E Enjte, 03.28.2024, 12:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
SHPËTIMI I IMAZHEVE DIGITALE TË ANDY WARHOL

E Djelë, 06.01.2014, 05:26pm (GMT+1)


Teaser: Artisti eksperimentoi me kompjuterin, tashmë të vjetër, Amiga.
 
INTRO: Artisti i kulturës pop Andy Warhol njihet më tepër për pikturat e tij të supës Campbell dhe aktores Marilyn Monroe. Ajo që pothuajse askush nuk mban mend është eksperimentimi i tij me një kompjuter tashmë të vjetër i quajtur Amiga. Arti që Warhol krijoi me anë të atij kompjuteri mund të kishte humbur përgjithmonë, nëse nuk do të ishte formuar një partneritet mes Universitetit Carnegie Mellon, Muzeu të Arteve Carnegie dhe Muzeut Warhol në Pitsburg të Pensilvanisë.
 
Të hysh në bodrumin e inxhinierit të informatikës nga Pitsburgu Keith Bares është si të kthehesh në botën kompjuterike të së kaluarës. Ekrani i madh dhe disqet e zhurmshme kanë kaluar dekadat e fundit kryesisht duke mbledhur pluhur në raftet e njerëzve të tjerë.

"Ata kishin një nivel thjeshtësie që shpeshherë nuk e shohim më tek kompjuterat modernë."

Kolegët e tij në Klubin e Kompjuterave të Universitetit Carnegie Mellon e quajnë zotin Bare "Amiga Guru", prej emrit të kompjuterit Amiga të kompanisë së informatikës Commodore. Nuk e ke dëgjuar asnjëherë këtë emër?
Le të kthehemi në vitin 1985...

...kur Commodore Amiga ishte kompjuteri më i ri dhe më i mirë. Siç shihet në këtë video në YouTube, për të tërhequr vëmendje në festën e publikimit Amiga-s, kompania Commodore ftoi artistin Andy Warhol për të demonstruar aftësitë e kompjuterit, që përfshinin një platformë për vizatim dhe një tjetër pajisje revolucionare: një aparat fotografik dixhital.

"Ai bëri disa fotografi dixhitale dhe i modifikoi ato para se shumica e njerëzve të kishin menduar ndonjëherë për fotografi digjitale."

Ishte gjithçka që publiku mundi të shihte nga veprat e artit dixhitale të Warhol-it.

Pas vdekjes së tij në vitin 1987, kompjuteri dhe disku i të dhënave ruheshin në arkivat e Muzeun Warhol dhe historia rreth eksperimentit të Andy Warhol-it me kompjuterin Amiga pothuajse përfundoi me aq.

"Këto vizatime do të kishin humbur."

Divya Heffley, e Muzeut të Arteve Carnegie, është producente e serisë së dokumentarëve "Fotografia e padukshme". Pasi u pa rastësisht në YouTube videoja e vitit 1985 me kompjuterin Amiga, nisi ideja që bashkoi Muzeun e Arteve Carnegie me Muzeun Andy Warhol dhe

klubin e kompjuterave të zotit Bare, në një përpjekje për të rekuperuar materialet në kompjuterin Amiga të Warhol-it. Ndërkohë që kamerat filmonin, ata hynë drejt së panjohurës.

"Askush nuk e dinte se çfarë do të gjenim në ato disqe."

Zoti Bare thotë se ekipit të tij iu desh kohë për të kuptuar programin e përdorur për të krijuar imazhet.

"Jo vetëm që është program dixhital i vjetër, por një tjetër gjë që shpesh nuk i kushtohet rëndësi është se nevojitet gjithashtu një program që është në gjendje të lexojë këto të dhëna dixhitale."

Pas disa programimeve kompjuterike në kah të kundërt, pra drejt së vjetrës, ata arritën rezultat.

Pamjet dixhitale të imazheve të famshme të kutisë së supës Campbell dhe të autoportretit të Warhol-it janë vetëm disa nga rreth 20 imazhet e rekuperuara nga floppy-disqet.
Heffley thotë se kërkimi i artit Warhol -së është edhe një mësim histori dhe një përrallë paralajmërues.

"Nëse nuk jemi të kujdesshëm teknologjia mund të vjetërohet dhe mund të mos jemi në gjendje të shohim fotografitë apo imazhet që i konsiderojmë të çmuara."

Imazhet e Andy Warhol-it, tashmë të restauruara dhe të arkivuara, mund të shihen në ekspozitën e Muzeut Carnegie me titull "Të bllokuara".za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
YouTube - DY MILIARDË SHIKIME PËR 'GANGHAM STYLE' (05.31.2014)
SULMOHET FIZIKISHT AKTORI BRAD PITT (05.29.2014)
'PALMËN E ARTË' E FITON REGJISORI TURK NURI BILGE CEYLAN (05.25.2014)
18 FILMAT NË KONKURIM PËR PALMËN E ARTË 2014 (05.23.2014)
NJË MILION DOLLARË PËR UDHËTIMIN NË HAPËSIRË ME DICAPRION (05.23.2014)
PAUL MCCARTNEY E ANULON TURNEUN NË AZI (05.22.2014)
KATE WINSLET - TRE FËMIJËT NUK MË MUNGOJNË, KOHA PËR KARRIERË (05.20.2014)
HOLLIVUDI NDIHMON MUZETË (05.17.2014)
KIM KARDASHIAN DHE KANYE WEST DO TË MARTOHEN NË FIRENCE (05.17.2014)
STARTOI FESTIVALI I FILMIT NË KANË (05.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]