VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FOTOT E FUNDIT TË ROBIN WILLIAMS - SHKREPUR 24 ORË PARA VDEKJES

E Premte, 08.15.2014, 08:17pm (GMT1)



Voal-online.ch - Fytyrën më të rrënuar se rëndom, shikimin melankolik, flokët, mustaqet dhe mjekra gri. Janë fotot e fundit të Robin Williams, shkrepur para se aktori t'ia merrte vetes jetën duke u hedhur në litar në shtëpinë e tij në Tiburon, Kaliforni.

Fotot, publikuar nga mediat amerikane, janë realizuar të shtunën e shkuar, me rastin e një pritjeje në galerinë e arteve pranë shtëpisë së akorit, në gjiun e San Franciscos. Williams, t-shirt e pantallona të zes, është i shoqëruar nga gruaja, Susan Schneider, që ka treguar se Robin vuante nga shenjat e para të sëmndjes së Parkinsonit. Aktori duket shumë i dobësuar dhe në siklet, ndonëse i rrethuar nga te ftuarit e tjerëi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.