VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ALBUM I RI I KËNGËTARIT DHE KOMPOZITORIT RAY BONNEVILLE

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
ALBUM I RI I KËNGËTARIT DHE KOMPOZITORIT RAY BONNEVILLE

E Hënë, 04.28.2014, 06:11am (GMT+1)


Këngëtari dhe kompozitori Ray Bonneville ka nxjerrë në treg një album të ri të quajtur "Easy Gone" me muzikë që pasqyron rrugën e tij muzikore dhe personale nga zona frankofone e Kanadasë e deri në shtëpinë e tij të tanishme në Austin të Teksasit. Admiruesit e artistit janë nga vende të ndryshme   nga Teksasi por edhe nga pjesë të tjera të Amerikës së Veriut dhe Evropës.

Koncertet e Ray Bonneville janë të pakta dhe përqendrohen te gjendja shpirtërore, ndjenjat ose historia.
Shumë nga këngët e tij kanë një cilësi bluzi, por ai thotë se është ndikuar nga stile të ndryshme kur ka interpretuar në klube të vogla nëpër Amerikë.

"Njerëzit më quajnë artist bluzi, por në të vërtetë unë jam i ndikuar jo vetëm nga muzika bluz. Jam ndikuar edhe nga muzika country dhe rhythm and blues."

Muzika e Bonneville pasqyron gjithashtu jetën e tij që filloi me familjen e tij frankofone në Kanada, kur ai mësoi t'i binte kitarës.
Kur ishte 12 vjeç, familja e tij lëvizi në Shtetet e Bashkuara ku ai më pas, ndër të tjerash, punoi si shofer taksie, duke luajtur muzikë kryesisht për vetveten.

"Kam interpretuar për 20 vjet para se të kompozoja apo të regjistroja ndonjë këngë. Interpretoja muzikën e të tjerëve, por gjithmonë e ndryshoja pak, duke e bërë stilin tim. Si pasojë, kur fillova të kompozoja, kisha një stil timin që e kisha krijuar tashmë."

Një nga gjërat që e bën të dashur Bonneville-in për tifozët e tij është mënyra se si ai përfshin historitë në këngët e tij.

"Sheh, dëgjon ose je dëshmitar i disa ngjarjeve, ose mund të dëgjosh një bisedë rastësisht dhe në një mënyrë ose tjetër këto histori kthehen në këngë dhe se kuptoj se si."

Si shumë artistë të tjerë, Bonneville pranon misterin e procesit krijues dhe thjesht lejon që këngët të rrjedhin, kjo fatmirësisht për kënaqësinë e admiruesve të tij në mbarë botën.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BILLBOARD - KËNGËT MË TË PREFERUARA NË SHBA (04.26.2014)
NJË TEATËR NË UASHINGTON FESTON PËRVJETORIN E SHEKSPIRIT (04.21.2014)
PEMËT FLASIN PËR MBIJETESËN NË EKRANIN E MADH (04.21.2014)
FILMAT ME TEMË FETARE DHE SUKSESI I TYRE (04.20.2014)
ROCK 'N' ROLLI DHE LUFTA E FTOHTË - PËRBALLË SHPIFJEVE DHE TRILLIMEVE TË KREMLINIT TË SOTËM (04.18.2014)
FRANCË - GJYKATA KA HEDHUR POSHTË AKUZËN KUNDËR BOB DYLANIT (04.16.2014)
SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (04.12.2014)
VDES YLLI I HOLLIVUDIT MICKEY ROONEY (04.07.2014)
PESË KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS NË SHBA (04.06.2014)
JA SI E MBANTE TRUPIN NË FORMË MARILYN MONROE - FOTOGALERI (04.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]