VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAMIE FOXX FITON ROLIN E BOKSIERIT TYSON NË FILMIN E RI

E Enjte, 07.31.2014, 11:53am (GMT1)


Aktori Jamie Foxx raportohet se është në bisedime për të luajtur rolin e boksierit Mike Tyson në filmin e ri biografik.

Mike Tyson ka thënë për gazetën britanike "The Mirror" se regjisorët do të përdorin teknologjinë për t'i ndihmuar Foxxit që të realizojë disa fazat të karrierës së boksierit.

"Unë dhe Jamie Foxx jemi në bisedime dhe do ta realizojmë filmin", ka thënë Tyson.

"Brenda 18 muajve ne do të realizojmë filmin e Mike Tysonit dhe ai do të më portretizojë mua. Tani për tani kemi vetëm filmin e animuar për mua", ka shtuar boksieri i famshëm.

Tyson gjithashtu ka pohuar se Foxx ka kërkuar që të mësojë pak boks dhe se në këtë projekt do të përfshihet edhe regjisori Martin Scorsese.

Foxx fitoi çmimin "Oscar" për portretizimin e Ray Charlesit në filmin biografik "Ray". kd

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.