VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Anë Nikolë Smith - kush ishte?

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Anë Nikolë Smith - kush ishte?
E Premte, 11.20.2009, 05:36pm (GMT+1)

 

 

Vickie Lynn Marshall (28 nëntor 1967 8 shkurt 2007), njohur më mirë me emrin e artit Anna Nicole Smith, ishte një modele amerikane, sex symbol, aktore dhe personalitet televiziv. Fillimisht arriti popullaritet në ballinat e revistave, duke arritur kulmin e famës në këtë fushë më 1993. Ajo sfiloi në paserelat e modës për kompanitë e prodhimit të veshjeve, përfshirë, përfshirë xhinsat Guess dhe Lane Bryant. Ajo gjithashtu pati rolin kryesor në reality shown e saj televiziv The Anna Nicole Show.

 

Lindur e rritur në Teksas, Smith e la shkollën e mesme dhe u martua kur ishte 17 vjeçe. Martesa e saj e dytë tejet e mediatizuar me industrialistin miliardier të naftës J. Howard Marshall, 63 vjet më i moshuar se ajo, nxiti spekullimet se ajo u martua me tetëdhjetë e sa vjeçarin për pareë e tij, çka ajo e mohoi. Pas vdekjes së tij, ajo filloi një betejë të gjatë ligjore për pjesën në trashëgiminë e tij; rasti i saj, Marshall versus Marshall, arriti në Gjykatën Supreme të SHBA për të shyrtuar juridiksionin federal.

 

Ajo vdiq në moshën 39 vjeçare, me sa duket nga një mbidozë e barnave të dhëna me recetë. Në muajt para vdekjes së saj, ajo ishte në qendër të një vale të re mediatike lidhur me vdekjen e të birit, Daniel Smith, dhe atësinë e betejën e trashëgimisë të bijës së saj Dannielynn.

 

Vitet e hershme

 

Lindur Vickie Lynn Hogan në kontenë Harris, Teksas, Anna Nicole ishte fëmija e vetme e Donald Eugene Hogan (lindur më 12 korrik 1947) dhe Virgie Mae (me mbiemër vajzërie Tabers; lindur më 12 korrik 1951), të cilët u martuan më 22 shkurt 1967.Babai i saj u largua nga familja; ai u divorcua nga Virgie më 4 nëntor 1969. Fëmija i madh i Virgie, gjysmëvëllai i Anna Nicole, është David Luther Tacker, Jr. (lindur më 1966). Anna Nicole u rrit nga nëna dhe nga Elaine (Todd) Tabers, gruaja e vëllait të Virgie, Melvin Tabers. Fëmija i parë i Virgie kishte baba të birin e njerkut të të saj të mëvonshëm Donald Luther Tacker Sr. Nëna e Virgie, Paralee Allman, ishte martuar me babain e Donaldit, George Tacker.

 

Virgie, e cila punonte në zyrën e përmbarimit ligjor në Houston 28 vjet, më vonë u martua me Donald R. Hart - më 1971. Ata lindën Donald Ray Hart, Jr. (më 1972). Pasi Virgie u martua me Donald Hart, Anna Nicole e ndërroi emrin nga Vickie Hogan në Nikki Hart. Virgie dhe Donald Hart u divorcuan më 1983. Virgie pastaj u martua me Joe D. Thompson (1987, divorcuar më 1991), James T. Sanders (1996, vdekur më 1996), dhe James H. Arthur (2000).

 

Babai i Anna Nicole, Donald, u martua me Wanda Faye Atkinson në vitin 1970 dhe pati këta fëmijë: Donna Hogan (lindur më 1971), Donald Ray Hogan (lindur më 1973), dhe Amy Hogan (lindur më 1975). Donald dhe Wanda u divorcuan më 1978.Donald u martua më Carolyn S. Vandver në vitin 1996.

 

Anna Nicole vijoi mësimet në Durkee Elementary School dhe në Aldine Intermediate School në Houston. Kur ishte në klasën e 9-të, u dërgua të jetonte me motrën e vogël të nënës, Kay Beall, në Mexia, Teksas. Në shkollën e mesme të Meksias, Anna Nicole mbeti një herë në vitin e parë dhe në vitin e dytë e la shkollën.

 

Tek punonte si kamariere në Jim's Krispy Fried Chicken në Meksia, Anna Nicole u njoh me Billy Wayne Smith, që ishte guzhinier në restaurant. Çifti u marua më 4 prill 1985; ajo ishte 17 vjeçe dhe ai ishte 16 vjeç. Një vit më vonë ajo solli në jetë djalin e tyre, Daniel Wayne Smith. Ajo dhe Billy u ndanë më 1987 e ajo shkoi pastaj në Houston me Danielin njëvjeçar. Ata u divorcuan zyrtarisht më 3 shkurt 1993, në Houston.

 

Fillimisht Anna Nicole gjeti punë në Wal-Mart, pastaj ishte kamariere në Red Lobster. Më vonë u bë kërcimtare ekzotike dhe më 1991, filloi të marrë mësime në modelim dhe në recitim me zë. Tetorin e atij viti ajo ishte në një reklamë në revistën Playboy.

 

 

Playboy dhe karriera si modele

 

Një kthesë më e madhe në karrierën e Smith ishte viti 1992. Kjo ndodhi pasi u zgjodh nga Hugh Hefner për të qenë në ballinën e parë të marsit 1992 të Playboy, ku ishte me emrin Vickie Smith, duke mbajtur veshur një fund të shkurtër mbrëmjeje. Smith tha se kish ndërmend të bëhej "Marilyn Monroe e ardhshme". Duke u bërë një nga modelet më popullore të Playboy, Smith kishte të dhëna për më shumë se një modele tipike për Playboy. Smith u zgjodh më 1993 Playmate of the Year. Në kohën e PMOY  (Pllejmejte e Vitit) ajo mori emrin Anna Nicole Smith.

Smith siguroi kontratën për ta zëvendësuar supermodelen Claudia Schiffer në xhinsat Guess në një seri reklamash me fotografi bardh e zi. Guess e kapitalizoi ngjashmërinë e fortë të Smith me sex symbolen Jayne Mansfield dhe e përfshiu atë në sesione fotosh të frymëzuara nga Jayne. Më1993, para Krishtlindjeve, ajo modeloi për kompaninë suedeze të veshjeve Hennes & Mauritz (H&M). Ajo ishte me të brendshme dhe bëri foto tunduese. Ajo u shfaq portrete të mëdhenj në hapësirat publike të Suedisë dhe Norvegjisë.

 

Një fotografi e Smith u përdor nga revista New York në ballinën e parë të numrit të 22 gushtit 1994 me titullin White Trash Nation (Kombi i të varfërve të bardhë). Në foto ajo paraqiet në një galiç në një fund të shkurtër me çizme kaubojse dhe duke ngrënë çipsa. Në tetor 1994, avokati i Smith ndërmori një padi prej $5 000 000 kundër revistës për përdorim të paautorizuar të fotoes së saj dhe duke mëtuar se artikulli ia dëmtoi asaj figurën. Avokati tha se Smithit i kishin thënë se po e fotografonin për të mishëruar "pamjen tipike të femrës amerikane" dhe fotografitë i donin për famën e saj. Ajo më vonë deklaroi se fotografia ishte marrë duke bërë shaka gjatë një pushimi.

 

Martesa me Marshallin

 

Teksa luante në Gigi's, një klub striptize në Houston, në tetor 1991, Smith u njoh me plakun industrialist nafte, miliardierin J. Howard Marshall. Ata filluan një marrëdhënie. Gjatë dy viteve të marrëdhinieve, ai i bëri dhurata të majme dhe i kërkoi disa herë të martoheshin. Ajo u divorcua nga i shoqi Billy më 3 shkurt 1993, në Houston. Më 27 qershor 1994, Smith, 26 vjeçe, dhe Marshall, 89 vjeç, u martuan në Houston. Kjo u bë një temë tepër e madhe për rubrikat gossip se ajo ishte martuar me atë për paratë e tij. Ndonëse ajo nuk bashkëjetoi kurrë me të, Smith ngulmoi se e donte burrin e saj dhe mosha nuk prishte punë. Trembëdhjetë muaj pas martesës me Smith, Marshall vdiq më 4 gusht 1995, në Houston.

 

Gjyqet për trashëgiminë

 

Brenda pak javësh nga vdekja e J. Howard Marshall, Smith dhe i biri i të shoqit, E. Pierce Marshall, u përfshinë në betejë lidhur me kërkesën e saj që të merrte gjysmën e pasurisë së të shoqit, që ishte $6 miliardë. Përkohësisht ajo i bashkoi forcat me djalin tjetër të J. Howard, James Howard Marshall III, të cilit Howard nuk ia njihte të drejtën e trashëgimisë. Howard III thoshte se J. Howard ia kishte premtuar atij me gojë një pjesë të pasurisë së tij; si Smith, edhe Howard III ishte lënë gjithashtu jashtë pjesës së pasurisë së J. Howard. Rasti ka vazhduar për më shumë se dhjetë vjet, duke prodhuar një betejë gjyqësore tejet të mediatizuar në Teksas dhe disa vendime që ishin sa në favor sa kundër njërës a tjetrës palë.

 

Më 1996, Smith shpalli falimentimin në Kaliforni si rezultat i një gjobe $850 000 të vënë nga gjykata ndaj saj për shkak të ngacmimeve të turpshme bërë një të punësuari të saj. Nisur nga fakti se paratë që ajo mund t'i merrte nga Marshall ishte pjesë e pasurisë së saj, gjykata e falimmentimeve u përfshi në këtë çështje.

 

Smith mëtoi se J. Howard ia kishte premtuar asaj me gojë gjysmën e pasurisë nëse ajo martohej me të. Në shtator 2000, një gjyq për falimentim në Los Anxhelos e shpërbleu atë me $449 754 134. Në korrik 2001, gjyqtari i Houston, Mike Wood, dha vendimin se Smith nuk gëzonte asgjë nga pasuria e kërkuar dhe urdhëroi Smith të paguajë mbi $1 milion si gjobë dhe shpenzime gjyqi për avokatët e Pierce. Konflikti midis gjykatës së Teksasit dhe gjykatës së falimentimit të Kalifornisë e çuan çështjen në gjykatën federale.

 

Në mars 2002, një gjykim federal e ndryshoi vendimin e gjykatës së Kaliforniasë dhe lëshoi një vendim tjetër ku e tkurrte shpërblimin në $88 milionë. Në dhjetor 2004, një trup gjykues tre vetash në Gjykatën e Rrethit të 9-të të Apelit të SHBA e ndryshoi vendimin e marsit 2002, duke arsyetuar se gjykata federale nuk ka juridiksion për çështjen.

 

Gjykata Supreme e SHBA vendosi në shtator 2005 për të dëgjuar apelin e vendimit. Administrata Bush dërgoi Avokatin e Përgjithshëm për të shprehur në emër të Smith interesin për të zgjeruar juridiksionin e gjykatës federale në çështjet e trajtuara në shtetet. Pas muajsh pritjeje, Smith dhe thjeshtri i saj Pierce mësuan vendimin e Gjykatës Supreme të datës 1 maj 2006. Gjyqtarët vendosën njëzëri në favor të Smith; gjyqtarja Ruth Bader Ginsburg shkroi opinionin e shumicës. Vendimi nuk ia dha Smithit një pjesë të asurisë së të shoqit, por pohoi të drejtën e saj për ta çuar çështjen në gjykatën federale. Më 20 qershor 2006, E. Pierce Marshall vdiq në moshën 67 vjeçare nga një "infeksion agresiv". E veja e tij, Elaine T. Marshall, përfaqëson tani pasurinë e tij. Rasti u çua në gjykatën e apelit në Rrethin e 9-të për t'i saktësuar gjërat e lëna të paqarta nga vendimet e mëparshme.

Pas vdekjes së Anna-s gazeta New York Times raportoi se çështja e pasurisë së Marshall fortune "ka të ngjarë të vazhdojë në emër të vajzës foshnjë të Zonjës Smith."

 

Karriera në filma dhe televizion

 

Edhe pse paraqitja e saj në filmat The Hudsucker Proxy e Naked Gun 33â…“: The Final Insult qenë mediatizuar pa masë më 1994, pak është bërë në vijimin e karrierës së Smith si aktore. Roli i saj i parë kryesor, si Colette Dubois, një spiune e tërhequr, që kërkon hakmarrje për vrasjen e burrit të saj, në filmin aksion trillerTo the Limit ishte më 1995.

 

Smith më vonë luajti rol kryesor në filmin tjetër aksion triller Skyscraper (1997), të cilin ajo gjithashtu e prodhoi, si pilote helikopteri, që zbarkon sipër një ndërtese të madhe dhe, sapo mëson se ndërtesa ëstë marrë nga terroristët, përfshihet në një betejë jetë a vdekje për t'i shpëtuar pengjet.

 

Të dy filmat dhe loja e Smith u qortuan nga kritika. Gjatë rrjedhës së grindjeve për pasurinë e burrit tës aj, karriera e saj u ndërpre. Betejat gjyqësore, mbipesha e madhe trupore dhe sjelljet e saj gjithnjë e më bizare e bënë atë objekt të përhershëm të komedianëve në orët e vona të programeve televizive.

 

Më 2002 ajo debutoi në serialin e saj të reality show televiziv në rrjetin E! cable, The Anna Nicole Show. Seritë fokusoheshin në jetën e saj personale dhe private në mënyrën e reality show të të tjerëve, siç ish hiti The Osbournes.

Debuti i The Anna Nicole Show ishte seriali më i shikuar në rrjetet televizive, por kritikët e dërmuan atë dhe shikueshmëria ra javën tjetër. Sidoqoftë ajo arriti statusin kult midis disa kategorive të shikuesve. Show u hoq në shkurt 2004, me arsyetime të pabazuara, por pati njëfarë jetë në ritransmetimet dhe në DVD.

 

Paraqitja tjetër e Smith në ekranin e madh ishte në rolin e vetes te filmi Wasabi Tuna (2003), për një grup miqsh që rrahën qenin e saj, Sugar-Pie, në Halloween. Ajo luajti veten edhe në filmin Be Cool (2005), një komedi krim për industritë e kinematografisë dhe të muzikës, ku luajnë role qendrore John Travolta, Uma Thurman dhe The Rock. Ajo prodhoi luajti rolin kryeosr, "Lucy", në filmin Illegal Aliens, një film komedi fantastikoshkencore për hapësirën e bukur të cilën alienët e shpëtojnë prej së keqes.

 

Një film biografi për jetën e Smith është duke u bërë tashmë. Filmi do të dokumentojë ngjitjen e saj nga një kërcimtare ekzotike tek sfera më e lartë e superyjeve (nga vitet e saj të adoleshences deri në shkurt 2007). Willa Ford do të luajë rolin e Anna-s në film.

 

Smith në intervista

 

Në një intervistë në Late Night with Conan O'Brien, Smith u pyet se ku qëndronte dieta e saj si "Playmate diet". Ajo u përgjegj në çast, "pula të fërguara". Në tetor 2003, ajo u bë e intervistuar e përhershme spokesperson - për TrimSpa, që e ndihmoi artisten të humbte 31 kilogramë.

 

Në nëntor 2004 ajo ishte në American Music Awards për të prezantuar një numër muzikali dhe tërhoqi vëmendjen për të folurit e saj nëpër dhëmbë dhe për sjelljen e saj. Gjatë kohës që ish drejtpërdrejt në kamera, ajo ngriti krahët e tha "Si trupi im?". Smith murmuriti të tjera komente dhe aludoi për TrimSpa. Incidenti u bvë një material komik për prezantuesit gjatë pjesës tjetër të programit.

 

Të nesërmen paraqitja e saj u pasqyrua gjerësisht në media. Tabolidët spekuluan se Smith ishte nën ndikimin e tabletave apo të substancave të pakontrolluara. Zëdhënësi i saj tha se ajo ishte e dëshpëruar për heqjen e serialeve të saj nga programet televizive.

 

Në mars 2005, në të parën MTV Australia Video Music Awards në Luna Park të Sidneit, ajo imitoi veprimin e Janet Jackson duke nxjerrë jashtë gjinjtë, çka u mbulua me shirita në transmetim.

 

Smith ka bërë spote për grupe të të drejtave të kafshëve, PETA. Duke imituar Marilyn Monroen e "Diamonds Are a Girl's Best Friend" në Gentlemen Prefer Blondes, një spot i vitit 2004 ajo thotë "zotërinjve iu pëlqejnë bjondet pa peliçe". Nisur nga përkrahja e saj për këtë lëvizje dhe sidomos për kriticizmin e saj ndaj gjahut kanadian të fokave, PETA filloi një peticion në kujtim të Smith drejtuar kryeministrit kanadez Stephen Harper për të përmbyllur traditën vjetore. Në vitin vijues Smith pozoi me qentë e saj në një fushatë kundër firmës Iams të prodhimit të ushqimit për qentë, për shkak të mizorisë së tyre kundër kafshëve, po ashtu kundër Protecter and Gamble si dhe kompaninë motër Eukanuba.

 

Jeta personale

 

Smith deklaronte se ishte krishtere në një intervistë: "Jesus Christ është zoti im, dhe unë do të jem gjithmonë e krishterë e do të lutem çdo ditë."

 

Lindja e vajzës

 

Smith bëri të ditur më 1 qershor 2006, në një videoklip të publikuar në uebsajtin e sa zyrtar se ishte shtatzënë. "Le të pushojnë të gjithë zërat," thoshte ajo, duke u zhytur në një pishinë noti. "Po, jam shtatzënë. Jam e lumtur, jam shumë e lumtur për këtë. Gjithçka është duke vërtetë mirë, shumë mirë dhe unë do të jem herë pas here në uebsajt, dhe do t'ua bëj të mundur të më shikoni si po fryhem."

 

Ndonëse lajmi që dha nuk pati ndonjë përfolje, në një intervistë me Larry King në emisionin e CNN, Larry King Live pas lindjes së vajzës dhe vdekjes së djalit, avokati i një kohe të gjatë i Smith, Howard K. Stern, tha se ai dhe Smith kanë qenë në një marrëdhënie të fshehtë "prej shumë kohësh" dhe se, duke qenë tek tema e shtatzanisë, ai është i bindur të jetë babai i vajzës. Ish i fejuari i saj, fotoreporteri artistik Larry Birkhead, ngulmueshëm mëtoi se ishte ai babai i vajzës dhe kërkoi ndihmën e drejtësisë për të nxjerrë të vërtetën. Vajza e Smith, Dannielynn Hope Marshall Stern, kish lindur më 7 shtator 2006, në Doctors Hospital në Nassau, Bahamas. Certifikata bahamiane shënonte si baba Howard K. Stern.

 

Një gjykatës në SHBA urdhëroi provën DNA për të përcaktuar se kush ishte babai biologjik i Dannielynn. Pas vdekjes së Smith, Debra Opri, avokate e Larry Birkhead, kërkoi urgjent një monstër DNA për analiza.Avokati i Smith, Ron Rale, e kundërshtoi fuqishëm këtë kërkesë. Kërkesa u hodh poshtë nga gjykatësi që urdhëroi përkundrazi ruajtjen e trupit të Smith deri më 20 shkurt.

 

Sipas një historie të publikuar në New York Daily News, Donna Hogan, gjysmë motra më e re e Smith, thoshte se modelja e kishte mbjellë në mënyrë artificiale foshnjën dhe e ka me burrin e saj të dytë, Marshall. Gazeta tha se Hogan shkroi për këtë në një dorëshkrim të pabotuar për motrën e saj, me titullin Train Wreck. Megjithatë botuesi i librit të Hogan e përshkruante më vonë këtë si një marrëzi. Më 9 shkurt 2007, burri i Zsa Zsa Gabor, Frédéric Prinz von Anhalt, tha se ai kishte dhjetë vjet aferë me Smith dhe mund të jetë ai babai i foshnjës Dannielynn. Alexander Denk, një ish truprojë i Anna Nicole Smith, tha në programin televiziv tabloid Extra se ai kishte pasur një aferë me artisten, prandaj ai është babai i Dannielynn.

 

Pas vdekjes së Smith, TMZ.com njoftoi se Smith kishte marrë me recetë matadon me një emër të rremë, ndërkohë që ishte tetëmuajsh shtatzënë. Trupa Mjekësore e Kalifornisë ndërmori një hetim për këtë çështje. Mjeku që lëshoi recetes, Sandeep Kapoor, tha se "trajtimi i saj ishte i duhur dhe i saktë".

 

Më 10 prill 2007, një gjyqtar bahamian dha vendimin se Larry Birkhead, një ish i fejuar, është babai biologjik i Dannielynn. Prova DNA e përcaktoi Birkhead baba, me garanci 99.99%. Në komentin e tij Birkhead tha: "Më vjen keq që e deklaroj unë vetë, por babai jam unë. Bija ime do të vijë në shtëpinë e saj shumë shpejt." Birkhead në vijim kërkoi certifikatën e ndryshuar të së bijës ku ai të ishte babai, çka ia hapi rrugën për pasaportën e foshnjës që ta dërgonte ATË NË shba. Howard K. Stern nuk i kundërshtoi rezultatet e DNA-së apo vendimin gjyqësor. Ps vendimit gjyaësor Birkhead u kthye në SHBA me foshnjën. Apeli i Virgie Arthur kundër vendimit gjyqësor u hodh poshtë dhe ajo u ngarkua me shpenzimet gjyqësore.

 

Vdekja e të birit

 

Djali 20 vjeçar i Anne Nicole, Daniel Smith, vdiq më 10 shtator 2006 në dhomën e spitalit ku ishte shtruar e ëma, ndërkohë që po vizitonte atë dhe motrën e sapolindur. Pasi hetuesi e përcaktoi vdekjen të "rezervuar", Smith caktoi patologun ligjor Cyril Wecht të bëjë një autopsi të dytë.

 

Certeifikata e vdekjes së tij u lëshua më 21 shtator 2006, prandaj ai mund të varrosej. Ndërsa Smith mbeti në Bahamas me Dannielynn dhe Stern, familja e Danielit në SHBA, përfshirë të atin, Billy Smith, u mblodhën me miqtë më 7 tetor 2006, në Mexia, Texas, për një shërbim përkujtimor. Daniel u varros në Lake View Cemetery në New Providence, Bahamas, më 19 tetor 2006, rreth gjashtë javë pas vdekjes. Sipas Howard K. Stern, bashkëjetues për një kohë të gjatë i Smith, ajo u rrënua nga vdekja e të birit. "Anna dhe Daniel ishin të pandarë. Daniel py dyshim ishte njeriu më i rëndësishëm në jetën e Anna-s," i tha Stern gjyqtarit rajonal Larry Seidlin gjatë një dëshmie në betejën gjyqësore pas vdekjes së artistes. "Në funeralin e Daniel-it, ajo kish hapur arkivolin dhe kishte tentuar të futej brenda. Ajo tha se nëse Daniel varroset, atëherë edhe ajo do të varroset bashkë me të;" dëshmoi Stern. "Ajo donte të varrosej bashkë me të." Howard K. Stern tha: "Anna e shihte veten si baba dhe si nënë të Daniel-it. Prej kur e njoha unë ajo gjithçka ia kushtonte Daniel-it. Unë do të thoja se ajo fizikisht vdiq javën e shkuar, por shpirtërisht vdiq kur vdiq Daniel-i," shtoi ai.

 

Dr. Wecht shpalli në Larry King Live se autopsia e Daniel tregoi se ai vdiq nga një kombinim vdekjeprurës i Zoloft, Lexapro e methadone. Edhe pse ai shpjegoi se methadone u përdor me heroinë dhe morphine, Wecht tha se nuk ka të dhëna për të dalë në ndonjë përfundim pse Daniel-i përdorte droga. Më 8 shkurt 2007, Wecht tha në Fox News se ende nuk ka të dhëna si e mori metadonin Daniel.

 

Ceremonia e martesës me Stern

 

Më 28 shtator 2006, Smith dhe Howard K. Stern ndërruan unazat e martesës në një ceremoni jozyrtare në Margaritaville të Bahamas. Ajo u vesh me të bardha dhe mbante një buqetë me trëndafila të kuq, ndërsa ai kish kostum të zi dhe këmishë të bardhë. Ndonëse ata u betuan për besnikëri në praninë e një prifti, asnjë certifikatë martese nuk u lëshua, prandaj ceremonia nuk ishte e ligjshme. Pas ceremonisë zbarkuan në ishullin Sandy Kay ku patën një festë dhe kremtuan me shampanjë e shetiten me jahte. Fotot e martesës ua shitën nëpërmjet Getty Images revistës Peope për njar around $1 000 000.

 

Qëndrimi në Bahamas

 

Anna Nicole Smith dhe Howard K. Stern qëndruan në Bahamas për të shmangur provën e atësisë së vajzës së saj në SHBA. Në fund të 2006, Smith mori qëndrim të përhershëm në Bahamas nga Ministri i Emigracionit Shane Gibson. Arsyeja pse Smith mori qëndrim të përhershëm ishte kështjella $900 000 të cilën e zotëronte, të cilën ia kishte dhënë një ish i fejuar, G. Ben Thompson nga Karolina e Jugut, sekser pasurish të patundshme.

 

Trashëgimia

 

Smith, në prill 2001, pati caktuar të birin Daniel si të vetmin përfitues nga pasuria e saj, duke përjashtuar qartazi fëmijët e tjerë, dhe caktoi Howard K. Stern si realizues. Një çështje rreth dëshirës së Smith u hap në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit. Por betejat gjyqësore nuk kanë të mbaruar. Më 2 prill 2009 US Weekly njoftoi se babai i Anna Nicole, Donald Hogan, po shqyrtonte mundësinë e një padie kundër Stern për vdekjen e së bijës. Një monument prej graniti të zi është ngritur në varrin e Anna Nicole Smith në Bahamas në shkurt të vitit 2009.

Kronikën e viteve të fundit të Anne Nicole Smith e kemi ndjekur çast pas çasti dhe e kemi pasqyruar në kohën e zhvillimit të ngjarjeve./Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Anne Nicole Smith 8 shkurt 2007 - 24 shkurt 2007 (11.20.2009)
Anne Nicole Smith 3 mars 2007 - 30 maj 2007 (11.20.2009)
Anne Nicole Smith 16 qershor 2007 - 28 nëntor 2007 (11.20.2009)
Kristen Stjuart dhe "New Moon" (11.19.2009)
Greis Kelli, bija amerikane, princesha monegashe, mishërim i bukurisë, mirësisë, fisnikërisë (11.12.2009)
Leonardo Di Kaprio ose parashkruesi i fatit të vet (11.10.2009)
Nikolas Keixh fajëson këshilltarin për rrënimin financiar (11.01.2009)
Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi (10.30.2009)
Albume të reja të shumëpritura muzikore (10.26.2009)
Edhe Gizele do të lindë vajzë (10.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]