VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SULMOHET FIZIKISHT AKTORI BRAD PITT

E Enjte, 05.29.2014, 02:25pm (GMT1)


Aktori Brad Pitt është goditur në fytyrë teksa po nënshkruante autografe në premierën e një filmi në Hollywood.

Pitt është goditur teksa ishte nën shoqërinë e partneres së tij aktores Angelina Jolie.

Pitt ishte në premierën e filmit "Maleficent" më 28 maj kur sipas policisë, një person i identifikuar si Vitaliy Sedjuk, e ka kaluar një rrethojë dhe e ka goditur atë.

Aktori Pitt nuk ka marrë lëndime të rënda.

Sedyuk u arrestua menjëherë nga policia dhe tashmë është në mbajtje.

Ai është duke u mbajtur derisa ta bëjë pagesën prej 20 mijë dollarësh për tu liruar me kusht.

Sedyuk, 25 vjeçar, është një gazetar televiziv ukrainas i cili shpesh ka qenë pjesëmarrës në festimet në tepihun e kuq.

Më parë, Sedyuk e kishte përqafuar aktorin Leonardo Di Caprio, e kishte sulmuar skenën kur këngëtarja Adele ishte shpërblyer me çmimin Grammy dhe e kishte marrë një shuplakë nga Will Smith pasi që e kishte puthur atë gjatë një premiere në Moskë.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.