VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOMPOZITORI UDHËHEQ JURINË E FESTIVALIT TË VENEDIKUT

E Hënë, 06.23.2014, 06:26pm (GMT1)


Për herë të parë, një kompozitor do ta udhëheqë jurinë ndërkombëtare të Festivalit të Filmit në Venedik.
 
Organizatorët kanë njoftuar sot se presidenti i jurisë për këtë vit do të jetë kompozitori francez, Alexandre Desplat, gjashtë herë i nominuar për Oskar dhe fitues i çmimit, "Golden Globes".
 
Portofolio e tij përfshinë edhe angazhimin në filmat "Godzilla", "The Kings Speech", "Argo" dhe "Philomena".
 
Desplat e ka filluar karrierën e tij në kinemanë franceze, ndërsa angazhimin në Hollywood e ka nisur në vitin 2003 pas komponimit të muzikës për filmin, "Girl with e Pearl Earring".
 
Edicioni i 71-të i festivalit të filmit në Venedik, që shpesh paraqet filma artistik jo konvencional, fillon më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator.
 
Juria e përbërë prej nëntë personave në fund e jep "Luanin e Artë" për filmin më të mirë dhe shtatë çmime të tjera.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.