VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Demi - Eshton, mbrëmja organizohet nëpërmjet Twitter
E Djelë, 12.06.2009, 11:49am (GMT1)

 

  

Voal-online Dikush është gati të verë bast se në shtëpinë e Moore-Kutcher kohët e fundit mbretëron një monotoni për vdekje, një mërzitje e padurueshme.

 

Ka të tjerë që këmbëngulin se kemi të bëjmë thjesht me një gjetje të re publicitare të mendjes tejet djallëzore të Demi Moore për të propaganduar një parfum të ri.

 

E vërteta është se çifti i aktorëve amerikanë, tashmë të njohur për publikun e Twitter, ngaqë kanë zgjedhur mikroblogimin, pra blogët e vegjël, si formë të komunikimit me adhuruesit e tyre, pra me fansat e tyre.

 

Kësaj here ata kanë shkuar përtej kësaj gjetjeje, përtej kësaj fantazie, me një tjetër shpikje origjinale.

 

Në një shkëmbim të pamjeve të postuara online Demi e i shoqi i japin një jetë një komunikimi hidh e prit duke i shkruar mesazhet në shuplakët e duarve.

 

"Vrap eja në dhomën e gjumit," propozon aktorja dhe biseda vazhdon pastaj me projektimin e përgatitjes së darkës. (http://www.repubblica.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.