E Djelë, 01.26.2020, 04:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
JAMES BOND NË MOSKË PËRMES NJË EKSPOZITE

E Hënë, 06.30.2014, 05:37am (GMT+1)



Dikur në Bashkimin Sovjetik, të shihje një film me James Bondin, kjo mund të çonte deri në dënim me burg. Por, pavarësisht ndalimit, shumë njerëz ishin në gjendje të gjenin kopje kontrabandë të filmit kur Lufta e Ftohtë po i afrohej fundit, në vitet 1980. Kjo solli një simpati të thellë të rusëve për James Bondin, agjentin e famshëm.

Në vitin 1964, kur filmi me James Bond “Nga Rusia me dashuri” mbushte kinematë në Shtetet e Bashkuara, Moska dhe Perëndimi ishin të mbërthyera në acarin e ashpër të Luftës së Ftohtë.

Një gjysmë shekulli më pas, marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit janë përsëri mes ethesh - këtë herë mbi armatosjen e rebelëve në Ukrainë nga ana e Rusisë.

Por, përtej gjeopolitikës, moskovitët po shijojnë tani një ekspozitë të re në muze: "Duke krijuar 007". Përhapur në pesë kate dhe me 500 organizatorë, skenat, pajisjet dhe kostumet e ekspozitës, tërheqin turma të mëdha në Muzeun e Artit Multimediatik.

Ekaterina Inozemtseva është kuratorja e ekspozitës:

"Vërtetë turma të mëdha… shumë vizitorë, rreth 15 mijë në tre-katër ditë."

Ajo thotë se ne jemi larg kohës së viteve 1980, kur sovjetikët shikonin filma me James Bond fshehurazi në videokaseta të futura kontrabandë.

"Në një nga rrjetet sociale më të njohura ruse - VKontakte - grupi i adhuruesve të Bond, është më shumë se 20 mijë njerëz."

Për sovjetikët, James Bond ofroi një dritare emocionuese në Perëndimin e ndaluar.

Danila Matsokin erdhi në ekspozitë me bashkëshorten dhe djalin e tij gjashtë vjeçar:

"Gjatë fëmijërisë sime, duke filluar nga vitet '70 dhe '80, në periudhën sovjetike, ishim të dhënë pas James Bond-it. Për ne ishte si një dhuratë e rënë nga qielli."

Gaiane Danilian thotë se filmat e agjentit 007, ndryshuan rrënjësisht botëkuptimin e saj kur ajo ishte një e re në Moskë, në vitet 1980.

"Ideja e bukurisë së aventurave dhe e lirisë që ishte duke motivuar rusët ta shihnin këtë film, dhe stili..."

Zonja Danilian tashmë është gjyshe dhe jeton në Nju Jork. Ajo thotë se James Bond kontribuoi në vendimin e saj në vitin 1992 për të emigruar në Shtetet e Bashkuara.

Daniel Kovtun, një student i Ekonomisë në Moskë, erdhi në ekspozitë me të dashurën e tij. Ai thotë se tërheqja ndaj James Bond-it vazhdon.

"Ai është shumë tërheqës. Për vajzat, ai është mashkulli i vërtetë. Ai ka armë, makina, shumë para dhe përjeton shumë aventura. Pra, të gjitha këto e bëjnë atë shumë interesant."

Në Moskë, është e qartë se fantazitë e stilit James Bond, shkojnë përtej kufijve dhe brezave.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FILMI 'THIRD PERSON' (06.29.2014)
ITALIA MIRATON NJË LIGJ VETËM PËR GEORGE CLOONEYN (06.29.2014)
SHBA - KA VDEKUR KËNGËTARI DHE KOMPOZITORI BOBBY WOMACK (06.28.2014)
ARRESTOHET PËR SJELLJE TË DHUNSHME AKTORI SHIA LABEOUF (06.27.2014)
LANA DEL REY KRYESON LISTËN E ALBUMEVE NË SHBA (06.27.2014)
ANGELINA JOLIE - SERBËT JANË KRIMINELË (06.24.2014)
KOMPOZITORI UDHËHEQ JURINË E FESTIVALIT TË VENEDIKUT (06.23.2014)
TRE FILMAT MË TË SUKSESSHËM NË SHBA E KANADA (06.22.2014)
TEKSTET E DYLANIT PRITET TË THYEJNË REKORD NË SOTHEBY (06.22.2014)
BRITANIA IA JEP TITULLIN 'DAMË' ANGELINA JOLIES (06.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]