VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nikolë Kidman iu përgjigjet pyetjeve të adhuruesve
E Hënë, 12.07.2009, 04:50pm (GMT1)

 

 

Kur Nicole Kidman u pajtua t'iu përgjigjet pyetjeve të lexuesve të revistës PEOPLE, pakgjë dinte ajo se do të merrej në provim rreth aftësive të saj si guzhiniere (jo aq e zonja, pranon ajo) apo të shpaloste dobësinë e saj më të madhe (ajo e do pa masë kafenë por sidomos shkumën e saj).

Por aktorja 42 vjeçare, fituese e çmimit Oskar, e cila ka në plan t'i kalojë pushimet në Down Under, ishte e lumtur të hapte zemrën rreth jetës së saj në Nashville , ndërkohë që bën propagandë në New York City për filmin e saj të ardhshëm muzikal Nine, që hapet në kinema Ditën e Krishtlindjeve.

Po hollësitë për të shoqin Keith Urban? Këngëtari kantri yll luan rolin e bashkëshortit mrekullish, duke parë Tennessee Titans në dhomën pranë, ndërkohë që e shoqja aktore yll iu përgjigjej pyetjeve.

Nëse do të bënit një punë normale, cila do të ishte ajo për ju? pyet
Jessica Lynne Bryson, Chattanooga, Tennesse.

Do të doja të isha arkitekte e mjedisve të brendshme. Mua më pëlqen pa masë të rri duke e ndryshuar vendosjen e mobiljeve në dhoma. Kur shoqet e mia blejnë ndonjë apartament, më kërkojnë mua gjithmonë të shkoj atje, sepse sa të shkoj, them: "Duhet ta rrëzoni këtë mur, duhet të vini atje tej një pikturë e kështu me radhë."

 

Cila është gjëja e re që Sunday Rose ka mësuar? pyet Amanda Mustard, Brunner, Ontario, Kanada.
Ajo tregon gjithandej me gisht dhe thotë 'Bug' (bag çimkë, shënim përkthimi).'
Kjo është fjala e saj. Ne ishim në një dhomë hoteli dje dhe ishte një spërkatëse automatike në një qoshe të dhomës. Ajo e tregoi atë me gisht dhe tha 'bug!' Keith e mori dhe ia tregoi se nuk ishte një bug.

Cilat punë grash ju pëlqen të bëni? pyet
Anna Marie Pugh, Louisville, Ohio.
Shumë e habitshme, por mua më pëlqen të fut rroba në makinën larëse. Mua gjithnjë më pëlqen t'i mbaj rrobat të lara kjo është një nga punët e mia. Dhe më pëlqen natyrisht të merrem me hekurosjen e këmishave.

Cila është dobësia juaj më e madhe? pyet
Kimberly Taylor, Dallas, Texas.
Keith dhe unë duam shumë kafenë. Unë e dua shkumën më shumë se kafenë. Kur kërkoj një kapuçino, them gjithmonë: më bëj shumë shkumë e pak kafe. Më njohin të gjithë tanë në Starbucks në Nashville.

Si e kapërceni drojën tuaj? pyet
Joel Morales, San Juan, Puerto Rico.
Unë mendoj tepër gjatë si të ndihem sa më rehat nën lëkurën time. Kjo është pjesë e ikjes së viteve. Kur pajtohem me gjithçka që ka të bëjë me paraqitjen time, atëherë ndihem plotësisht rehat. Kur të dashurojnë, atëherë më së shumit ndihesh rehat.

Si përshtateni me një industri që nuk ua lejon femrave të plaken natyrshëm dhe hirplote? pyet
Monika Ballew, Eureka, Kaliforni.
Unë jetoj në Tennessee, kështu që është ndryshe nga jetesa në Los Anxhelos. Unë sapo punova tani me Sophia Loren në filmin Nine dhe ajo është tërë nur e tërë hire. Unë e kam atë si model.

Burri juaj ka disa tatuazhe, a do të vendosni ndonjëherë të keni një të tillë? pyet
Allyson Walker, Allen, Texas.
Jo. Asnjëherë.

Ju pëlqen të gatuani? pyet
Soqui Ramos, Boston, Massachussets.
Jam guzhiniere e hatashme. Gatuaj zogëza pule për Keith, dhe janë të mrekullueshme. Jam guzhinierja më e mirë, sepse e adhuroj pa masë gatimin dhe, natyrisht, më pëlqen ta shijoj vetë atë./Elida BUÇPAPAJ (http://www.people.com/people)
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.