VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ITALIA MIRATON NJË LIGJ VETËM PËR GEORGE CLOONEYN

E Djelë, 06.29.2014, 03:22pm (GMT1)



Autoritetet vendore të Lombardisë kanë miratuar një ligj të ri për mbrojtjen e vilës luksoze të artistit amerikan George Clooney në Liqenin Chomo, transmeton gazeta aerikan US Weekly.

"Që nga tani është krejtësisht e ndaluar ndalja para vilës së Clooneyt. Kjo bëhet për çështje komunikacioni dhe sigurie", ka deklaruar për këtë gazetë Roberto Pozi, prefekt i qytezës Lailo buzë Liqenit Chomo.

Ky ligj atipik ka hyrë në fuqi më 21 qershor dhe do të vlejë deri 30 shtator, në periudhën kur është paparaparë martesa e Clooneyt me të fejuarën Amal Alamuddin.

Tash për tash nuk dihet saktësisht se ku do të bëhet martesa, ndërsa medie supozojnë se festa do të zhvillohet në Lombardi.

Në rast të mosrespektimit të Ligjit Clooney pason dënimi 500 eure.kd


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.