VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VDIQ AKTORI DHE REGJISORI RICHAR ATTENBOROUGH

E Hënë, 08.25.2014, 08:45am (GMT1)


Aktori dhe regjisori britanik, Richard Attenborough, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Djali i tij, Michael, i ka thënë se BBC-së se Attenborough ka vdekur më 24 gusht.

Në një karrierë që përfshinë gjashtë dekada, ai është paraqitur në filma si "Brighton Rock", "The Great Escape" dhe "Jurassic Park".

Si regjisor, suksesi më i madh i Attenborough ka qenë filmi "Gandhi", me të cilin ai ka fituar tetë Oskar.

BBC raporton se Attenborough ka qenë duke jetuar në një shtëpi pleqsh me bashkëshorten e tij që disa vjet.

Ai ka qenë duke lëvizur me karrocë që gjashtë vjet.

Kryeministri britanik, David Cameron e ka publikuar një deklaratë duke e quajtur Attenborough si "një nga të mëdhenjt e kinemasë".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.