VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ka vdekur aktorja Xhenifer Xhons
E Enjte, 12.17.2009, 10:32pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Aktorja Jennifer Jones (emri i vërtetë Phyllis Isley) ka vdekur në Kaliforni në moshën 90 vjeçare. Aktorja kishte fituar çmimin Oskar për rolin e Bernadetes në filmin "The Song of Bernadette" (Kënga e Bernadetes) në vitin 1943.

 

Midis filmave më të famshëm të interpretuar prej saj janë "Love Letters" (Letra dashurie) më 1945; "Duel in The Sun" (Duel nën diell) më 1946, me Gregory Peck; dhe "Love is a Many-Splendored Thing" (Dashuria është një gjë e mrekullueshme) më 1955, me William Holden.

 

Më 1949 u martua me regjisorin David O. Szelnick. Pas vdekjes së tij, ajo u martua me industrialistin Norton Simon.

(http://www.ansa.it)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.