VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAUL MCCARTNEY E ANULON TURNEUN NË AZI

E Enjte, 05.22.2014, 07:51pm (GMT1)


Ish anëtari i grupit të famshëm "The Beatles", Paul McCartney, ka anuluar 5 koncertet e tij në Japoni dhe Kore Jugore, për shkak të një gripi.
 
Zëdhënësi i muzikantit britanik tha se mjekët e kanë urdhëruar McCartneyn të pushojë.
 
Turneu "Out There" pritet të vazhdojë sipas planifikimit në SHBA, duke filluar në Lubbock të Texasit, më 14 qershor.

Publicisti i këngëtarit nuk dha detaje tjera rreth sëmundjes së McCartneyt.

Paul McCartney rrallëherë anulon koncertet dhe në komunikatën e tij tregoi se ndihet keq që i ka zhgënjyer fansat e tij.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.