VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BRENDAN GLEESON NË FILMIN E RI CALVARY

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 07:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
BRENDAN GLEESON NË FILMIN E RI CALVARY

E Djelë, 08.10.2014, 10:37am (GMT+1)



Roli i tij më i njohur është Mad Eye Moody, ose magjistari i pazakontë nga filmi Harry Potter. Por rezumeja e aktorit Brendan Gleeson përfshin dhjetëra filma dhe ai përqafon të gjitha personazhet që interpreton me të njëjtin pasion. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, aktori Brendan Gleeson flet për filmin e ri dramatik Calvary dhe mbi sekretin e suksesit të tij.  

Është e pamundur të mendosh për personazhin Mad eye Moody, magjistarin e pazakontë nga Harry Potter dhe të mos përfytyrosh Brendan Gleeson. Aktori më i madh se vetë jeta, thotë se kishte kaluar shumë mirë ndërsa studionte karakterin.

"Ishte një ambjent dhe një ekip i mrekullueshëm. Fëmijët ndiqnin  ritmin e tyre, duke kaluar nga fëmijëria, në adoleshencë dhe pastaj në rini. Ishte një eksperiencë fantastike. Ishte magjike dhe magjia nuk mund të harrohet."  

Por personazhi më i ri që ai luan nuk ka asgjë të përbashkët me magjistarin grindavec.  Në filmin dramatik Calvary, ai interpreton një prift katolik të pakorruptueshëm, i cili duhet të paguajë për  mëkatet e të tjerëve.

Prifti James nuk e njeh burrin që e kërcënon atë. I panjohuri thotë se ishte dhunuar nga një prift tjetër kur ishte djalë i vogël dhe kërkon hakmarrje. Vrasësi mund jetë çdonjëri nga pjestarët e zhgënjyer të famullisë së priftit, që ka humbur besimin tek kisha. Prifti James e pranon me qetësi fatin e vet.

"Ai mban uniformën me të cilën njerëz brenda asaj organizate kanë kryer akte të tmerrshme dhe ai ndihet se ai duhet t'i shlyej ato."

Gjatë viteve, Glesson ka luajtur personazhe të ndryshme. Në komendinë In Bruges,  ai ishte gangster zemergjerë ndërsa në filmin The Guard, ai interpreton një polic racist.

Aktori thotë se mishëron tërësisht rolet që luan. Këtu është mbreti Menelaus në filmin Troy.

"Të gjithë duan të më vrasin dhe nuk e di përse. Diçka e veçantë ndodh në fund të filmit. Imagjinata ta do që të mundohesh të mbahesh dhe të jetosh. Por asnjëherë nuk ndodh kjo."

Nga një personazh tek tjetri, asnjë nga ata nuk refleton personalitetin e tij. Ai thotë se secili prej personazheve ka një copë të vogël nga ai. Dhe ndjesinë e arritjeve të tij deri tani e shpreh shumë thjeshtë.  

"E dua shumë këtë punë dhe dashuria për aktrimin nuk më është shuar aspak."   

Ky është sekreti i suksesit të tij.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BEYONCE NDEROHET ME ÇMIM NGA MTV (08.09.2014)
RADCLIFFE PAS HARRY POTTER - I KTHEHET 'REALITETIT' (08.06.2014)
MINORITETET S'PËRFAQËSOHEN SA DUHET NË FILMAT E HOLLYWOODIT (08.06.2014)
'GUARDIAN OF GALAXY' - MË I PËLQYERI NË BOTË (08.05.2014)
FORBES - BULLOCK MË E PAGUARA (08.04.2014)
VDIQ 'MAESTRO I ROKUT' DICK WAGNER (08.03.2014)
JAMIE FOXX FITON ROLIN E BOKSIERIT TYSON NË FILMIN E RI (07.31.2014)
CLAPTON NDERON JJ CALE ME ALBUM DHE DOKUMENTAR (07.30.2014)
RITA ORA MBULOHET NGA ARI (07.25.2014)
TRANSFORMIMI I AKTORIT JOHNNY DEEP (07.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]