VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHUHET AKTORI ROBIN WILLIAMS

E Martë, 08.12.2014, 07:37am (GMT1)


Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Robin Williams u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Kaliforninë veriore. Dyshohet se ai ka bërë vetëvrasje. Ai ishte 63 vjeç.

Policia tha se zoti Williams u gjet pa ndjenja nga personeli emergjent që ishte thirrur në shtëpinë e tij.  Zyrtarët thonë se ata besojnë se ai vdiq nga asfiksia, por shkaku i saktë i vdekjes është ende nën hetim.

Publicisti i aktorit që ka fituar çmimet  Oscar dhe Emmy, lëshoi "‹"‹një deklaratë të hënën ku thuhej se Williams kohët e fundit po luftonte me depresionin. Në fillim të karrierës së tij, ai pati probleme me drogën dhe alkoolin dhe për shumë vite ka vujatur nga varësia ndaj tyre.

Robin Williams ishte një komedian kur ai debutoi në serialin televiziv, Mork and Mindy që transmetohej në kanalin ABC. Më vonë ai luajti role në shumë filma dhe fitoi çmime për role të shumta, përfshirë ato në filmat Good Will Hunting, Mrs. Doubtfire, Good Morning Vietnam dhe Dead Poets Society. Vitin e kaluar ai u rikthye në televizion me serialin The Crazy Ones, në të cilin ai luajti përkrahë aktores Sarah Michelle Gellar.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.