birkhead është përballur në betejë gjyqësore me nënën e artistes, Virgie Arthur.

I vetmi kusht që gjykata ia ka vënë fotografit është që ai ta rikthejë foshnjën në Bahamas për një tjetër seancë gjyqësore më 8 qershor./Elida BUÇPAPAJ

 

1 maj 2007

 

LARI BIRKHËD FLUTURON NË AMERIKË ME DANIELINËN

 

Larry Birkhead dhe vajza e Anna Nicole Smith, Dannielynn, qetësisht u larguan nga Bahamasi në një avion privat  të martën, sipas emisionit Acces Hollywood, i cili kishte një ekip filmimi në avion. Avioni që transportonte Birkhead, 34 vjeç, dhe foshnjën shtatëmuajshe u ul shkurtimisht në Fort Lauderdale, Florida, para se të vazhdonte fluturimin për në Louisville, Kentaki, ku jeton familjat e Birkhead, sipas vebsajtit të tij ku ai e përshkruan udhëtimin si një "udhëtim emociona dhe plot lotë". Javën e shkuar një gjykatë bahamiane vendosi në favor të lejimit të Birkhead, një fotograf nga Los Anxhelosi, ta marrë foshnjën në vendin e tij. Autorizimi pasoi betejat gjyqësore të Birkhead për të provuar atësinë e tij. Smith, 39 vjeç, vdiq më 8 shkurt, nga një mbidozë drogash. Krahas urdhërit të gjykatës që e lejon
Birkhead të largohet me foshnjën, një çertifikatë e re lindjeje e lëshuar nga autoritetet e Bahamasit e emërton Birkhead baba të Dannielynn. Nga dokumenti i lindjes është hequr emri i bashkëjtuesit të Smith, Howard K. Stern, i cili kishte këmbëngulur se ishte babai i foshnjës. Stern është përkujdesur për Dannielynn në shtëpinë buzë oqeanit në Bahamas ku ai jetoi me Smith para se ajo të vdiste. Beteja gjyqësore se kush do të përkujdeset për foshnjën nuk ka mbaruar.
Birkhead duhet të rikthehet me të bijën në gjykatën bahamiane në qershor për një seancë dëgjimore zyrtare. Virgie Arthur, nëna e Anna Nicole Smith, është e vetmja pengesë në rrugën e Birkhead.

 

6 maj 2007

 

ROKERI KËSHTU ISHTE PËRPLASUR ME ANË NIKOLË SMITHIN

 

Rokeri Kid Rock bën armiq kudo që shkon. Kështu i kishte ndodhur edhe me artisten Anna Nicole Smith. Në Kentaki vitin e shkuar ai ishte përplasur, dhëmb për dhëm si i thonë fjalës me Anna Nicole Smith, sepse ajo po bënte një skenë teksa pi filmonte për një reality show televizive. Kid Rock tregon për revistën Maxim: "Unë e kisha tim bir me vete, dhe ajo filloi të shpaloset përpara kamerave të televizionit, në mënyrë që ishte vetëm e asaj. Atëherë unë shumë sjellshëm iu luta: "Zonjë, a mund të gjeni një kohë tjetër më të mirë për ta bërë këtë gjë, meqë ato të bekuara kamera nuk të ndahen për asnjë çast." Dhe ajo, përnjëherësh m'u vërsul mua: Mos më çaj kokën. Thyej qafën. Shporrmu sysh. Kush jeni ju. Ju jeni një deri i ndyrë." Por përtej shpërthimit të saj të llahtarshëm, diva Anna Nicole Smith ia dhuroi të birit të Kid Rock $300, duke i kërkuar falje atij për shpalosjen që kishte bërë para kamerave. "Unë nuk dita gjë për këtë, derisa shkuam në shtëpi. Ai bleu ca Nintendo të hatashme (lojëra elektronike, shënimi ynë). Ku i more paratë për t'i blerë Ninetendot? Ai m'u ppërgjigj: Ajo gruaja bjonde me gjoks të madh m'i dha mua këto para."

 

17 maj 2007

 

NË DITAR ANË NIKOLË SMITH SHKRUANTE SE I URRENTE PA MASË BURRAT


Tragjikja Anna Nicole Smith tregon një ditaret sekrete se ajo kënaqej shumë të ishte një sex symbol por ishte e tronditur nga të fejuarit e saj dhe nga nëna e saj. Artistja e lindur me emrin Vickie Lynn Smith, shkruante se i pëlqenin qejfet, por, nga ana tjetër: "Unë i urrej burrat. ("I hate men."). Ajo shkruante më tej në ditarët e saj _ "my mom hates me so much" (nëna ime më urren mua aq shumë). Hollësi të ditareve, të cilat janë mbajtur midis viteve 1992 and 1994, u publikuan të mërkurën. Ato janë plot me gabime drejtshkrimore, dhe në krye të tyre shkruhet gjithnjë: "Vickie Smith, don't read, personall"- pra mos i lexoni, janë personale. Lidhur me jetën e saj dashurore, ajo shpërthente: "Unë i urrej burrat! Ata janë kotsëkoti. Jan bosh. Pa vlerë." Ajo shkruante gjithë hare në ditaret e saj pas operacioneve të suksesshme plastike. Ajo i përshkruan me lumturi të madhe çastet e triumfeve, si ajo ku shpallej artistja më e mirë e ballinave të revistave, apo ato ku fitonte shuma të mëdha, milionëshe të parave. Në ditar shkruan edhe për tonditjen që pati kur e mori vesh se kishte mbetur shtatzënë. Ajo shkruan: "Jam shumë e trembur! Si mund të më ndodhte kjo gjë mua", duke shtuar se i fejuari i saj Clay "do të më urrejë mua. Ai nuk dëshiron fëmijë. Nuk mund ta lind fëmijën!". Anna Nicole kishte dy fëmijë. I biri Daniel vdiq në shtator 20 vjeç pasi kishte marrë droga, disa ditë pasi asaj i kishte lindur vajza Dannielynn. Ajo ankohet në ditaret e saj për një të fejuar të pabesë dhe keqtrajtues, duke përshkruar një natë ku ajo shkoi e dehur dhe ai "u tërbua. Më nxori mua nga shtëpia e tij dhe i preu marrëdhëniet me mua, ishte e tmerrëshme, ai më goditi mua dhe nënën time". Ajo tregon për përplasje me nënën e saj Virgie Arthur, e cila e kritikoi atë deri në çastin e vdekjes. Ajo shkruante: "Nëna më urren shumë mua. Ajo është xheloze ndaj meje...Unë e dua nënën, por nuk mund ta duroj atë më tutje."

 

20 maj 2007

ANË NIKOLË SMITH NË NJË ROL POSTUM NË KANË

 

Ish modelja e revistës Playboy, Anna Nicole Smith, vdekja e së cilës zotëroi kryetitujt e lajmeve këtë vit, bën një paraqitje postume në Kanë në komedinë fantastiko-shkencore, diçka e ndryshme nga rolet e saj të mëparshme. Filmi "Illegal Aliens" ka në qendër bjonden e famshme si njëra nga anëtaret e trios "Charlie's Angel", "kur tre alienë vërshojnë drejt tri bukurosheve dhe ato arrijnë të mbrojnë tokën nga forcat ndërgalaktike të së keqes". Filmi, i

cili shfaqet nga producentët në salla të veçanta, jo në ato ku shfaqen konkuruesit kryesorë të veprimtarisë, nuk ka të ngjarë që të fitojë Palme d'Or apo ndonjë çmim tjetër që jepet në garën e përvitshme të Kanës. Por ai e vë adhuruesin e kinematografisë në korent me një karrierë plot tronditje si ajo që pati Anna Nicole Smith, nga qyteza në Teksas, tek një klub striptire, tek martesa në moshën 26-vjeçare me një miliardier 89-vjeçar, vlerësimet e larta në revistën Playboy dhe praninë e saj të pafundme në mediat tabloide dhe në televizionet. Akuzohen apo jo producentët se po përpiqen të përfitojnë nga jehona e vdekjes tragjike të artistes, ata nuk u orvaten aspak ta vënë në hije faktin se Anna Nicole Smith është në qendër të lojës së trios së vajzave që e shpëtojnë botën nga rreziqet jashtëtokësore. Adhuruesit kanë rastin të shohin nga një kënd tjetër artisten kundërthënëse.

 

26 maj 2007

GJYSMËMOTRA: DUA TË BËHEM SI ANË NIKOLË SMITH

 

Gjysmëmotra e Anna Nicole Smith po përpiqet të ribëjë veten përfshirë gjinjtë duke u shndërruar në një klon të Anna Nicole Smith pak muaj pas vdekjes së artistes. Donna Hogan dëshiron të përkryejë gjitnjë e saj dhe pastaj dëshiron të bindë Hugh Hefner për ta publikuar në revistën Playboy. Kështu ka thënë ajo për rubrikën Page Six të revistës javore New York Post. Por ajo nuk ka ndërmend të shkojë në gjurmët e së motrës. Hogan ka shpalosur në librin biografi të paautorizuar për motrën "Train Wreck: Anna Nicole Smith Unauthorized" (Treni i rrëzuar: Anë Nikolë Smith e paautorizuar), se "karakteri i dyfishtë" i motrës së saj i dha asaj dhimbje brutale. Dhe aventura nuk përfundon këtu. Hogan thotë gjithashtu se ajo ka plane për të fejuarin e motrës, Howard K. Stern, të cilin ajo e quan një "thëngjill i mbuluar që të fik derën". Ajo ka thënë: "Unë do ta torturoj atë...do të bëj sikur ai më pëlqen, pastaj do ta braktis dhe do ta lë në mëshirë të fatit."

 

30 maj 2007

PADITET BABAI I VAJZËS SË ANË NIKOLË SMITHIT

 

Ish avokatja e Larry Birkhead, Debra Opri, ka paditur zyrtarisht të martën atë, duke mëtuar se ai nuk ia ka paguar asaj faturat ligjore gjatë përballjeve gjyqësore lidhur me atësinë e vajzës së artistes Anna Nicole Smith. Ajo kërkon që Larry Birkhead të detyrohet t'ia bëjë pagesat në përputhje me kontratën e bërë, kur ajo u pajtua të përfaqësojë Birkhead në muajin shtator të vitit të kaluar. Kështu thuhet në dokumetin gjyqësor që Debra Opri ka dorëzuar në një gjykatë në Los Anxhelos. Opri shkruan në dokumentin e saj se puna e saj në ndihmë të Larry Birkhead ishte "e ndërlikuar, e vështirë dhe kërkonte përkushtim të plotë për orë të tëra në ditë", po ashtu kërkonte udhëtime të shumta në një numër të madh shtetesh të Amerikës, si dhe jashtë Amerikës. Në padinë e dorëzuar nuk përmendet ndonjë shifër e përafërt e detyrimeve ë Birkhead ka ndaj saj. Gazetarët kanë bërë disa telefonata tek avokati i Debra Opri, David Owen, si dhe tek avokati i Larry Birkhead, Michael Whalen, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Birkhead paditi artisten Anna Nicole Smith në tetor, duke kërkuar provën e atësisë për vajzën e saj, Dannielynn Hope, për të përcaktuar se kush është babai i saj. Howard Stern, avokati i Smith për një kohë të gjatë dhe bashkëjetues i saj, kishte mëtuar po ashtu se ishte babai i vajzës dhe figuronte i tillë në çertifikatën e foshnjës. Një gjykatës në Los Anxhelos vendosi në favor të Birkhead në dhjetor, ppor prova DNA nuk u bë deri pas disa muajsh. Smith vdiq në Florida më 8 shkurt pas një aksidenti me mbidozë. Pas një beteje tejet të mediatizuar gjyqësore, provat e atësisë treguan se Birkhead është babai i vajzës. Debra Opri ishte avokate e Birkhead gjatë gjithë kësaj periudhe./ Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Anne Nicole Smith 16 qershor 2007 - 28 nëntor 2007 (11.20.2009)
Kristen Stjuart dhe "New Moon" (11.19.2009)
Greis Kelli, bija amerikane, princesha monegashe, mishërim i bukurisë, mirësisë, fisnikërisë (11.12.2009)
Leonardo Di Kaprio ose parashkruesi i fatit të vet (11.10.2009)
Nikolas Keixh fajëson këshilltarin për rrënimin financiar (11.01.2009)
Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi (10.30.2009)
Albume të reja të shumëpritura muzikore (10.26.2009)
Edhe Gizele do të lindë vajzë (10.23.2009)
Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës (10.22.2009)
Xhos Ston ashpërson betejen ligjore me kompaninë EMI (10.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]