VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VDES KOMEDIANIA AMERIKANE JOAN RIVERS

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
HOLLYWOOD
 
VDES KOMEDIANIA AMERIKANE JOAN RIVERS

E Premte, 09.05.2014, 07:05am (GMT+1)

Komedianja veterane amerikane Joan Rivers, humori i së cilës i bëri të qeshin miliona amerikanë për 50 vjet me radhë, vdiq të enjten në moshën 81 vjeçare.

Rivers ishte shtruar në spital, pas një arresti kardiak që pati pësuar javën e kaluar në klinikën e mjekut të saj, gjatë një procedure rutinë.

Rivers ishte nga  Nju Jorku, ajo thonte se kishte dashur gjithmonë të bëhej aktore, por ajo e zbuloi talentin e saj  si komediane në klub nate, në një kohë kur ishte diçka e rrallë të ishe aktore komike.

Ajo mori famë në nivel kombëtar në vitet 1960, filloi të dalë në shfaqjet televizive "Tonight Show" dhe "Ed Sullivan Show".

Duke ju drejtuar publikut me frazën e saj të njohur "A mund të bisedojmë?" ajo i bënte të pranishmit të qeshnin me lot me skeçet e saj me personazhe, si një grua e pamartuar, një amvisë e pazonja dhe një grua pa tërheqje seksuale.

Rivers filloi të dilte rregullisht në varietetë dhe telekomeditë e ndryshme, duke treguar barcaleta me thashetheme për njerëz të të famshëm.

Ajo mundi të përballojë në jetën e saj edhe tragjedi në fund të viteve 1980, kur telekomedia e saj u anulua dhe kur i shoqi kreu vetëvrasje.

Në vitet e mëvonshme Rivers vazhdoi të interpretojë në klube nate dhe nëpër skena teatrale, si dhe si drejtuese e disa emisioneve televizive për modën.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARILYN MONROE - 60 VJET MË PARË ME FUSTANIN FLUTURUESNë filmin kult të Billy Wilder 'Kur gruaja është në pushime' (08.29.2014)
AFI NDERON SOFIA LORENIN ME ÇMIM PËR ARRITJET JETËSORE (08.29.2014)
KONFIRMOHEN KONTRATAT PËR 'INFERNO' ME TOM HANKS (08.27.2014)
KATE BUSH RIKTHEHET DHE KAP KREUN E KLASIFIKIMEVESonte në skenë në Londër pas 35 vitesh mungese (08.26.2014)
RITA ORA NË MTV - VETËM THONJTË I KUSHTONIN 56 MIJË DOLLARË! (08.26.2014)
U NDANË ÇMIMET EMMY - TRIUMFOI 'BREAKING BAD' (08.26.2014)
VDIQ AKTORI DHE REGJISORI RICHAR ATTENBOROUGH (08.25.2014)
LAETITIA CASTÀ LUAN PERSONAZHIN E SEGOLENE ROYAL (08.24.2014)
RITA ORA NË JURINË E THE VOICE, ZËVENDËSON KYLIE MINOGUEN (08.22.2014)
BRAD PITT ENDE E DASHURON JENNIFER ANISTONIN (08.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]