VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RITA ORA NË MTV - VETËM THONJTË I KUSHTONIN 56 MIJË DOLLARË!

E Martë, 08.26.2014, 05:56pm (GMT1)



ANGLI - Në mbrëmjen e MTV VMAs, megjithëse u komentua shumë veshja e saj, pjesa më e shtrenjtë e Rita Orës ishin thonjtë e saj.

Mediat në Britaninë e Madhe, shkruajnë se këngëtarja 23 vjeçe, ka shpenzuar 56 mijë dollarë për manikyrin e saj, duke zbukuruar thonjtë me gurë diamanti.

Uau çfarë ekzagjerimi! Mund të kishte bërë bamirësi, do ia dinin më shumë për nder, por ja që 23-vjeçarja nuk mendon kështu.

Nga ana tjetër, Rita po kalon një kohë të vështirë në jetën e saj private, pasi u nda nga i dashuri i saj, Calvin Harris.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.