VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANGELINA JOLIE KËSHILLON TË DHUNUARAT - MOS U FSHIHNI

E Mërkurë, 06.11.2014, 09:28am (GMT1)



Aktorja e famshme e hapi samitin kundër dhunimeve seksuale, që ndodhin në zonat e luftës.

Jolie thotë se nuk duhet t'iu vijë turp. Ata që duhet të turpërohen janë agresorët dhe shton se ky mesazh duhet të shpërndahet në të gjithë botën.
Aktorja merr pjesë në samitin "The global Summit to End Sexual Violence in Conflict" së bashku me sekretarin britanik të Jashtëm, William Hague, në Londër.
Është ngjarja më e madhe e organizuar ndonjëherë e këtij lloji, në të cilën marrin pjesë më shumë se 140 shtete.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.