VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Anë Nikolë Smith - fletë pas flete kronika e një tragjedie hollivudiane

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
Anë Nikolë Smith - fletë pas flete kronika e një tragjedie hollivudiane
E Premte, 11.20.2009, 05:44pm (GMT+1)

 

 

Këtyre kohëve, revista People, botimi online, publikonte një lajm të titulluar "Anë Nikollë në ditët e fundit hurbte në një biberon".

 

Në vitin 2003, shkruan Pople, Anna Nicole Smith ishte tërë shëndet. Por bash katër vjet më vonë, në moshën 39 vjeçare, ish bjondja bombshell u gjet pa vetëdije në një dhomë hoteli në Florida tepër e dobët për të ecur, për t'u ngritur në këmbë apo madje të pinte nga një gotë, derisa zemra e saj pushoi.

 

Çfarë kishte ndodhur?

Hetuesit fajësojnë një grumbull prej 44 barnash të ndryshme të cilat ia kanë siguruar disa nga njerëzit më pranë saj: burri që mëtoi se e kishte dashur atë më shumë se këdo tjetër në botë; një psikiatre që mëtoi se ajo po përpiqej ta ndihmonte ish Playmate-n ta përballonte vdekjen e vonë të djalit të saj, Daniel; dhe vetë mjeku personal i Smith.

Për herë të parë, shumë nga hollësitë tragjike të orëve të fundit të Smith janë duke u shpalosur në gjyq. Dëshmitarët e parë u morën në pyetje gjatë kësaj jave në Los Anxhelos për të përcaktuar nëse Howard K. Stern, 40 vjeç, Khristine Eroshevich, 61, dhe Sandeep Kapoor, 41, duhet të përballen në gjyq me akuzën se kanë bashkëpunuar për  t'i dhënë barna të rrezikshme nëpërmjet mënyrash mashtruese, duke përdorur emra të tjerë për barnart.

Dëshmitar tragjik, i fuqishëm

Seanca dëgjimore, e cila pasoi hetimin dyvjeçar për vdekjen e Smith, filloi bujshëm. Maurice Brighthaupt, truproja e Smith, përshkroi si e ka parë Smith duke pirë nga një shishe biberoni qetësues të fuqishëm kloral hidrati përmendur nga ekspertët si shkaku kryesor i mbidozës fatale të Smith të cilën ajo e pinte si të ishte Pepsi.

"E pashë atë të përdorte nja dy herë një lugë dhe pastaj vuri një shishe në gojë, e pinte me hurba," tha.
Brighthaout. Edhe një zjarfikës nga Miami dëshmoi, duke shtuar se kishte pasur disa biseda me Eroshevich gjatë të cilave psikiatri shprehu shqetësim për mbidozimin e Smith.

Stern's lawyer says he trusted Smith's doctors to prescribe what she needed for her physical pain and is not liable for the way they obtained the drugs.

Faji i mjekut?

"Nuk besoj se ndokush mund të thotë se Howard K. Stern nuk e daashuroi Anna Smith dhe nuk u përpoq, në mënyrën e tij, të bënte më të mirën për të," tha avokati i Stern-it, Steven Sadow nga Atlanta, për revistën PEOPLE.

 



Stern është shpallur pa faj për 11 akuza, përfshirë përshkrimin, administrimin apo dhënien e substancave të kontrolluara asaj, këto të shërbyera në mënyrë masthruese, si dhe për bashkëpunim në kryerjen e këtij krimi. Eroshevich e Kapoor ndërkohë janë paditur me gjashtë akuza secili, përfshirë edhe dhënien e paligjshme të recetave, administrimin apo dhënien e substancave asaj dhe bashkëpunimin në krim

Hetuesit dhe vetë gjykatësi i Gjykatës së Lartë Robert J. Perry janë shprehur se është vështirë të ngarkohen me bashkëpunim krimina mjekët dhe një mik: "Kush e ka fajin nëse dikush merr tepër barna?"

Nënprokurori i rajonit Renee Rose thotë se të akuzuarit e "dinin mirë" se Smith ishte e varur nga barnat dhe ajo nuk mund ta kontollonte veten.

"Është si t'ia vësh armën në dorë dikujt që është vetëvrasës dhe t'i thuash mos e lëviz çarkun," tha Rose.

Skenë e trishtë në Hotel

Agjenti special Danny Santiago nga Zyra Përmbaruese e Drogave në Kaliforni thotë se Smith ishte sigurisht e sëmurë kur ishte në Seminole Hard Rock Casino in Hollywood, Florida, më 5 shkurt 2007. Santiago dëshmoi se një nëpunës në hotel i tha atij se Smith, një kliente e përsëritur, ndodhej pranë Stern dhe shihej se nuk "ishte në vete".

Një tjetër nëpunëse e hotelit caktuar të shërbente për Smith, kujton se Eroshevich i ka thënë asaj se Smith ishte me grip. Psikiatërja tha se ajo nuk ishte e licensuar në Florida dhe kërkonte ndihmë për të marrë një recetë për aartisten, tha Santiago.

Hoteli ia vuri në dispozicion mjekes një lokal ku ta trajtonte Smith, por pastaj Stern këmbënguli që mjekja të mos përzihej më, duke mëtuar se nxiste vëmendjen e mediave.

"Ata nuk donin të rridhte asnjë lajm për gjendjen fizike të Anna Smith," tha Santiago.

Shishja e foshnjës dhe inxheksionet

Ai tha se kur detektivët e pyetën Stern-in ku ishte foshnja e Smith, ai iu tregoi se Dannielynn kishte qëndruar në Bahamas. Kur e pyetën për shishet e foshnjës pranë shtratit të Smith, Stern u përgjigj se "ajo ishte aq e dobët sa ishte e vetmja mënyrë për të thithur Pedialyte-n" një pije rihidruese për fëmijë.

Stern, një avokat që u bë i fejuari i Smith, ishte në dijeni të përdorimit të kloralit hidrat dhe ia jepte asaj shishesn kur ajo e kërkonte atë, dëshmoi Brighthaupt.

Brighthaupt tha se ai gjithashtu pa Stern kur ia inxhektoi Smithit barna të tjera "më shumë se shtatë jerë" dhe kujtoi se si kishte parë Stern në një dhomë dushi duke përgatitur Valiumin për ta bërë atë në formën e inxheksionit. "Ata mendonin se ashtu do të asimilohej më mirë," tha ai.

Autopsia e Smith fajësoi për vdekjen një kombinimi të menjëhershëm të barnave helmuese, sidomos të kloral hidratit, Benadryl-it, llonazepamit, diazepamit dhe lorazepamit./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Anë Nikolë Smith - kush ishte? (11.20.2009)
Anne Nicole Smith 8 shkurt 2007 - 24 shkurt 2007 (11.20.2009)
Anne Nicole Smith 3 mars 2007 - 30 maj 2007 (11.20.2009)
Anne Nicole Smith 16 qershor 2007 - 28 nëntor 2007 (11.20.2009)
Kristen Stjuart dhe "New Moon" (11.19.2009)
Greis Kelli, bija amerikane, princesha monegashe, mishërim i bukurisë, mirësisë, fisnikërisë (11.12.2009)
Leonardo Di Kaprio ose parashkruesi i fatit të vet (11.10.2009)
Nikolas Keixh fajëson këshilltarin për rrënimin financiar (11.01.2009)
Ioko Ono: Doja të abortoja, por Lenon nuk më lejoi (10.30.2009)
Albume të reja të shumëpritura muzikore (10.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]