VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NDËRRON JETË NË MOSHËN 71 VJEÇARE AKTORI BOB HOSKINS

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
NDËRRON JETË NË MOSHËN 71 VJEÇARE AKTORI BOB HOSKINS

E Enjte, 05.01.2014, 03:13pm (GMT+1)


 

Aktori britanik Bob Hoskins, i bërë i famshëm më së shumti për rolet e tij në filmin "The Long Friday" dhe "Who Framed Roger Rabbit" ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare. Hoskins vuante prej kohësh nga pneumonia. Ai ndërroi jetë në spital i rrethuar nga familjarët e tij, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të aktorit.

Fitues i një çmimi "Bafta" dhe i nominuar për "Oscar" në vitin 1987 për rolin e tij në dramën "Mona Lisa", Hoskins njoftoi tërheqjen nga karriera dy vjet më parë, pas analizave shëndetësore që e kishin nxjerrë me parkinson.

"Ne jemi të tronditur nga humbja e Bobit tonë të dashur", thuhet në një deklaratë të përbashkët të bashkëshortes së tij Linda, djemve të tij Alex dhe Jack e vajzave të tij Sarah dhe Rosa.

Karrierën e nisi si aktor teatri përpara se të zbarkonte në televizion dhe kinema. Është shfaqur në spektakle si "Play for Today", "On the Move", "Van der Valk" dhe në dramën e BBC "The Street", ndërsa në film mbahet mend gjithashtu edhe për rolet e tij në "Mermaids", "Hook", "Mrs Henderson Presents" dhe "Made in Dagenham". Roli i tij i fundit ishte në vitin 2012 në filmin "Borëbardha dhe Gjahtari".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT ËSHTË DITA NDËRKOMBËTARE E JAZZ-it (04.30.2014)
GEORGE CLOONEY FEJOHET ME AVOKATEN E NJOHUR AMAL ALMAUDDIN (04.28.2014)
ALBUM I RI I KËNGËTARIT DHE KOMPOZITORIT RAY BONNEVILLE (04.28.2014)
BILLBOARD - KËNGËT MË TË PREFERUARA NË SHBA (04.26.2014)
NJË TEATËR NË UASHINGTON FESTON PËRVJETORIN E SHEKSPIRIT (04.21.2014)
PEMËT FLASIN PËR MBIJETESËN NË EKRANIN E MADH (04.21.2014)
FILMAT ME TEMË FETARE DHE SUKSESI I TYRE (04.20.2014)
ROCK 'N' ROLLI DHE LUFTA E FTOHTË - PËRBALLË SHPIFJEVE DHE TRILLIMEVE TË KREMLINIT TË SOTËM (04.18.2014)
FRANCË - GJYKATA KA HEDHUR POSHTË AKUZËN KUNDËR BOB DYLANIT (04.16.2014)
SHBA - KËNGËT MË TË PREFERUARA TË JAVËS (04.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]