VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - KA VDEKUR KËNGËTARI DHE KOMPOZITORI BOBBY WOMACK

E Shtunë, 06.28.2014, 07:21pm (GMT1)



Këngëtari dhe kompozitori amerikan, Bobby Womack, ka vdekur në moshën 70 vjeçare.

Karriera e tij ka filluar me muzikë kishtare me vëllezërit e tij në vitet e 50-ta.

Si udhëheqës i grupit The Valentinos, grupi që e formoi me vëllëzërit e tij, Womack u bë i njohur me këngën "Lookin' For A Love".

Pasi grupi u shkatërrua, Womack luajti me kitarë në përcjellje të këngëtarëve dhe këngëtareve, Aretha Franklin, Dusty Springfild dhe Ray Charles.

Në hitet e tij përfshihen edhe këngët "It's All Over Now", e kënduar nga grupi Rolling Stones, në vitin 1964, dhe "Trust Me" e këngëtares, Janis Joplin, që doli në shitje pas vdekjes së saj.

Bobby Womack, gjatë viteve të fundit ka vuajtur nga disa sëmundje, përfshirë diabetin, kancerin e prostatës, probleme me zemër, e të tjera.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.