VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LANA DEL REY KRYESON LISTËN E ALBUMEVE NË SHBA

E Premte, 06.27.2014, 06:56am (GMT1)



Këngëtarja, Lana Del Rey, ka arritur ta zë pozitën e parë në top listën e albumeve më të shitura në SHBA, ndërsa  artisti i ri nga Britania, Sam Smith ka zënë pozitën e dytë me albumin e tij debutues, raporton Reuters.

Brenda një jave janë shitur 182 mijë kopje albumit, "Ultraviolence" të Del Rey.  

Ky është albumi i dytë i kësaj këngëtareje, ndërsa në të përfshihet edhe kënga, "West Coast".  

Albumi i saj  i parë, i publikuar në vitin 2012, "Born to Die" kishte shitur vetëm 72 mijë kopje brenda javës së parë të daljes në treg, dhe me këto të dhëna kishte arritur pozitën numër 2 në top listen e albumeve.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.