VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Anne Nicole Smith 8 shkurt 2007 - 24 shkurt 2007

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Anne Nicole Smith 8 shkurt 2007 - 24 shkurt 2007
E Premte, 11.20.2009, 05:28pm (GMT+1)

8 shkurt 2007

VDIQ ANË NIKOLË SMITH, ARTISTE E MADHE, VEJUSHË MILIARDIERE

 

Një jetë e shfrenuar, një vdekje befasi. Është ndarë nga jeta 39 vjeçare, në një dhomë hoteli, Anna Nicole Smith, emri i vërtetë i së cilës është Vickie Lynn Hogan, "lepurushja" ndër më të famshmet e historisë së revistës Playboy, modele e mbi të gjitha vejusha e miliardierit të naftës J. Howard Marshall, 63 vjet më i vjetër se ajo. Nga ai kishte trashëguar çdo të mirë, dhe nga i biri i saj ishte denoncuar: një betejë gjyqësore e gjatë dhjetë vjet dhe e përfunduar në duart e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara. Trupi i saj është gjetur në një dhomë të Seminole Hard Rock Hotel and Casino Hollywood, në Florida. Menjëherë është marrë dhe dërguar në Memorial Regional Hospital, por mjekët kanë mundur vetëm të certifikojnë vdekjen e saj. Për t'u përcaktuar arsyet, është pritur autopsia. Të dhënat e shpallur a thonë se ka vdekur nga midozat e drogave, duke pasur një vdekje të njëjtë si i biri. Teksane nga Meksia, një qytezë pak më shumë se 100 kilometra nga Dallasi, braktisur nga babai kur ajo ishte ende në pelena, rritur nga e ëma dhe nga një teze, Anna Nicole iu kishte dhënë përparësi qëkur ishte shumë e re formave të saj të përkryera trupore. Donte të ngjasonte me Marilyn Monroe e, falë kësaj ngjashmërie, të bëhej e famshme. Me çdo çmim. Një martesë e parë, me një guzhinier restoranti në lokalin ku ajo punonte si kameriere, dhe pastaj një tjetër martesë, edhe kjo në mohsë shumë të re, me Billy Smith, prej të cilit pati djalin, Daniel. Dy vjet më vonë vinte ndarja e tyre. Vajza nënë punon si striptiere në lokale gjithnjë me emër të mirë. Bëhet e famshme në mjediset e lap-dance, zhvendoset në Houston, ku ajo i nënshtrohet një ndërhyrjeje të kirurgjisë plastike për t'i zgjeruar përmasat e gjirit. E pikërisht në Houston ajo do të njihej me burrin e saj të ardhshëm, tejet të shtyrë në moshë. Kthesa në karrierën e saj arrin në vitin 1992, me fotografitë e parë në revistën Playboy. Një kontratë miliardëshe: jo ngaqë ajo ishte veçanërisht e famshme, por ngaqë revista donte me çdo kusht të mbushte më së mirir një zbrazëtirë të krijuar nga largimi i një famozeje tjetër : largimin e topmodeles Claudia Schiffer. Suksesi do të ishte i menjëhershëm. Në pranverën e po atij vitit pozonte krejtësisht nudo dhe në vitin 1993 do të shpalljes "Playmate of Year", më e mira e vitit e revistës. Shkon deri në qershor të vitit 1994 një prej martesave më të diskutuara të historisë aktuale të Shteteve të Bashkuara: martesa midis Anna Nicole, 26-vjeçare, e Marshall, 89-vjeçar. Ata të dy, thuhej, në të vërtetë nuk jetonin bashkë për atë periudhë të shkurtër sa ka zgjatur bashkëshortësia e tyre. Madje modeles gjatë asaj kohe i shënohen një mori marrëdhëniesh të tjera. J. Howard Marshall do të vdiste pak muaj pas martesës zyrtare. Dhe Anna Nicole Smith do të gjendej në zotërim të një trashëgimie prej 1 miliard e 600 milionë dollarësh. Por biri i manjatit të industrisë së naftës, E. Pierce Marshall (vdekur qershorin e shkuar në moshën 67-vjeçare), nuk pranon kurrsesi një realitet të tillë. Dhe e denoncon vejushën. Një betejë gjyqësore e cila do të vazhdonte më shumë se dhjetë vjet dhe do të përfundonte në duart e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe që përmbyllet me triumfin e saj: 800 milionë dollarë trashëgimi, shumë e barabartë me gjysmën e trashëgimisë së familjes Marshall. Sa për karrierën, ajo sintetizohet në një numër të kufizuar titujsh. Në vitin 1997 Anna Nicole Smith do të luante për herë të parë për ekranin e madh në filmin Mister Hula Hoop, pasuar nga një pjesëmarrje në filmin "Naked Gun 33 1/3: The Final Insult", dhe nga një rol protagonisteje në filmin aksion me sfond erotik Skyscraper. Në vitin 2002, drejton për rrjetin televiziv satelitor E! një reality show për jetën e saj të përditshme, The Anna Nicole Show, program që do të pezullohej nga skema programore e televizionit në vitin 2003. Në vitin 2004 ajo do të prezantonte veprimtarinë American Music Award, duke krijuar skandale për disa ndërhyrje të pamiratuara në skenar, çka shumëkush ia la fajin në atë kohë ndikimeve të drogave te ajo. Në vitin 2006 rifillon të punojë si modele. Por prapa derës e presin travaje të tjera. Në shtator Anna Nicole do të sillete në jetë, në ishujt Bahamas, fëmijën e saj të dytë (pa dashur të shpallte emrin e babait të fëmijës). Tri ditë më vonë, fëmija i madh, djali i saj David, 20 vjeç, vdiq në rrethana misterioze në një dhomë të Doctors Hospital në Nassau, ku gjendej pranë shtratit të nënës së vet, me rastin e ardhjes në jetë të motrës së tij. Modelja e kishte mbrojtur gjithmonë zgjedhjen e saj për t'u martuar me një burrë tejet të shtyrë në moshë, duke thënë se nuk e kishte pasur syrin tek pasuritë e tij. "Askush nuk më ka ndihmuar ndonjëherë, askush nuk ka bërë diçka për mua, askush nuk më ka dashur thoshte ajo në një intervistë dhe kështu ka ardhur Howard, ka qenë një bekim për mua. I vetmi njeri në jetën time që nuk ka çarë kryet për çfarë thuhej kundër meje. Më ka dashur vërtetë dhe unë e kam dashur pikërisht ngaqë ai më ka dashur."

 

 

9 shkurt 2007

 

REVISTA PEOPLE: PYETJET QË SHTRON VDEKJA E ANË NIKOLË SMITHIT

 

Si vdiq ajo? Nuk dihet. Smith është ndeshur me probleme shëndetësore kohët e fundit dhe në dhomën e saj në hotel ishte përherë një infermiere. Nuk dihet pse infermierja nuk ishte të enjten atje, por Smith ishte shtruar në spital në nëntor për ftohje dhe kishte shenja si ato të gripit para vdekjes. Gjithashtu, Cyril Wecht, mjeku personal i Smith, i cili besonte se djali i Smith vdiq nga një ndërthurje barnash dhe nga dobësia e zemrës, thotë se Smith mund të ketë pasur të njëjtin problem me zemrën.

Si është puna me pasurinë që ajo lë pas vetes? Punët në këtë drejtim po i shkonin mirë. Ajo thoshte se burri miliardier i naftës J. Howard Marshall II, ia premtoi asaj milionat. Pas ai vdiq më 1995, ajo ishte në betejë me të birin e Marshall. Në gjykatë në Kaliforni ia dha Smith $474 millonë, më vonë një gjykatë federale ia zbriti në $88 milionë. Një gjykatë apeli pastaj vendosi që të drejtën për të vendosur e kishte gjykata e Teksati. Por Gjykata Supreme e ktheu në fuqi vendimin më të parë.

A do ta trashëgojë pasurinë e bija, Dannielynn?

Nuk dihet. Teksa djali i Smith, Daniel, vdiq tri ditë pas lindjes së Danielynn, vajza teorikisht trashëgon pjesën më të madhe të pasurisë së Smith. Vdekja e Smith gjithsesi krijon kaos në çështjen e trashëgimisë. Gjithashtu ende nuk dihet nëse Smith kishte pasur një dëshirë dhe, nëse e ka pasur, çfarë ka parashikuar për vajzën. Nëse ajo vdiq pa pasur një dëshirë, atëherë gjithçka shkon te Dannielynn. Çështja ka mundësi të mbetet nëpër gjyqe për shumë vjet.

A ishin Howard K. Stern dhe Anna Nicole Smith ligjërisht të martuar?
Jo. Ata bënë një "ceremoni përkushtimi" më 28 shtator në Bahamas, por ajo nuk njihet nga ligji amerikan. "Ata ishin partnerë, shpirtra binjakë," thonë avokatët e Smith.
Kush është babai i Dannielynn?
E paqartë. Avokati Stern dhe fotografi Larry Birkhead, një ish i fejuar i Smith, mëtojnë për atësinë. Pak para vdekjes së Smith, gjyqi vendosi provën e DNA të Smith dhe të foshnjës për ta përcaktuar babain. Fill pa vdekjes avokatët e Birkhead kërkuan të merret DNA nga trupi i Smith, çka avokat i Smith e konsideroi "sjelljen më të ulët që mund të përfytyrohet".
Kush do ta ketë nën përkujdesje Dannielynn?
Tani për tani, Stern. Çështja e përkujdesjes është e lidhur me atësinë, dhe gjykatat më në fund do të vendosin. Stern e konsideron veten baba dhe po e mban nën përkujdesje foshnjën, edhe pse në kohën e vdekjes së Smith, fëmija ishte në Bahamas me miqtë e Smith.
A po merrte ajo barna në kohën kur vdiq? Po, barna gripi, sipas një burimi. Smith ishte gjithashtu nën kujdesin e një psikiatri, por nuk dihet a merrte barna për këtë.
Pse ishte ajo në Florida? Me sa duket për pushime. Policët thanë se ajo ishte rregullisht kliente në Hard Rock Hotel & Casino in Hollywood, të Floridas dhe kishte regjistruar atje një video vitin e shkuar. Ajo kishte shkuar në hotel të hënën dhe do të largohej të premten.
A është Stern i dyshuar? Nuk dihet. Policët ende nuk kanë përcaktuar kush mund të jenë të dyshuarit. Stern kishte shkuar në Florida me Smith, por policët nuk kanë ende të dhëna nëse ai ishte në dhomën e hotelit kur ajo ra pa ndjenja.

Sa do të ndikojë në hetimet vdekja e djalit të saj? Nuk do të ndikojnë. Autoritetet bahamiane do të vazhdojnë hetimet muajin e ardhshëm për vdekjen e 20-vjeçarit Daniel në shtator. Ata e kanë dëgjuar Stern, i cili ishte i pranishëm gjatë vdekjes së Danielit dhe ishte po ashtu me Anna Nicole gjatë qëndrimit të saj në Florida.

 

ATËSIA E DENIELINËS

 

Atësia e vajzës së Anna Nicole Smith, pas vdekjes tragjike të nënës së saj, kur ish burri i artistes Zsa Zsa Gabor tha se ishte ai babai i vajzës. Princ Frederick von Anhalt, 64 vjeç, tha se ka pasur dhjetë vjet rresht marrëdhënie me bjonden gjoksmadhe Anna, e cila vdiq në Florida të enjten. Ai foli teksa beteja vicioze se kush do ta marrë në përkujdesje pesëmuajshen

Dannielynn tashmë ka shpërthyer. Ajo mund të trashëgojë rreth gjysmë miliardi dollarë na e ëma. Menjëherë pas vdekjes së 39-vjeçares Anna, avokatët e Larry Birkhead i cili thotë se është babai kërkuan marrjen e DNA nga trupi i Anna Nicole Smith. Gjykata vendosi të premten që ta kundërshtojë kërkesën, por urdhëroi që trupi të ruhet për dhjetë ditë. Anna ka këmbëngulur gjithmonë se i fejuari aktual, avokati Howard K Stern me të cilin ajo "u martua" në një ceremoni jozyrtare është babai i Dannielynn. Por Frederick von Anhalt, 64 vjeç, thotë se do të kërkojë edhe analizën e provës së babait, pra nëse foshnja është e atij, e Stern apo e Birkhead. Ai tha: "Nëse shqyrtohet se me kë ishte ajo në atë periudhë, do të kuptohet se ajo nuk ishte me asnjërin prej atyre dy burrave."

 

KOLEGËT E SHKOLLËS SË MESME E KUJTOJNË ANË NIKOLË SMITHIN

 

Nikki Hart është në polifoton vjetore të Mexia High School të vitit 1985, një vajzë e bukur, por jo e buzëqeshur, me çehre të zymtë. Mësuesit e qytezës së vogël të Teksasit, me 6563 banorë, e kujtojnë si nëpër tym nxënësen jo të veçantë e cila u rrit duke u bërë mbretëresha e mediave tabloide Anna Nicole Smith, Playboy Playmate dhe vejushë miliardieri, e cila vdiq të enjtne në moshën 39-vjeçare. "Mua më kujtohet ajo, por atëherë e kishte emrin Nikki Hart. Në të vërtetë më shumë e mbaj mend si një vajzë që punonte në një restorant që shërbente mish pule," tha mësuesi i matematikës Glenn McGuire. "Ne nuk ndjenim ndonjë krenari për të. Nuk kishte ndonjë në qytezën tonë që të thoshte, për shembull, këtu është vendi ku ka banuar Anna Nicole Smith," tha ai. Lindur Vickie Lynn Hogan në Houston, Nikki Hart ishte një nga emrat e shumtë që Anna Nicole Smith pati gjatë jetës së saj të trazuar dhe tragjike gjatë së cilës e pa veten të mbijetojë djalin e saj, por jo të gëzojë shumën përrallore të trashëguar nga i shoqi, miliardieri J. Howard Marshall. Dhe përkundër opinionit populor, duket se ajo nuk u rrit në Meksia (Mexia), por vetëm u shkollua atje për një kohë të shkurtër. Mendimi se ajo ishte bija e një fshati të vogël ishte një nga mendimet që e shoqëroi atë gjithë jetën, tha e ëma e saj Virgie Arthur në emisionin e televizionit ABC, Good Morning America. Mësuesit në Mexia High School tha se shënimet thonë se ajo kishte ardhur aty nga një shkollë e Houston, ka vazhduar studimet një semester të klasës së nëntë në Mexia, por nuk e plotësoi gjithë klasën e nëntë aty. Në Jim's Krispy Fried Chicken një lokal shumë popullor i atëhershëm ajo gjeti punë dhe si adoleshente u martua me guzhinierin Billy Smith, i cili ishte babai i djalit të saj Daniel. Daniel vdiq, ndoshta për mbidozë droge, vitin e shkuar në Bahamas në dhomën e spitalit, pranë krevatit të nënës, tri ditë pasi Smith solli në jetë vajzën e saj. Qyteza që ajo la pas një vend miqësor dhe i pazhvilluar ka ndjesi të përziera për ish banoren e saj të famshme. "Ne kemi gjëra më të mira për t'i kujtuar. Ajo nuk është një shembull për nxënësit tanë," tha Johni Cotton, drejtori i Mexia High School. Shembulli i saj përfshin stripteren, modelen dhe aktoren. Ajo u bë shumë e famshme sidomos pas martesës së vitit 1994 me perandorin e industrisë së naftës Marshall, kur ajo ishte vetëm 26 dhe ai ishte 89 vjeç. Marshall, i cili kishte një pasuri $1.6 miliardë, vdiq 14 muaj më vonë dhe Smith e shpenzoi gati gjithë kohën që pasoi në beteja gjyqësore me familjen e tij për trashëgiminë. Familja Marshall e quajtën atë një gërmuese ari dhe e mbajtën çështjen gjyqësore të pazgjidhur për shumë vite. Disa njerëz në këtë qytetë mbi 100 kilometra larg qytetit Dallas e admiruan atë për këmbënguljen në arritjen e qëlimeve. "Disa të tjerë kishin ndjesinë se ajo e njolloste këtë qytezë," tha Alan Campbell, një kamionist në industrinë lokale të gazit. "Por unë nuk mendoj se ajo na njollosi. Ajo ia kishte vënë vetes një qëllim dhe ia arriti atij qëllimi," përfundoi ai./Elida BUÇPAPAJ

 

10 shkurt 2007

 

ANË NIKOLË, HAUARDI DHE JAHTI I QUAJTUR "I FURISHMI"

 

Anna Nicole Smith kishte një ndjesi humori për përditshmërinë e saj, dhe kjo pasqyrohej edhe në jahtin sportiv që sapo e kishte blerë. Ned Bruck, drejtues i përgjithshëm o Reel Deal Yachts në Miami Beach, thotë se Smith dhe Howard K. Stern mezi po prisnin të kënaqeshin me jahtin e tyre, të cilin e kishin pagëzuar "The Cracker". "Ne kemi biseduar kryesisht me
Howard, por Anna erdhi disa herë për ta parë jahtin," tregon Bruck. "Asaj i pëlqente fakti që jahti kishte dy dhoma të ndara gjumi dhe një shesh për banjo dielli, si dhe një sallon të madh ndenjeje." Bruck tha se jahti sportiv kishte vetëm 500 orë punë dhe kishte motorë dizel, madje edhe pse kishte 10 vjet që ishte prodhuar. Ata kishin në plan ta rizbukuronin sipas shijeve të tyre. Ai nuk mund të thoshte sa do kushtonte kjo, por tha se "nuk ishte jaht një milion dollarësh".
"Nëse ata do të pendoheshin pse e blenë, atëherë mund ta shitnin kur të donin dhe me leverdi." Një arkitekt i mjediseve të brendshme po punonte me Smith për krevatet, për instalimin e mjeteve elektronike dhe televizorëve. Stern ishte në jaht atë ditë duke u marrë me pajisjet e tij, kur mori telefonatën për gjendjen e Smith, tha Bruck. Bruck tha se ishte i kënaqur nga bashkëpunimi me çiftin, duke shtuar se ata mezi prisnin të kishin jahtin e parë dhe të fillonin jetën e tyre të re të shëtitjeve. "Më më pëlqeu ai," tha Bruck për Stern. " Çdokush në vend të tij do të ndjehej në siklet. Por ai ishte një njeri fisnik. Unë mendoj se ai e trajtonë Smith me shumë respekt dhe dukej se kujdes edhe se ku e hidhte këmbën ajo."

 

REAKSIONI I INTERNETIT I MENJËHERSHËM DHE BRUTAL NDAJ VDEKJES SË ANË NIKOLË SMITHIT

 

Në minutat e para menjëherë sapo u muar vesh për vdekjen e stripteres, modeles dhe aktores së famshme Anna Nicole Smith, blogosfera filloi autopsinë e jetës së saj me gërma të madh. Dhe verdikti nuk ishte i kënaqshëm. Nga skuta të ndryshme të Internetit, komentatorët të cilët dikur e konsideronin Smith të vlefshme vetëm për sensacione nga më të larmishmet, u ngutën të depërtonin sa më thellë në kuptimet kulturore të vdekjes së saj. Shumë prej tyre e gjykuan brutalisht atë. Ata u muarën kryesisht me tallje rreth përmasave të gjoksit të artistes ose me tepërimet e saj me drogat me një fjalë e shikonin reaksionin e tyre ndaj vdekjes së Anna Nicole Smith si një rast festiv për botën e gossipeve rreth famozëve. Faqja e blogeve e kërkimeve Technorati.com tregonte se përmendja e Anna Nicole Smith ishte pesëfishuar të entjen. Prapë kjo shifër do të ishte e vogël, diçka më shumë se 44000 përmendje, çka përbënte vetëm një të dhjetën e përmendjeve të sensacionales më të famshme të blogeve, këngëtaren e muzikës pop Britney Spears. Rasti demonstroi egërsinë e pamasë të pseudonimeve që vërshuan në faqet e Internetit. Kjo mizori ishte në kontrast të plotë me tonin shumë të respektueshëm dhe të tronditur të përdorur në pasqyrimin e vdekjes së saj në rrjetet e televizioneve kabllore. "Gjendja e Anna Nicole Smith mori tatëpjetën e vdekjes," shkruante autori i një blogu në faqen Fark.com. Mijëra vizitorë postuan shënimet e tyre brenda pak orëve pas vdekjes së saj- http://forums.fark.com/cgi/fark/comments.pl?IDLink=2596842 Fark commentator "LikelyCulprit" postuan një foto të një balene të titulluar "fotoja e autopsisë paraprake". Diçka më pak se një orë pas lajmit të vdekjes së Smith në moshën 39-vjeçare, edhe televizioni CNN bëri të ditur se një diskutim përkujtimor për artisten ishte krijuar në http://www.annanicolesmithdies.com. Një lojtar i vdekjes makabre të artistes i quajtur

http://www.derbydeadpool.co.uk fitoi dyfishin e pikëve në paragjykimin e Smith. Pas saj vinin ato për Fidel Castro dhe për aktorin e filmave horror Christopher Lee. TMZ.com, një vebsajt kushtuar famozëve që merret kryesisht me aktorin Mel Gibson, hamendej si filmi i fundit i Smith, "Illegal Aliens", parashikuar të dalë në kinemarë amerikane në prill, mund të vihet në dyshim- http://www.tmz.com/2007/02/08/anna-nicoles-last-film-in-doubt/. AOL është kompania që siguron vebsajtet që merren me gërmime të ndyra në jetën e famozëve- http://us.video.aol.com/video.index.adp?mode=1&pmmsid=1840030 menjëherë nxitoi të jepte fragmente të filmit.

 

KUSH ËSHTË SAKTËSISHT HAUARD K. STERN?

 

Howard K. Stern ishte i njohur për adhuruesit e emisionit të televizionit E!, Anna Nicole Show, si avokati i Anna Nicole Smith, partner i besueshëm dhe i pandarë i artistes. Pastaj në shtator ajo tregoi në emisionin e Larry King në CNN se ai ishte i dashuri i saj dhe babai i vajzës së saj foshnje. Por kush është saktësisht ai? I diplomuar në UC-Berkeley dhe në UCLA School of Law, Stern, 38 vjeç, bashkëthemeloi një firmë që merrej me kontratat e industrisë së modës së lartë dhe të industrisë artistike të Anna Nicole Smith në mesin e viteve 1990. Kur burri i saj J. Howard Marshall II vdiq më 1995 dhe ajo hyri në grindje me familjen e tij lidhur me pasurinë e tij $1,6 miliardë, Stern e ndihmoi artisten. "Howard ndihmoi fuqimisht si një burim," tha këshilltari i saj, Philip Wendel Boesch Jr vitin e shkuar. "Ai ishte eksperti i Anna Nicole Smith në sallën e gjyqit. Unë merresha me argumentet përmbyllëse dhe me pyetjet e kundëpyetjet e dëshmitarëve." Në kohën kur firma e Stern u shpërbë, rreth pesë vjet më parë, ai ishte bërë shumë më i brendshëm në bizneset e Smith, duke negociuar me televizionin E! dhe madje duke pasur rol në filmin e saj të vitit 2003, Wasabi Tuna. Ishte e qartë për të gjithë ata që e njihnin Anna Nicole Smith se Howard K. Stern ishte i pazevendësueshëm për artisten.

"Ajo mbështetej krejtësisht në mendimet e tij për çdo gjë që kishte të bënte me biznesin e saj dhe me jetën e saj," tha një burim i revistës People në shtator. "Ai ishte gjithmonë në gatishmëri për t'i shërbyer saj, madje edhe në kohën kur ajo ishte në marrëdhënie dashurore me burra të tjerë." I njëjti burim ka shtuar: "Ai ra në dashuri me Smith që në çastin e parë të e takoi. Ai ka qenë gjithmonë çmendurisht në dashuri me të." Pas vdekjes së djalit të Anna Nicole Smith, Daniel, në dhomën e saj në spital, pak ditë pasi ajo kishte sjellë në jetë vajzën e saj Dannielynn, Howard K. Stern pranoi në emisionin e Larry King më 26 shtator 2006 hiç më pak se ai ishte babai i Dannielynn dhe se ishte duke shpresuar se do të martohej me Anna Nicole Smith. "Unë ka shumë kohë që e dashuroj atë dhe jam plot shpresa që ajo ka të njëjtat ndjenja për mua," tha ai. "Në të njëjtën kohë, tani për tani ne duam të merremi me problemet me të cilat po përballemi." Dy ditë pas kësaj interviste, Ana Nicole Smith dhe Howard K. stern bënë një ceremoni martesore në Bahamas, martës e cila nuk njihet ligjërisht në Amerikë.

Disa analistë u hamendën se mos Stern është duke fituar epërsi ndaj Smith gjatë kësaj periudhe të përzishme të saj, por në nëntor Smith tha në një intervistë me Entertainment Tonight dhe The Insider se ata ku shumë vite që janë bashkë dhe se ishte ajo që e kishte bërë hapin e parë. "Unë doja të kisha me Stern një marrëdhënie më të thellë se me një avokat," tha ajo. "Unë isha ajo që vërshova drejt tij...Ai ishte vetëm miratuesi i dëshirës sime."  Por anëtarë të familjes së Smith vunë në dyshim lëvizjet e Stern dhe u hamendën nëse ai kishte pasur rol në vdekjen e Daniel. Nëna e Smith, Virgie Arthur, tha në emisionin e Nancy Grace në CNN: "Ishin vetëm tre veta në atë dhomë spitali...Tani nëse Howard Stern martohet me time bijë dhe ajo pastaj vdes, atëherë ku do të shkojnë paratë e Anna Nicole Smith? Natën e vdekjes së Smith, motra e saj, Donna Hogan, ishte edhe më e drejtpërdrejtë:

"Mos ma përmend emrin e atij njeriu," tha ajo në emisionin e Larry King të enejten. "Unë nuk kam ndjesi të mira ndaj tij në të vërtetë tani. Unë kam dy anëtarë të familjes që më kanë vdekur...dhe duket se pikërisht ai i ka lënë këto të ndodhin."/Elida BUÇPAPAJ

 

14 shkurt 2007

 

FILMI I FUNDIT I ANË NIKOLË SMITHIT DEL NË MAJ

 

Filmi i fundit i stripteres, modeles dhe aktores Anna Nicole Smith, një komedi fantastiko-shkencore (sci-fi) me titull "Illegal Aliens", do të dalë në DVD në maj, njoftuan shpërndarësit e filmit. Në film Smith luan si njëra nga tri alienet të cilat e transformojnë veten e tyre në "femra supertunduese dhe vijnë për ta mbrojtur Tokën nga forcat ndërgalaktike të së keqes", sipas deklarimeve për shtyp të MTI Home Video, që do ta shpërndajë filmin me anë të kasetave DVD. Zëdhënës i kësaj kompanie tha se filmi është bërë me buxhet të vogël, ku synohet të shpalosen cilësitë fizike të Anna Nicole Smith. Nuk ka ndonjë plan që filmi të dalë në kinematë, tha ai. Filmbërësit, natyrisht, nuk kanë ambicje për çmime Oskar për filmin e tyre 93 minutësh të xhiruar më 2005 në Vermon, në Los Anxhelos dhe në Nju Jork. Smith i investoi paratë e saj për projektin dhe madje mori pjesë edhe si skenariste në realizimin e tij. Djali i saj, Daniel, është në film si ndihmësproducent. "Shumë njerëz quan ta paraqesin Anna Nicole Smith si një femër të pagdhendur, por unë në të vërtetë nuk mendoj se ishte kështu. Ajo ishte mjaft e zgjuar dhe në film e tregon veten edhe si artiste të mirëfilltë," tha zëdhënësi.

Ai tha se Anna Nicole Smith kishte parashikuar që të drejtonte fushatën për propagandimin e filmit të saj.

 

 

15 shkurt 2007

 

BIOGRAFIA E ANË NIKOLË SMITH NË KRYE TË SHITJEVE

 

"Great Big Beautiful Doll" (Kukulla e madhe mrekullisht e bukur) nga Eric dhe D'Eva Redding, është i vetmi libër në treg për Anne Nicole Smith, thotë shtëpia botuese Barricade Books në Fort Lee të Nju Xhersit. Pas vdekjes së Smith javën e shkuar, libraritë kanë kërkuara furnizime të reja me këtë libër, duke e kthyer në qendër të vemendjes këtë libër që ka pasur një shitje modeste më parë. Libri, i cili e ka çmimin $16.95, u publikua në botim special më 1996, por Barricade Books ka bërë një botim të ri të thjeshtë para një jave, botim që do të dalë në treg në pranverë. Carole Stuart, në shtëpinë botuese Barricade Books, kishte vënë re se shqetësimet që kishte pasur kohët e fundit Anne Nicole Smith, sidomos vdekja e të birit 20-vjeçar dhe diskutimet për atësinë e vajzës së saj, e kishin kthyer vemendjen e publikut tek stripterja, modelja dhe aktorja. (I shoqi i zonjës Stuart, botuesi Lyle Stuart, ishte i famshëm për nxitjen e publikut për libra të tillë si "The Anarchist Cookbook," "The Turner Diaries" dhe "Naked Came the Stranger.") "Unë mendova atëherë se ndodhitë e fundit në jetën e saj e kishin riaktualizuar librin, prandaj ai duhej përgatitur në një botim të thjeshtë," tha zonja Stuart. "Pastaj, siç dihet, javën e shkuar ajo vdiq. Kështu që, mjerisht, ne e morëm vesh se libri u bë vërtetë shumë i kërkuar nga blerësit." Ajo shtoi me nxitim: "Ne nuk e vramë atë dhe nuk ia bëmë asnjë të keqe." Por ajo pranoi se Barricade Books është duke përfituar nga monopoli që ajo ka për librat kushtuar Anne Nicole Smith. Shtëpia botuese është duke u ngutur që të lidhet me rrjetet shpërndarëse në mënyrë që tirazhet e reja të librave të shkojnë sa më shpejt nëpër libraritë. Deri edhe Wal-Mart ka kërkuar një furnizim, të parin nga Barricade Books, një shtëpi botuese e vogël e cila është e specializuar në libra joartistikë më gangsterë, lojtarë bixhozi dhe njerëz skandalesh. Autorët e librit për Anne Nicole Smith, ish manaxheë të saj në ditët e vështira të saj në Teksas, kanë bërë një portret tejet simpatik të artistes, duke nisur nga koha kur ajo ishte kamariere në restorantin me gatesa tradicionale deri te ngjarja aq e publikuar në mediat tabloide, martesa e saj e vitit 1994. Botimi i ri, me lidhje të thjeshtë i librit, përmban kapituj të rinj, përfshirë vdekjen e të birit; një tjetër botim i librit do të përfshijë edhe kapitullin e vdekjes së vetë Anne Nicole Smith. Një shtojcë me fotografi të periudhës së hershme të Smith, kur ajo ishte ende e njomë dhe me forma të përkryera trupore, do të jetë në botimet e reja. Në një intervistë telefonike nga Houston, Z. Redding tha se zonja Smith nuk pati asnjë vërejtje për librin kur ai u botua për herë të parë. "Çdo publicitet ishte vetëm mirë për të," tha ai. Një biografi rivale për Smith është duke u përgatitur nga Phoenix Books, por nuk është parashikuar të dalë pa kaluar disa muaj. Nëse titulli na zbulon diçka nga përmbajtja ("Train Wreck: Anna Nicole Unauthorized"- Treni i rrëzuar: Anë Nikollë e paautorizuar), libri do të jetë shumë më i ashpër për jetën e Smith. Autore e saj është Donna Hogan, gyjsmëmotra e Smith, e cila e paralajmëroi librin në bisedë me "Larry King Live" ditën që vdiq Ms. Smith. Botimet e para të "Great Big Beautiful Doll" kanë arritur edhe në faqet e internetit. Libri nuk duhet ngatërruar me librin tjetër "Great Big Beautiful Doll: Everything for the Body and Soul of the Larger Woman," Kukulla e madhe mrekullisht e bukur- Gjithçka për trupin dhe shpirtin e një gruaje të bollshme, shkruar nga Stella Jolles Reichman. Shtëpia botuese Barricade Books bëri të ditur se botues të huaj, francezë, japoezë e të tjerë po kërkojnë botimin e librit në gjuhët përkatëse. Ajo tha se së shpejti do të bëjnë edhe në kontratë për film televiziv kushtuar asaj./Elida BUÇPAPAJ

 

16 shkurt 2007

 

NUK ËSHTË MARRË VENDIM SE KUSH DO TA VARROSË ANË NIKOLË SMITHIN

 

Një gjykatës në Florida urdhëroi të enjten që të merren në trupin e artistes prova për DNA, por nuk u muar vendim se kush do ta varrosë, i fejuari apo nëna. Gjykatësi i rajonit,

Larry Seidlin, tha se nuk mund të ketë vendim të shpejtë për këtë. Një ekspert mjekoligjor tha se trupi i Anna Nicole Smith duhet të varroset sa më shpejt. Gjykatësi tha se do të vendoset nëse trupi i saj do të balsamoset. Seidlin po drejton çështjen midis të fejuarit avokat të Smith,

Howard K. Stern, nënës së saj, Virgie Arthur, dhe Larry Birkhead, ish i fejuar i Smith.

Stern do që Smith të varroset në Bahamas, Arthur do që ajo të varroset në Teksas dhe Birkhead do që të jetë i siguruar për marrjen e provave të DNA. Stern dhe Birkhead mëtojnë atësinë e vajzës 5-muajshe Dannielynn Hope Marshall Stern. Stern tha se Smith donte të varrosej në Bahamas afër të birit Daniel, që vdiq pesë muaj më parë, 20 vjeç, tri ditë pasi lindi Dannielynn. Një mëtues i tretë për atësinë e foshnjës është burri i aktores Zsa Zsa Gabor. Frederic von Anhalt thotë se ka një aferë 10-vjeçare me Smith dhe beson se foshnja ka atësinë e tij.

 

17 shkurt 2007

 

MIQTË THONË SE VAJZA E ANË NIKOLË SMITHIT ËSHTË MIRË

 

Partneri i një kohe të gjatë i Anna Nicole Smith është i shokuar nga vdekja e saj, por vajza e saj 5-muajshe është mirë, tha një mik i çiftit të premten. Eric Gibson iu tha gazetarëve pasi kishte vizituar shtëpinë kështjellë ne oqean ku Howard K. Stern, një avokat që e përfaqësoi Smith në beteja të ndryshme ligjore dhe luajti në reality show televizive, e ka ngujuar veten.

"Howard është i tronditur. Ende është në gjendje shoku," iu tha Gibson reporterëve nëpërmjet dritares së një veture tek po dilte nga ferma e tij, njohur si Horizons, ku artistja 39-vjeçare jetoi para vdekjes së saj më 8 shkurt në një hotel të Floridës. Gibson tha se ai e pa të bijën e Smith, Dannielynn, dhe ajo dukej shumë mirë. "Ajo luante me mustaqet e mia dhe qeshte e gëzohej," tha ai. Vajza është në qendër të një beteje për atësinë e saj. Wayne Munroe, një avokat për pasurinë e Smith, tha se nuk di se kush do të kujdeset për vajzën kur Stern do të shkojë neë Florida të martën në përpjekje për të marrë gjërat që i kishte me vete Smith. Në fillim të javës, nëna e Smith, Virgie Arthur, arriti një fitore të pjesëshme kur gjyqtari e ndaloi Stern, i cili në certifikatën e Dannielynn figuron si babai i saj, për ta larguar vajzën nga Bahamasi deri sa të merret vendimi se kush do ta ketë vajzën nën përkujdesje.

 

 

BËHET E DITUR TESTAMENTI (DËSHIRA E FUNDIT) I ANË NIKOLË SMITHIT

 

Testamenti (dëshira e fundit) i Anna Nicole Smith është bërë i ditur, dhe aty thuhet se gjithçka ajo ia linte në trashëgim të birit Daniel, raporton CNN. Bashkëjetuesi i Smith, Howard K. Stern, është caktuar administrues i pasurisë. Testamenti është shkruar më 2001 dhe nuk është rishikuar pas lindjes së vajzës së saj, Dannielynn Hope. Dokumenti thotë se pasuria e Smith i besohet Danielit, i cili vdiq në shtator. Nuk është e qartë nëse dokumenti do të ketë ndikim në çështjen e marrjes së vajzës nën përkujdesje dhe betejën për atësinë e foshnjës së Smith. Një kryeradhë në dokument, ku thuhet "unë me vetëdijë kam përjashtuar nga kjo burrin tim dhe çdo burrë të ardhshëm apo fëmijë të ardhshëm", duket se e përjashton Dannielynn nga trashëgimia e pasurisë. Duke e analizuar testamentin, Lisa Bloom tha në CNN se ndarja e pasurisë së Smith do të jetë një çështje kryesore, "sepse askush nuk e përfytyronte ndonjëherë se Daniel do të mbijetohej nga e ëma". Dkumenti është nënshkruar nga Vickie Lynn Marshall (emri i vërtetë i Anna Nicole Smith) dhe ia jep Sternit autoritetin e plotë për të marrë nën kujdes pasuritë. Testamenti u bë i ditur të premtne nga Larry Seidlin i gjykatës rajonale të Floridës dhe iu dha nga një kopje avokatëve për ta firmosur. Në testament nuk thuhet se ku dëshironte Smith të varrosej. Ka pasur një konflikt të ashpër mes Stern dhe nënës së tëhuajtur të Smith, Vergie Arthur, se ku duhet varrosur Smith. Stern këmbëngul se Smith donte të varrosej pranë të birit, në Bahamas, ku ajo kishte blerë një copë tokë për këtë qëllim. Arthur, nga ana tjetër, dëshiron që Smith të varroset në varrezat e familjes në Teksas. Çështja se ku të varroset Smith do të rishqyrtohet të martën, kur Stern është urdhëruar nga gjyqtari Larry Seidlin të jetë i pranishëm personalisht në sallën e gjyqit në Florida për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin. Deri tani Stern nuk është paraqitur asnjë herë në betejat gjyqësor në Florida për të përcaktuar se ku do të varroset trupi i Smith. Avokatja e tij, Krista Barth, është përpjekur ta rregullojë që Stern të dëshmojë nga Bahamas nëpërmjet telefonit, duke thënë se ai nuk mund ta lërë vetëm Danielynn. Megjithatë, prania e Stern në seancën gjyqësore është vendosur pasi gjyqtari Seidlin është bindur nga avokati i Arthur, i cili ka theksuar se Stern dhe Smith e kishin lënë më parë foshnjën me një babysitter kur ata udhëtonin në Florida për të parë një ndeshje boksi dhe për të blerë një anije. Bëhet fjalë për udhëtimin e fundit, në fakt, atë kur Smith r a e vdekur në një hotel në Seminole, Florida. Seidlin gjithashtu nënshkroi një urdhër për të ballsamosur trupin e artistes të premten. Sidoqoftë u shty për më vonë pasi dy punonjës të zyrës mortore nuk pranuan të nënshkruajnë një dokument për ruajtjen e sekretit të procesit. Gjykata është duke kërkuar një zyrë tjetër të këtij lloji për të pranuar ruajtjen e këtij sekreti./Elida BUÇPAPAJ

 

20 shkurt 2007

 

FOTOGRAFI: VDIQËN TË REJA SI DËNIM PSE ISHIN TË BUKURA

 

Ishin yje që u ndezën dhe papritmas u shuan. Fati i tyre është tragjik. Fundi i Anna Nicole Smith, gjetur pa jetë në dhomën e saj të hotelit në Florida, 39-vjeçare, mjerisht nuk është zija e parë që trondit botën e Playboy. Në një gjysmë shekulli të tjera femra që i ka bërë të famshme kjo revistë kanë vdekur të reja. Dhe shpesh në situata dramatike. Incidente në vetura, mbidoza të drogave, vrasje pasionale: liste e zymtë e 50 viteve na sjellë ngjarje nga më të ndryshmet. Para Anna Nicole Smith kishte ngjallur një stuhi mediatike, ndoshta në të njëjtat përmwsa, historia e Dorothy Stratten, vajza e ballinës së parë e viteve 1980, vrarë nga xhelozia e marrë dhe e verbër e të shoqit. Revista ia kushtoi një numër special jetës së saj. "Është trishtuese të kesh humbur kaq vajza në pak vite," komenton fotografi Peter Gowland i cili më 1974 qau për humbjen e gruas së tij të vdekur nga mbidoza. Gowland ishte nga ata qëe  pavdekësuan Jayne Mansfield: bjonden eksplozive që vdiq në një përplasje fatale me veturën e saj, kur ajo kishte 34 vjet. "Është mallkimi pse ishin të bukura," vazhdon të komentojë Gowland. Eve Meyer, Playmate e vitit 1955, ishte një ndër 550 viktimat e përfshira në përplasjen mes dy avionëve në Ishujt Kanarie më 1977: kishte 46 vjet. Më vonë fati nuk e ka kursyer Ellen Louise Maligo, e njohur me emrin e artit "Star Stowe": gjetur e vdekur në Coral Springs më 1997, kishte 40 vjet. Kështu legjendarja Marilyn Monroe, e cila hodhi hapat e para të një karriere kinematografike të ndritshme pikërisht në Playboy. Edhe misteri i vdekjes së saj të parakohëshme (më 1962, kur kishte 36 vjet) ka ndihmesuar në ndërtimin e mitit të saj. Tony Crews, Carol Willis e Claudia Jennings, yje të viteve 1970, vdiqën të gjitha pothuaj njëzetvjeçare në incidente me vetura. Droga ishte në zanafillë të vdekjes së parakohëshme të
Willy Rey, që e pushtoi ballinën më 1973. Zija e fundme, para Anna Nicole Smith, është ajo për 28-vjeçaren Elisa Bridges: gjetur pa jetë në shtratin e saj. Ishte viti 2002. Revista Playboy tha atëherë se vdekje kishte "shkaqe natyrore", por analizat e bëra treguan praninë e mbidozës./Elida BUÇPAPAJ

 

21 shkurt 2007

 

HAUARD STERN: ANË NIKOLË ISHTE PËR MUA "GJITHË BOTA"

 

 

Bashkëjetuesi i një kohe të gjatë i Anna Nicole Smith dhe avokat i saj Howard K. Stern foli në sallën e gjyqit të Floridës, duke e quajtur ish stripteren, modelen dhe artisten "pretty much my whole world" (krejt bota ime për mua). "Ajo ishte mikja më e mirë, e dashura më e mirë, nëna e vajzës sime, me një fjalë, ishte gjithçka për mua", tha ai në përgjigje të natyrës së marrëdhënieve të tij me Anna Nicole Smith, bën të ditur televizioni Fox News. Gjatë dëshmisë së Stern në betejën gjyqësore për të vendosur se ku do të varroset rupi i Smith, ai tha se Smith, e cila vdiq më 8 shkurt, pati blerë një copët tokë për varr për veten e saj dhe për të birin e saj Daniel në Bahamas. Stern tha se Smith ishte tej mase e rrënuar pas vdekjes së të birit Daniel dhe i pati thënë Stern-it: "Kudo që Daniel të varroset unë dua të varrosem pranë atij." Ai gjithashtu tha se çifti filloi marrëdhëniet intime në vitin 2000. "Nuk ishte diçka ekskluzive...Ishte diçka që ne nuk donim ta shfaqnim para syve të njerëzve. Dhe ajo ka pasur të tjerë të dashur gjatë asaj kohe." Gjithashtu në sallën e gjyqit në Florida është një nga ish të fejuarit e Smith, Larry Birkhead, i cili thotë se është babai i vajzës së Smith, Dannielynn, në sallë është edhe nëna e tëhuajtur e Smith, Virgie Arthur, e cila është duke luftuar për të marrë trupin e së bijës dhe për ta varrosur në Teksas. Para se të hynte në sallën e gjyqit, Birkhead tregoi për emisionin Access Hollywood se lumturia e Dannielynn e ka detyruar atë të shkojë në atë sallë gjyqi. "Unë sapo pashë një fotografi të vajzës sime dhe e kuptova se çfarë ka ajo nevojë para së gjithash, kjo më bëri mua të fortë." Ndërkohë një gjykatë në Kaliforni urdhëroi që në trupin e artistes të merren analizat për provën e DNA të së bijës Dannielynn.

 

21 shkurt 2007

 

LERI BIRKHËD: ANA DHE UNË FOLËM PËR MARTESËN

 

Larry Birkhead, ish i fejuari i Anna Nicole Smith, i cili thotë se është babai i foshnjës 5-muajshe Dannielynn, foli të mërkurën në seancën gjyqësore ku vendoset për varrosjen e aktores Smith. Fotografi nga Los Anxhelosi dëshmoi se Smith i kishte treguar atij se ata prisnin një fëmijë të tyre dhe ai gjithashtu tha se e kishte gjetur avokatin e Smith , Howard K. Stern, duke i dhënë droga artistes kur ajo ishte e shtruar në spital. Sipas Birkhead, ai dhe Smith jetuan bashkë prej gushtit 2004 deri në prill 2005 dhe në janar 2005 Smith i tha atij se ishte shtatzënë, por një muaj më vonë pati një dështim. "Ajo mendoi se unë e fajësova atë për këtë dështim, kështu që patëm një grindje të vogël," tha Birkhead, i cili shtoi se në këtë kohë Stern isht shkak i mospajtimeve të tyre. Stern, i cili flinte shpesh në divanin e shtëpisë Studio City të Smith, sipas Birkhead, krijoi "zhurmime të brendshme në shtëpi". Pas dështimit

Birkhead tha se ai dhe Smith u ndanë, por u bashkuan prapë në prag të Vitit të Ri 2005. Aty nga Dita e Shën Valentinit 2006, "Anna Nicole më informoi se po priste një tjetër foshnjë," tha Birkhead, i cili fillimisht nuk ishte i sigurtë se i kujt ishte fëmija. "Ne po përpiqeshim të llogaritnim kohën e shtatzanisë së saj dhe ajo më ndërpreu duke thënë: "Unë nuk jam e përdalë, o budalla." Së bashku, Smith dhe Birkhead planifikuan përkushtimin ndaj lindjes së foshnjës dhe biseduan për martesën, tha ai. "Ne përmendëm kushedi sa emra për foshnjën. Ajo më tha se nuk donte të ishte një mama beqare, ajo e kishte bërë këtë gjë një herë, prandaj nuk e donte prapë. Ajo më ndërpriste dhe më thoshte: Le të flasim për martesën." I pyetur se a ishin duke planifikuar dasmën, Birkhead tha: "Isha duke e marrë parasysh, por nuk e bëra këtë gjë për arsye të gabuara." Birkhead gjithashtu e përshkroi vizitën që ia bërë artistes shtatzënë në spital në prill 2006, kur, tha ai "ajo po përpiqej të shmangte barnat" dhe ai pa Stern duke marrë drgoa nga një qese e duka ia dhënë asaj. "Ajo merrte baran para dhe gjatë shtazanisë," dëshmoi Birkhead. "Unë isha shumë i shqetësuar...Ne patëm nja dy përplasje në spital, ngaqë ajo dhe z. Stern merrnin droga nga ajo qese...Ata merrnin droga në vend që të merrnin barnat që i jepte spitali." Gjatë një vizite tjetër në spital, Smith e kishte deklaruar atë si babain e foshnjës. Birkhead tha se i vinte "keq për z. Stern" i cili thotë se është ai babai. Sipas Birkhead, Smith e konsideronte Stern "xhaxha Howard".

 

23 shkurt 2007

 

ANË NIKOLË SMITH DO TË VARROSET PRANË TË BIRIT NË BAHAMAS

 

Anna Nicole Smith do të varroset në Bahamas, pranë e pranë me të birin e saj, është bërë e ditur të enjten pasi gjyqtari i mbytur në lotë mori vendimin në pajtim me kërkesën e avokatit të së bijës së artistes. Richard Milstein, avokati i caktuar nga gjykata për 5-muajshen Dannielynn, shpalli planet e varrimit të Smith pak pas vendimit të gjyqtarit. Ai nuk tregoi ndonjë afat të saktë se kur do të varroset Smith. Gjyqtari rajonal Larry Seidlin ishte befasues me vendimin e tij, i cili dukej se po vonohej tej mase. "Kush do të ketë nën përkujdesje trupin e Anna Nicole Smith?" ishte pyetja para Seidlin. "Mund të jetë vetëm një përgjigje e drejtë dhe e përshtatëshme: Dannielynn, e vetmja fëmijë dhe trashëgimtare e Anna Nicole Smith."

Vendimi erdhi pas dy javësh nga vdekja e Smith në një hotel të Floridës në moshën 39-vjeçare, për shkaqe ende të panjohura. Nëna e tëhuajtur e Smith donte që artistja të varroset në  Teksas, ndërsa bashkëjetuesi i Smith  donte që ajo të varroset në Bahamas. Gjyqtari, i cili disa herë pati luhatje dhe ngurime në marrjen e evndimit të tij, më në fund e la trupin e artistes nën përkujdesjen e Milstein, avokatit të Dannielynn. Dhe gjyqtari sqaroi aty për aty se çfarë duhej bërë konkretisht më tej. "Unë dua që ajo të varroset pranë të birit në Bahamas," tha ai përmes lotëve. "Unë dua që ata të jenë bashkë." Bashkëjetuesi i Smith, avokati Howard K. Stern, ishte kërrusur përmbys mbi një tavolinë me duart para fytyrës, kur dëgjoi vendimin e gjyqtarit dhe filloi t'i fshijë lotët nga faqet. Nëna e Smith, Virgie Arthur, mbeti e shtangur. Jashtë gjykatës Stern takoi ish të fejuarin e artites, fotografin Larry Birkhead përpara dhjetëra reporterëve dhe ata premtuan se do të punojnë bashkë për organizimin e ceremonië së lamtumirës së artistes. "Është një çështje familjare. Ju djem shkoni në shtëpi," iu tha reporterëve Krista Barth, avokatja e Stern. Nëna e Smith ka në plan të apelojë vendimin e gjyqtarit, tha njëri nga avokatët e saj, Tom Pirtle. Seidlin u mbyt në lotë të enjten kur i përshpejtoi procedurat për të dalë tek vendimi i tij. Në një deklaratë paraprirëse ai theksoi se "kam qenë duke u përpjekur të shoshit gjërat në mënyrë njerëzore që gjithçka të zfjidhet sa më mirë". Milstein u emërua nga Seidlin javën e shkuar. Ai punon në zyrën e avokatisë të Maiemit, Akerman Senterfitt. Ai ka 30 vjet përvojë dhe është i specializuar në marrjet nën përkujdesje, sipas vebsajtit të firmës. Përplasja për vendin se ku do të varroset artistja ishte një nga çështjet më të diskutuara pas vdekjes së saj. Stern figuron si babai i Dannielynn në certifikatën e lindjes, por Birkhead thotë se ajo është vajza e tij. Një gjyqtar i Kalifornia po merret me çështjen e atësisë, por avokatët e Birkhead kërkuan nga gjykata në Florida të urdhërojnë marrjen e analizave nga trupi i artistes për DNA-në e Dannielynn, e cila ndodhet në Bahamas, po ashtu kërkuan që analizave t'iu nënshtrohet edhe vajza. Gjykata filloi të enjten të dëgjojë dëshmitë për marrëdhëniet e Smith me të ëmën e saj dhe dëshmitë e Birkhead  për marrëdhëniet e artites me avokatin Stern, të cilin e përshkroi "si mashkull të paaftë". Gjyqtari Seidlin tha se nuk kemi përcaktuar ende rolin e Stern pranë artistes. "Çfarëdo marrëdhënieje të ketë pasur ai me Smith, ne duhet të sqarojmë gjithçka."

Birkhead dëshmoi se ishte përpjekur t'ia ndërpriste asaj dorgat që ia jepte Stern. Ka pasur edhe dëshmi të tjera për sjelljet e Smith me meshkujt dhe për përpjekjet e tyre që të përfitojnë nga vdekja e saj dhe e të birit. Të enjten vebsajti i famozëve TMZ.com postoi një video ku Smith përqafohet e puthet me një mjek të zhveshur, i cili është nën hetime në Kaliforni nga bordi i mjekëve të atjeshëm për arsye të paveçanësuara./Elida BUÇPAPAJ

 

24 shkurt 2007

 

ISH NDIHMËSJA E ANË NIKOLË SMITHIT THYEN HESHTJEN

 

Ish ndihmësja e Anna Nicole Smith, Kim Walther, ka folur për herë të parë, duke treguar për emisionin televiziv Entertainment Tonight se roli më i madh i Smith ende ishte përpara saj.

"Ajo donte të kishte fëmijë të tjerë, ajo i kishte dollapët plot me rroba vajzash të vogla, të cilat I ruante prej vitesh," tha Walther, e njohur si "Kimmie" në reality show të vitit 2004 në televizionin E!, The Anna Nicole Show.  "Unë shpresoj se do të arrij t'i tregoj së bijës Dannielynn për nënën e saj një ditë," shton ajo. "Unë dua që ajo ta dijë se nëna e saj ishte një njeri i mrekullueshëm dhe e donte të bijën pa masë, dua t'i tregoj asaj gjëra të mirä, pa masë të mira." Sa për atësinë e Dannielynn, "Anna nuk më ka treguar asnjëherë se kush është babai i saj," tha Walther. "Por ajo më tha se ndoshta Howard K. Stern ishte babai." Walther tha gjithashtu se ishte dëshmitare kur Smith e nënshkroi testamentin e saj. "Unë nuk e kam lexuar kohët e fundit testmaentin e saj, prandaj nuk mund të them gjë për përmbajtjen  etij," tha Walther. "Unë nuk e di se në kohën kur e nënshkroi a ishte e shëndoshë e mirë shpirtërisht dhe fizikisht." Sa për zbatuesin e testamentit të artistes, Stern, Walther tha: "Unë nuk besoj që ai të ketë bërë ndonjë gjë në dëm të Daniel ose Anna. Anna ishte krejt bota për të. Unë as nuk mund ta përfytyroj një gjë të tillë. E di se kjo periudhë është e rëndë për të, por Howard ka dy vjet që i qëndron pranë gjithnjë asaj dhe ai meriton të lihet rehat tashmë në vuajtjet e tij."

Walther tha se një vebsajt që flet keq për Stern është puna e një mashtruesi. Ajo tha se kurrë nuk ka menduar dhe nuk ka shkruar keq për Howard. "Unë bëj thirrje që ta lënë rehat Howard dhe askush të mos e përdorë emrin tim në Internet apo gjetkë për të shpiur kundër tij apo për ta akuzuar atë për vdekjen e Anna Nicole dhe Daniel. Unë i kam treguar atij dhe e them publikisht se nuk kam të bëj me ato gjëra që shkruhen nëpër vebsajte, unë nuk bëj asgjë kundër mendimeve dhe ndjenjave të mia." Ndërkohë nesër, të hënën, rifillon seanca gjyqësore që vendos se kush do ta mbajë në përkujdesje Dannielynn. Kjo çështje diskutohet midis Stern dhe nënës së Smith, Virgie Arthur. Deri atëherë gjykata nuk ka lejuar që vajza pesëmuajshe e artistes të jetë nën kujdesin e Stern./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Anne Nicole Smith 3 mars 2007 - 30 maj 2007 (11.20.2009)
Anne Nicole Smith 16 qershor 2007 - 28 nëntor 2007 (11.20.2009)
Kristen Stjuart dhe "New Moon" (11.19.2009)
Greis Kelli, bija amerikane, princesha monegashe, mishërim i bukurisë, mirësisë, fisnikërisë (11.12.2009)
Leonardo Di Kaprio ose parashkruesi i fatit të vet (11.10.2009)
Nikolas Keixh fajëson këshilltarin për rrënimin financiar (11.01.2009)
Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi (10.30.2009)
Albume të reja të shumëpritura muzikore (10.26.2009)
Edhe Gizele do të lindë vajzë (10.23.2009)
Shpallet i pavlefshëm gjykimi për rastin e Xhon Travoltës (10.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]