VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U NDA NGA JETA AKTORJA LEGJENDARE LAUREN BACALL

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 10:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
U NDA NGA JETA AKTORJA LEGJENDARE LAUREN BACALL

E Premte, 08.15.2014, 05:58pm (GMT+1)

Aktorja legjendare amerikane Lauren Bacall, ish-modelja që u kthye në një yll filmi kur interpretoi me legjendën tjetër të kinemasë, Humphrey Bogart, vdiq në moshën 89 vjeçare.

Familja e saj thotë se Lauren Bacall vdiq nga një goditje masive në tru në shtëpinë e saj në New York të martën.

Lauren Bacall i bëri për vete audiencat që nga momenti kur doli në ekranin televiziv në vitet 1940, me zërin e saj të veçantë dhe pamjen tërheqëse.

Ajo ishte vetëm 20 vjeç kur luajti me Humphrey Bogart në filmin e vitit 1944 "To Have and Have Not".

Lauren Bacall dhe Humphrey Bogart u martuan një vit më pas dhe interpretuan së bashku në disa filma, përfshirë "The Big Sleep", "Dark Passage" dhe "Key Largo". Ajo interpretoi edhe në më shumë se 30 filma të tjerë, përfshirë "How to Marry a Millionaire" me Marilyn Monroe.

Martesa e saj me Humphrey Bogart zgjati deri kur ai vdiq në vitin 1957. Ajo pati një marrëdhenie me Frank Sinatrën dhe një martesë të trazuar me aktorin Jason Robards.

Gjatë karrierës së saj, Lauren Bacall fitoi ty çmime Tony për interpretimet e saj në skenë. Në vitin 2009, asaj iu dha një çmim Oscar nderi për karrierën.

Në vitin 1999, Instituti Amerikan i Filmit e radhiti Lauren Bacall të 20-ën në një listë me 25 aktoret më të mira të të gjitha kohërave.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHUHET AKTORI ROBIN WILLIAMS (08.12.2014)
BRENDAN GLEESON NË FILMIN E RI CALVARY (08.10.2014)
BEYONCE NDEROHET ME ÇMIM NGA MTV (08.09.2014)
RADCLIFFE PAS HARRY POTTER - I KTHEHET 'REALITETIT' (08.06.2014)
MINORITETET S'PËRFAQËSOHEN SA DUHET NË FILMAT E HOLLYWOODIT (08.06.2014)
'GUARDIAN OF GALAXY' - MË I PËLQYERI NË BOTË (08.05.2014)
FORBES - BULLOCK MË E PAGUARA (08.04.2014)
VDIQ 'MAESTRO I ROKUT' DICK WAGNER (08.03.2014)
JAMIE FOXX FITON ROLIN E BOKSIERIT TYSON NË FILMIN E RI (07.31.2014)
CLAPTON NDERON JJ CALE ME ALBUM DHE DOKUMENTAR (07.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]