VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NEW YORK, VENDIMI GJYQËSOR - SHAKIRA KOPJOI KËNGËN E KRIJUESIT DOMINIKAN

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
NEW YORK, VENDIMI GJYQËSOR - SHAKIRA KOPJOI KËNGËN E KRIJUESIT DOMINIKAN

E Enjte, 08.21.2014, 08:13am (GMT+1)



Voal-online - NEW YORK (Reuters) - Një gjyqtar federal doli në përfundimin se një këngë hit e vitit 2010 e pop stares kolumbiane Shakira është kopje e krijimit të një këngëshkruesi dominikan.

Alvin Hellerstein i gjykatës federale në Manhatan tha mbrëmë se albumi single në spanjisht i Shakiras "Loca" shkel të drejtat e autorit të këngës së Ramon Arias Vasquez, i cili krijoi "Loca con su Tiguere" në fund të viteve 1990.

Hellerstein hodhi poshtë akuzën se versioni anglisht i Shakiras i shkelte këto të drejta, duke thënë se mungonin faktet.

Vendimi është një fitore për paditësin, Mayimba Music, i cili mbron të drejtat e veprës së Arias dhe i cili paditi Sony Corp of America dhe disa njësi të tjera të kompanisë Sony më 2012.

Shakira kryesoi Latin Billboard me "Loca" duke shitur më se pesë milionë kopje të singles në mbarë botën.

Hellerstein tha se kënga single e Shakiras bazohej në këngën e vitit 2007 të raperit dominikan Eduard Edwin Bello Pou, i njohur më mirë si El Cata, i cili gjithashtu kopjoi këngën e Arias dhe u shpërnda po nga kompania Sony.

Vendimi tha se kënga e Ariass dhe kopjimet vijuese sillen rreth një trekëndëshi dashurie ku këngëtarët janë të varfër dhe paditësit janë të pasur, një temë e shprehur në titullin e këngës së Arias. Versioni i Shakiras përdor fjalën "tigre" (tiger) në vend të "tiguere" që është zhargon dominikan, por Hellerstein tha se kuptimi ishte i njëjtë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEBBIE REYNOLDS NDEROHET ME ÇMIM PËR ARRITJET JETËSORE (08.19.2014)
FORBES - GISELE BUNDCHEN ËSHTË MODELJA MË E PAGUAR NË BOTË (08.19.2014)
FOTOT E FUNDIT TË ROBIN WILLIAMS - SHKREPUR 24 ORË PARA VDEKJES (08.15.2014)
U NDA NGA JETA AKTORJA LEGJENDARE LAUREN BACALL (08.15.2014)
SHUHET AKTORI ROBIN WILLIAMS (08.12.2014)
BRENDAN GLEESON NË FILMIN E RI CALVARY (08.10.2014)
BEYONCE NDEROHET ME ÇMIM NGA MTV (08.09.2014)
RADCLIFFE PAS HARRY POTTER - I KTHEHET 'REALITETIT' (08.06.2014)
MINORITETET S'PËRFAQËSOHEN SA DUHET NË FILMAT E HOLLYWOODIT (08.06.2014)
'GUARDIAN OF GALAXY' - MË I PËLQYERI NË BOTË (08.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]