VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRAD PITT ENDE E DASHURON JENNIFER ANISTONIN

E Premte, 08.22.2014, 05:20pm (GMT1)


Voal-online.ch - "Brad Pitt nuk e do më Angelina Jolien dhe është me të vetëm për hir të gjashtë fëmijëve të tyre." Kështu ka deklaruar Ron Bard, sipas të cilit - njofton Daily Mail - divi është ende i dashuruar me ish gruan e tij Jennifer Aniston.

"Brad është tipi i njeriut që gjen lumturinë në shpirtin e tij - ka deklaruar Bard -. Mendoj se Angelina e ka ngujuar, por atij nuk i bën përshtypje, sepse i do më shumë fëmijët se marrëdhënien me të. Nëse je një superstar dhe bota të kritikon për vite të tëra pse ke ndarë një si Jennifer Aniston, tani çfarë do të bësh: i lë gjashtë fëmijët? Je i bllokuar."

Ron Bard thotë prandaj se Brad Pitt do të bëjë fëmijë të tjerë me Angelina Jolien: "mendoj se do të arrijnë në kuotën nëntë". Deklaratat e tij janë vënë pjesërisht në dyshim nga shtypi anglez, sipas të cilit Bard i është prezantuar Pittit në vitin 2004 nga ish gruaja dhe Jolie i kishte kërkuar kohët e fundit të shoqit ta pushojë nga puna në vijim të disa këshillave financiare të konsideruara të gabuara.ansa
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.