VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NEW YORK, VENDIMI GJYQËSOR - SHAKIRA KOPJOI KËNGËN E KRIJUESIT DOMINIKAN

E Enjte, 08.21.2014, 08:13am (GMT1)



Voal-online - NEW YORK (Reuters) - Një gjyqtar federal doli në përfundimin se një këngë hit e vitit 2010 e pop stares kolumbiane Shakira është kopje e krijimit të një këngëshkruesi dominikan.

Alvin Hellerstein i gjykatës federale në Manhatan tha mbrëmë se albumi single në spanjisht i Shakiras "Loca" shkel të drejtat e autorit të këngës së Ramon Arias Vasquez, i cili krijoi "Loca con su Tiguere" në fund të viteve 1990.

Hellerstein hodhi poshtë akuzën se versioni anglisht i Shakiras i shkelte këto të drejta, duke thënë se mungonin faktet.

Vendimi është një fitore për paditësin, Mayimba Music, i cili mbron të drejtat e veprës së Arias dhe i cili paditi Sony Corp of America dhe disa njësi të tjera të kompanisë Sony më 2012.

Shakira kryesoi Latin Billboard me "Loca" duke shitur më se pesë milionë kopje të singles në mbarë botën.

Hellerstein tha se kënga single e Shakiras bazohej në këngën e vitit 2007 të raperit dominikan Eduard Edwin Bello Pou, i njohur më mirë si El Cata, i cili gjithashtu kopjoi këngën e Arias dhe u shpërnda po nga kompania Sony.

Vendimi tha se kënga e Ariass dhe kopjimet vijuese sillen rreth një trekëndëshi dashurie ku këngëtarët janë të varfër dhe paditësit janë të pasur, një temë e shprehur në titullin e këngës së Arias. Versioni i Shakiras përdor fjalën "tigre" (tiger) në vend të "tiguere" që është zhargon dominikan, por Hellerstein tha se kuptimi ishte i njëjtë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.