VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KIM KARDASHIAN DHE KANYE WEST DO TË MARTOHEN NË FIRENCE

E Shtunë, 05.17.2014, 08:47am (GMT1)


Voal-online.ch - (Reuters) - Aktorja amerikane yll e reality shows Kim Kardashian dhe raperi Kanye West do të martohen në Firencë më 24 maj. Këtë e konfirmoi dje zyra e kryetarit të bashkisë së këtij qyteti.

Për dasmën çifti ka marrë me qira kështjellën e Shekullit XVI Belvedere Fort për 300,000 euro ($411,100). Ceremonia do të kryesohet nga një pastor protestant.

Gjithsesi, meqë kështjella nuk është një mjedis i autorizuar për martesa, lindën diskutime nëse dasma do të jetë apo jo një ceremoni martese e njohur zyrtarisht apo një kremtim me një status të lirë.

I pyetur si ndihet në prag të dasmës, West tha për të përditshmen La Nazione: "Jam shumë i emocionuar. Por jam shumë i lumtur. Jam një romantik: Unë i dhurova Kimit për Ditën e Nënave një mak me lule. Familja është gjithçka për mua, është antidot kundër stresit të famës. Familja dhe krijimtaria më qetësojnë mua."

Çifti do të shoqërohet nga vajza North, për të cilën West tha se ishte "ngjizur këtu, në mes të kryeveprave të Rilindjes".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.