PAUL MCCARTNEY E ANULON TURNEUN NË AZI
E Enjte, 05.22.2014, 07:51pm (GMT+1)
Ish anëtari i grupit të famshëm "The Beatles", Paul McCartney, ka anuluar 5 koncertet e tij në Japoni dhe Kore Jugore, për shkak të një gripi. Zëdhënësi i muzikantit britanik tha se mjekët e kanë urdhëruar McCartneyn të pushojë. Turneu "Out There" pritet të vazhdojë sipas planifikimit në SHBA, duke filluar në Lubbock të Texasit, më 14 qershor.
Publicisti i këngëtarit nuk dha detaje tjera rreth sëmundjes së McCartneyt.
Paul McCartney rrallëherë anulon koncertet dhe në komunikatën e tij tregoi se ndihet keq që i ka zhgënjyer fansat e tij.rel
www.voal-online.ch
|