'MALEFICIENT' NË KRYE TË FILMAVE MË TË SHIKUAR
E Hënë, 06.02.2014, 03:18pm (GMT+1)
Filmi i fundit me Angelina Jolie, "Maleficient", prodhim i "Walt Disney", ka dal në krye të filmave që është shikuar më së shumti në Amerikën veriore.
Brenda fundjaves, filmi që mbështetët në tregimin e "Bukuroshes së Fjetur" ka fituar 70 milionë dollarë.
Filmi ku Angelina Jolie e luan rolin e personazhit negativ, dhe ku janë përdorur shumë efekte speciale, e ka lënë shumë mbrapa filmin "X-Men, Days of Future Past" i cili fitoj vetëm 32.6 milionë dollarë në kinematë e SHBA-ve dhe Kanadasë.rel
www.voal-online.ch
|