E Enjte, 03.28.2024, 11:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
FRANCË - GJYKATA KA HEDHUR POSHTË AKUZËN KUNDËR BOB DYLANIT

E Mërkurë, 04.16.2014, 10:11am (GMT+1)


Një gjykatë në Paris ka hedhur poshtë si të pabazë rastin kundër këngëtarit të njohur amerikan, Bob Dylan, i cili ngarkohej për nxitje të urrejtjes në një intervistë, për shkak të, siç thuhej, paralelizmit të kroatëve me nazistët.
 
Në intervistën e vitit 2012, dhënë revistës Rolling Stone, Dylan ishte cituar të ketë thënë se "Nëse ju keni gjak të pronarit të robit ose të pjesëtarit [Klu Klux] Klan, zezakët mund ta ndjejnë këtë. Kjo vazhdon edhe sot. Sikur që hebrenjtë mund ta ndjejnë gjakun nazist dhe sikur që serbët mund ta ndjejnë gjakun kroat".
 
Një organizatë që përfaqëson kroatët në Francë kishte ngritur akuzë kundër zotit Dylan nën dyshimet se ai ka krahasuar konfliktin ndërmjet kroatëve dhe serbëve me persekutimin nazist të hebrenjëve në intervistën e botuar.
 
Rasti është hedhur poshtë të martën, më 15 prill, mbi bazën se zoti Dylan, 72 vjeçar, nuk e kishte dhënë miratimin për publikimin e komenteve të tij në edicionin francez të revistës Rolling Stone.
 
Gjykatësi ka urdhëruar drejtorin e revistës në gjuhën franceze që të gjykohet për akuzat e ngritura. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (04.12.2014)
VDES YLLI I HOLLIVUDIT MICKEY ROONEY (04.07.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (04.06.2014)
JA SI E MBANTE TRUPIN NË FORMË MARILYN MONROE - FOTOGALERI (04.04.2014)
FILMI 'POPULATION BOOM', SKENARI I NJË KATASTROFE - CILI PREJ NESH ËSHTË I TEPËRT? (04.02.2014)
NDËRRON JETË YLLI I SERIALIT DYNASTY, KATE O'MARA (03.30.2014)
GRUPI MUZIKOR 'SPANDAU BALLET' RIKTHEHET NË SKENËN AMERIKANE (03.30.2014)
TË SHURDHËR NË HOLLIVUD (03.30.2014)
ANGELINA JOLIE - PËRDHUNIMI, KRIMI MË I MADH KUNDËR CIVILËVE (03.29.2014)
KOLEKSIONI I PAZAKONTË I MARLENE DIETRICH NË ANKAND (03.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]