VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JOLIE-PITT, SË SHPEJTI DASMA E MARTESËS

E Enjte, 05.08.2014, 09:56am (GMT1)



Voal-online - "Do të martohemi, e kemi vendosur," kështu Angelina Jolie e ka konfirmuar të mërkurën lajmin e së përditshmes Le Parisien se bashkimi me Brad Pitt do te bëhet zyrtar edhe ligjërisht.

Ceremonia mund të zhvillohet në pronën që çifti ka në Miraval, në jug të Francës, kanë bërë të ditur të njëjtët zëra të korridoreve.

E sigurt, për tashi, është se dy aktorët po projektojnë që të xhirojnë një film bashkë. "Kam shkruar një skenar ku ai dhe unë do të luajmë bashkë," ka pohuar Jolie, protagoniste e filmit më të ri të studios Disney, i cili del këto ditë në kinema. SDA/AFP
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.