VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'PALMËN E ARTË' E FITON REGJISORI TURK NURI BILGE CEYLAN

E Djelë, 05.25.2014, 06:14am (GMT1)


KANË Çmimin "Palma e artë" të Festivalit të 67-të të Filmit të Kanë e mori filmi "Winter sleep" i regjisorit turk, Nuri Bilge Ceylan, një autopsi e gjatë psikologjike e një 60-vjeçari që jeton në një fshat të Anadollit." Këtë vit kinemaja turke feston 100-vjetorin.

Kjo është një koincidencë e bukur", deklaroi Nuri Bilge Ceylan pasi mori një nga trofetë më të rëndësishëm kinematografikë në botë. Filmi italian "Le meraviglie" i regjisores Alice Rohrwacher mori çmimin e madh të këtij festivali. Ndërkohë, amerikania Julianne Moore mori çmimin si aktorja më e mirë për interpretimin e saj në filmin "Maps to the stars" i kanadezit David Cronenberg.

Në mungesë të saj, çmimin e mori skenaristi i këtij filmi, Bruce Wagner. Aktori më i mirë i festivalit u shpall britaniku Timothy Spall për rolin e tij në filmin "Mr Turner" të amerikanit, Mike Leigh.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.