VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFI NDERON SOFIA LORENIN ME ÇMIM PËR ARRITJET JETËSORE

E Premte, 08.29.2014, 10:48am (GMT1)



Sophia Loren do të nderohet me çmimin për arrije jetësore në ceremoninë e përvitshme që organizohet nga Instituti Amerikan i Filmit (AFI).

AFI nderon njerëzit që kanë treguar sukses në industrinë e filmit dhe përkujton yjet që kanë korrur suksese në të kaluarën.

Aktorja Loren do të merr pjesë në ceremoni për të parë edhe filmin e saj klasik "Marriage Italian-Style" më 12 nëntor në Los Angeles dhe më pas do të ketë edhe një debat për karrierën e saj.

AFI Fest gjithashtu do të shfaqë edhe filmin e shkurtër "The Human Voice", i cili është realizuar nga djali i Lorenit, Edoardo Ponti.

Aktorja italiane fitoi çmimin "Oscar" në kategorinë Aktorja më e mirë për filmin "Two Women" që është realizuar në vitin 1962. Ajo u nderua me "Oscar" edhe për arritje jetësore në vitin 1991.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.