VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KONFIRMOHEN KONTRATAT PËR 'INFERNO' ME TOM HANKS

E Mërkurë, 08.27.2014, 07:19pm (GMT1)


Sony Pictures dhe Imagine Entertainment e kanë konfirmuar se në muajin prill në Itali, fillon xhirimi i filmit "Inferno", mbështetur në librin me të njejtin titull të Dan Brown.

Studiot tashmë kanë nënshkruar marrëveshjet me aktorin kryesor, Tom Hanks i cili do e përseris rolin e Robert Langdon si profesori i simboleve të Harvardit.

Regjisori i këtij filmi do të jetë Ron Howard, ndërsa Brian Gazer do të jetë producent.

Në librin e fundit të Brown, Langdon zgjohet në një spital italian me memorien e humbur.

Ai bëhet bashkë me Sienna Brooks, doktoresha që i ndihmon të rikthej kujtesën dhe të ndalojë një të çmendur që të lëshoj një epidemi në të gjithë botën për të cilën është frymëzuar nga libri "˜Inferno" i Dante Aligerit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.