VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LAMTUMIRË LOUIS ZAMPERINI - HEROI I FUNDIT I ANGELINA JOLIE
Protagonisti i vërtetë i 'Unbrokën' vdiq nga pneumonia në moshën 97 vjeçare

E Djelë, 07.06.2014, 10:31am (GMT1)


Voal-online.ch - Ishte kampion i garës së vrapimit 5 000 metra në skuadrën amerikane në Olimpiadën Botërore të Berlinit, i mbijetuar për 47 ditë në mes të peshkaqenëvve në Paqësor dhe burgut japonez në Luftën e Dytë Botërore. Një jetë si një film, me një ironi të fatit në fund të jetës: Louis Zamperini ka vdekur 97 vjeç, pak muaj para se "Unbroken", filmi i ri i Angelina Jolie kushtuar historisë së jetë së tij, të dalë në kinema, çka është parashikuar të ndodhë më 25 dhjetor në SHBA e pastaj në Evropë në fillim të vitit 2015.

Një pneumoni (ftohje) fatale pak muaji para se të shtrohet qilimi i kuq: Zamperini ka vdekur në shtëpi i rrethuar nga më të dashurit e tij "pasi kishte luftuar 40 ditë për jetë a vdekje", thuhet në komunikatën e shpërndarë nga familja.

Louis për pak muaj nuk arriti të lindte qytetar italian: ai lindi më 1917 në qytezën Olean pranë New Yorkut ku baba Antonio e mama Luisa ishin vendosur pasi ishin larguar nga Italia. Zamperini ishte dy vjeç kur familja i transferua në Torrance, në Kaliforninë e Jugut. Këtu zë fill rrjedha e gjatë e historisë së SHBA dhe e Shekullit XX. Nëse nuk pasuroheshin nga mafia, italoamerikanët që afirmoheshin si vëllezërit Joe e Dominic Di Maggio do të pasuroheshin nga sporti. Atletika për Louis, si për Di Maggiot bejsbolli, ishte mënyra për t'iu shpëtuar telasheve dhe mjerimeve të rrugës. E kështu, nga pista në pistë, në vitin 1936 "Tornado" i Torrances do të vraponte e do të fitonte në Berlin bashkë me vrapuesin me ngjyrë Jesse Owens: duatrokitur nga shumëkush dhe nga vetë Hitleri i cili kërkoi ta takonte dhe t'ia shprehte admirimin e tij.

Nga Olimpiada në luftë, oficer dhe bomardues në bombardierët amerikanë në Paqësor. Rrëzuar në vitin 1943, Zamperini mbijetoi në oqean për 47 ditë, por u kap nga japonezët dhe u torturua gjatë qëndrimit në burg. Kur u kthye në atdhe, dy vjet më vonë, zbuloi fenë. Në vitin 1981, pishtarmbajtës në Olimpiadën Botërore të Tokios, kërkoi më kot t'i takonte torturuesit e tij. Pa fat.

Tani vjen filmi, për një jetë që është vetvetiu një skenar i shkruar, dhe komenti i Angelina Jolie: "Është një humbje e papërshkrueshme. Jemi të gjithë mirënjohës ndaj tij që na i pasuroi jetët tona ngaqë patëm fatin ta njohim." (ANSA).




Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.