VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mbi qilimin e kuq nëna dhe bija kush e kush më e bukur
E Mërkurë, 12.16.2009, 06:49pm (GMT1)

 

 

Voal-online -Në premierën e filmit "Nine" të zhviluar në Nju Jork morën pjesë edhe Madonna me të bijën Lourdes, dhe Kate Hudson me të ëmën Goldie Hawn ...

 

Mbretëresha e Popit Madonna dhe e bija bukuroshe Lourdes kanë në mes mikeshën e këngëtares, aktoren e serialeve televizive Jessica Seinfeld.

 

Madonna kësaj here, në mënyrë krejt të pazakonshme është veshur në mënyrë serioze, ndërsa e bija mban veshur xhaketë lëkure, fund të shkurtër dhe çizme të ngjeshura fort. Cila vallë është veshur më bukur dhe cila duket më bukur: Madonna apo Lourdes'?

 

Kate Hudson është përkrah nënës së saj Goldie Hawn në premierën e filmit "Nine". Kate ka vendosur të kalojë mbi qilimin e kuq me veshje të shkurtëra.

 

Goldie Hawn mban një veshje të zezë që i shkon rrëshqanë në dysheme. Nënë e bijë kush është më e bukur dhe më mirë e veshur?

 

Vetëm qilimi i kuq do t'i joshte ato të dilnin në një natë të tillë të ftohtë dimri. Superyje si Madonna (51 vjeçe) dhe Kate Hudson (30 vjeçe) kurrsesi nuk do të donin të dillnin!

 

Por ato kanë dalë dhe madje në mënyrë të dyfishtë. Madonna me të bijën dhe Hudson me të ëmën. Nëna dhe bija!

 

Premiera e filmit të ri muzikor "Nine" e zhvilluar në Nju Jork ka kështu edhe veçantitë e saj spektakolare të mbrëmjes së qilimit të kuq.

 

Ndërkohë në eterin botëror është përhapur lajmit se Kate Hudson është ndarë nga i dashuri Alex "A Rod" Rodriguez. Aktorja gjithsesi duket tejet e qeshur dhe e gëzuar.

(http://starlonge.ch.msn.com)

 

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.