VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 12:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS

E Shtunë, 04.12.2014, 08:18am (GMT+1)



Poeti John Milton ka shkruar dikur "Edhe ata që thjesht rrinë në pritje, i shërbejnë një qëllimi". Këtë javë edhe ne po luajmë lojën e pritjes me klasifikimin tonë, duke shpresuar që të dicka të na befasojë, çfarëdo që të jetë.
 
Fillojmë me këngën që zë vendin e pestë, "Let It Go", kënduar nga Idina Menzel. Në moshën 42 vjeçare, kjo këngëtare me përvojë, është bërë më në fund një emër i njohur nga gjithkush.

Idina Menzel kalon edhe një javë tjetër në vend të pestë me këngën e saj "Let It Go" të filmit vizatimor "Frozen", që fitoi cmimin Oscar. Falë suksesit të jashtëzakonshëm të filmit, Idina është tashmë pjesë e sferave më të njohura kulturore. "Frozen" është bërë filmi vizatimor më fitimprurës i të gjitha kohërave.  Idina Menzel ka qenë prej kohësh e angazhuar në botën e operetave. Në vitet 1990, Idina interpretoi rolin e Maureen Johnson në operetën Rent në Broadëay dhe javës që kaloi filloi interpretimin në projektin e fundit muzikore  If/Then.

Jason Derulo është përsëri në vend të katërt, pothuajse një muaj në të njëjtin pozicion. Jason dhe 2 Chainz janë në këtë vend me "Talk Dirty," ndërsa ai përgatitet për një album të ri dhe një turne.  

Albumi me të njëjtin titull "Talk Dirty" del në qarkullim më 15 prill në Shtetet e Bashkuara. Dhe më 26 prill, këngëtari nga Miami fillon një turne botëror më 26 prill në Melburn të Australisë.

Katy Perry dhe Juicy J janë përsëri në vend të tretë me "Dark Horse" dhe Katy na ofron një vështrim në të kaluarën e saj, me këngën e saj të fundit.

Katy Perry mbetet në vend me "Dark Horse", një bashkëpunim me Juicy J nga Three 6 Mafia. Katy sapo ka bërë publike këngën e katërt nga albumi i saj Prism album me titullin "Birthday" dhe fotografia e kopertinës tregon atë vetë, kur ishte e vogël me motrën e saj më të madhe Angela në një festë për ditëlindje.

John Legend u martua me modelen Chrissie Teigen shtatorin e kaluar dhe suksesi i tij i fundit luajti një rol. Të ndjekim "All Of Me".

John Legend është fare pranë kreut të klasifikimit, hera e parë që do ta realizonte një gjë të tillë. Tani për tani ai është në vend të dytë me "All Of Me". Në shtator të vitit të kaluar, John u martua me modelen Chrissie Teigen në Itali dhe e këndoi këngën gjatë dasmës.

Pharrell Williams shënoi 41 vjetorin e lindjes më 5 prill dhe e festoi me ndihmën e një personazhi nga filmat vizatimorë.  Porn në fillim të ndjekim këngën e tij "Happy."

Për të gjashtën javë me radhë Pharrell Williams është në krye të klasifikimit të revistës Billboard me  "Happy." Ai e festoi ditëlindjen javën e kaluar në një restorant në Nju Jork. Festa kishte temën e filmit vizatimor Spongebob Squarepants dhe të pranishëm ishin të ftuar të famshëm si Alicia Keys, producenti Swizz Beatz, dhe manjati i hip hopit Russell Simmons. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDES YLLI I HOLLIVUDIT MICKEY ROONEY (04.07.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (04.06.2014)
JA SI E MBANTE TRUPIN NË FORMË MARILYN MONROE - FOTOGALERI (04.04.2014)
FILMI 'POPULATION BOOM', SKENARI I NJË KATASTROFE - CILI PREJ NESH ËSHTË I TEPËRT? (04.02.2014)
NDËRRON JETË YLLI I SERIALIT DYNASTY, KATE O'MARA (03.30.2014)
GRUPI MUZIKOR 'SPANDAU BALLET' RIKTHEHET NË SKENËN AMERIKANE (03.30.2014)
TË SHURDHËR NË HOLLIVUD (03.30.2014)
ANGELINA JOLIE - PËRDHUNIMI, KRIMI MË I MADH KUNDËR CIVILËVE (03.29.2014)
KOLEKSIONI I PAZAKONTË I MARLENE DIETRICH NË ANKAND (03.27.2014)
'ENTERTAINER OF THE CENTURY' - DIANA ROS NË JUBILEUN E 70 VJETORIT (03.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]