VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Anë Nikolë Smith - fletë pas flete kronika e një tragjedie hollivudiane E Premte, 11.20.2009, 05:44pm (GMT1) Këtyre kohëve, revista People, botimi online, publikonte një lajm të titulluar "Anë Nikollë në ditët e fundit hurbte në një biberon". Në vitin 2003, shkruan Pople, Anna Nicole Smith ishte tërë shëndet. Por bash katër vjet më vonë, në moshën 39 vjeçare, ish bjondja bombshell u gjet pa vetëdije në një dhomë hoteli në Florida tepër e dobët për të ecur, për t'u ngritur në këmbë apo madje të pinte nga një gotë, derisa zemra e saj pushoi. Çfarë kishte ndodhur? Dëshmitar tragjik, i fuqishëm Seanca dëgjimore, e cila pasoi hetimin dyvjeçar për vdekjen e Smith, filloi bujshëm. Maurice Brighthaupt, truproja e Smith, përshkroi si e ka parë Smith duke pirë nga një shishe biberoni qetësues të fuqishëm kloral hidrati përmendur nga ekspertët si shkaku kryesor i mbidozës fatale të Smith të cilën ajo e pinte si të ishte Pepsi. Faji i mjekut? "Nuk besoj se ndokush mund të thotë se Howard K. Stern nuk e daashuroi Anna Smith dhe nuk u përpoq, në mënyrën e tij, të bënte më të mirën për të," tha avokati i Stern-it, Steven Sadow nga Atlanta, për revistën PEOPLE.
Hetuesit dhe vetë gjykatësi i Gjykatës së Lartë Robert J. Perry janë shprehur se është vështirë të ngarkohen me bashkëpunim krimina mjekët dhe një mik: "Kush e ka fajin nëse dikush merr tepër barna?" Skenë e trishtë në Hotel Agjenti special Danny Santiago nga Zyra Përmbaruese e Drogave në Kaliforni thotë se Smith ishte sigurisht e sëmurë kur ishte në Seminole Hard Rock Casino in Hollywood, Florida, më 5 shkurt 2007. Santiago dëshmoi se një nëpunës në hotel i tha atij se Smith, një kliente e përsëritur, ndodhej pranë Stern dhe shihej se nuk "ishte në vete". Shishja e foshnjës dhe inxheksionet Stern, një avokat që u bë i fejuari i Smith, ishte në dijeni të përdorimit të kloralit hidrat dhe ia jepte asaj shishesn kur ajo e kërkonte atë, dëshmoi Brighthaupt. Brighthaupt tha se ai gjithashtu pa Stern kur ia inxhektoi Smithit barna të tjera "më shumë se shtatë jerë" dhe kujtoi se si kishte parë Stern në një dhomë dushi duke përgatitur Valiumin për ta bërë atë në formën e inxheksionit. "Ata mendonin se ashtu do të asimilohej më mirë," tha ai. Autopsia e Smith fajësoi për vdekjen një kombinimi të menjëhershëm të barnave helmuese, sidomos të kloral hidratit, Benadryl-it, llonazepamit, diazepamit dhe lorazepamit./Elida BUÇPAPAJ Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |